6.1 C
Berne
samedi 20/04/2024

Ka ndërruar jetë nëna e gazetarit të njohur në Gjenevë

Berne, 19 janar -Dje në orët e pasditës në Spitalin ‘Sheihk Zayed’ në Vushtrri ka ndërruar jetë Tevide Maliqi (84) nga Presheva, nëna e gazetarit të njohur ndërkombëtar në Gjenevë, Nefail Maliqit, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Ajo është varrosur sot me nderime të larta në Preshevë në praninë e fmiljarëve dhe qindra qytetarëve.

E ndjera ishte më shumë se një nënë, ishte nënë edhe e të tjerëve se shumë kush kishte ngrënë bukë nga duart e saj me vite të tëra.

Ishte një grua fisnike, bujare, humane! Ishte solidare, nuk e ndali dorën kurrë për të varfërit, jetimët dhe skamnorët! Ajo rriti dhe shkolloi katër djem e katër vajza me sakrifica të mëdha.

Falë këtij angazhimi dhe edukimi permanent ndaj fëmijëve Tevidja me bashkëshortin e saj po ashtu të ndjerë (Qemajl Maliqi) arritën t’i japin Preshevës, Kosovës dhe shqiptarisë një gazetar me renome ndërkombëtare i cili i kontribuoi procesit ndërkombëtarë në ballkan sidomos sensibilizimit të çështjes së Kosovës dhe asaj mbarëkombëtare në arenën ndërkombëtare.

Prandaj, Nana Tevide lirisht mund ta quajmë heroinë kombëtare për meritat e saj që i dha dhe i la kombit një gazetar me përmasa botërore.

Familja Maliqi nga Presheva falënderon kirurgun e njohur në Vushtrri Dr. Ekrem Sefiun dhe ekipin e tij mjekësor në Spitalin ‘Sheihk Zayed’ që bënë gjithëçka për nënën e tij, por nganjëherë për vazhdimin e jetës së dikujt, tjetër kush e ka n’dorë!

Telegrame ngushllimi për humbjen e nënes së tij kolegu ynë Maliqi ka marrur nga autoritetet e Luginës ashtu edhe nga Kosova, Shqipëria e diaspora.

Varrimi i së ndjerës u bë sot në vendlindje-Preshevë.

Edhe ne kolegët në emër të redaksisë, i dergojmë ngushëllimet tona të sinqerta kolegut Nefail Maliqit për bumbjen e nenës së tij.

 

Derniers articles

Sot nuk është më lajm gazete « u vra një palestinez », por «u vra një izraelit » ose « nuk u vra sot asnjë...

Gjenevë, 20 prill -Bilanc tragjik ne Palestinë: Mbi 40 mije njerëz janë vrarë, duke përfshirë ketu 14,500 fëmijë dhe mbi 10.000 gra që nga...

Shqiptari Skënder Salihi synon të bëhet kryetar i qytetit zviceran të Gjenevës

Shqiptari Skënder Salihi synon të bëhet kryetar i qytetit zviceran të Gjenevës Gjenevë, 13 mars –Shqiptaret nuk ndalen, po zë pozita të larta sikur Skënder...

Në Gjenevë u mbajt Forumi shqiptaro-zviceran. Referuesit: Eshtë koha që të hapet një bankë shqiptare në Zvicër

Gjenevë, 19 prill -Në Gjenevë sot eshte mbajtur Forumi zvicerano-shqiptar, u muarën pjese mbi 200 persona, kryesisht biznesmen dhe afaristë te suksesshëm si dhe...

Policia zvicerane arreston “bombarduesin”, adoleshenti nga Kosova dyshohet si bashkëpunëtor i ISIS-it

Bernë, 19 prill -Një adoleshent me prejardhje nga Kosova u arrestua para disa ditësh në Zvicër, konkretisht në qytetin e Schaffhausenit. Ai bashkë edhe...

11 vjet nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Bruksel, dokumenti me firmën e Hashim Thacit dhe Isa Mustafes përfshinë edhe themelimin e « Asociacionit serb »

Prishtnë, 19 prill -Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i...