Tri poezi nga Cerazela KONDI *, vargje keto te cilat se shpejti do te shofin drite ne librin e pare i cili eshte ne përgatitje e sipër..
Vetem ti e di
Dikur qe nje vajze qe urrente
veten e saj, sepse qe e verber.
Urrente gjithcka,pervec te dashurit
te saj,i cili ishte gjithmone
prane saj.
Vajza i kish premtuar qe nje dite nese
shikonte perseri,do te martoheshin.
Papritur vajzes ,dikush i dhuroi dy syte.
Dhe keshtu filloi te shikonte gjithcka
perfshire dhe te dashurin e saj.
I dashuri e pyeti…
Tani qe mundesh te shikosh gjith boten
do ta mbash fjalen? Do martohemi?
Vajza u tmerrua kur pa qe dhe i dashuri i saj ,qe i verber,dhe nuk pranoi te martohej.Djali iku me lot ne sy,dhe me vone,shume i lenduar dhe shume i merzitur,i shkruajti vajzes nje leter…
Te lutem
te kujdesesh,per syte e mi
e dashur!!
Keshtu ndryshon mendja e njeriut
kur gjendja reale,ndryshon.
Vetem pak mbajne ment si ishte jeta
me perpara,kush qe prane ne caste te veshtira,dhe kush do te jepte gjithcka
per njeriun e dashur!!
Vetem ti e di.

Ti perkedhelesh floket
Deri sa gjumi ta marre.
Sepse mendja e saj eshte
e mbushur me mendime
mos e bej per te qare.
Ti thuash cfare ndjen per te
sepse,ka pa siguri.
Beje te kete besim tek ty.
Ti kujtosh shume here
qe meriton shume.
Sepse harron,sa e vecante eshte.
Dhe kur buzeqesh
te shohesh syte e saj
te buzeqeshin dhe ata.
Sepse duket e forte,e pathyeshme
por brenda ne shpirt
ka dhimbje e vaj.
Ka nevoje per dike ,prane
Hallet e problemet,me te
ti qaje.
Ta duash dhe te kujdesesh
per te
me gjithe qenien tende
qe jeta e saj,kuptim te marre!!
* * *
Dua te jesh ketu…
Pa zhurme…
Mundesh?
Te me kujdesesh
ne netet e mija
ne trazimin e erresires time.
Dashuri te me japesh
thjesht,pa shperblim
me vertetesi.
Vetem te di qe je ketu.
Mundesh?
Vetem ti di
me heshtjen time ,te flasesh.
Copat e shpirtit tim
ti mbledhesh
dhe bashke me to,te humasesh.
Dhe mbrapa te mi kthesh.
Te mbuluara.
Me miresi.
Me kujdesje.
Me shprese.
Me dashuri.
Ashtu sic vetem ti di.
Shikoj syte e tua.
Dhe ndihem,e plotesuar.
Ke menyren tende,te jesh ketu
Dhe ndjehem,me ne fund…
E lumturuar!!
Ta duash…
* Cerazela Kondi, e cila sot jeton dhe vepron ne Athinë. Për te cilen nuk vlene thënia « larg syve, larg zemres ». Tek poetja e re eshtë e kunderta « larg syve afer zemres » dashuri kjo e cila verehet jo vetëm ne syte, por edhe në vargjet e saj për vendlindjen, atdheun, familjaret dhe miqtë. Cerazela, merret me poezi qe kur ishte studente. Ka të mbaruar Institutin e larte petagogjik Aleksander Xhuvani në Elbasan. Tash punon ne gastronomi ne Athine e cila pas punes ajo lexon libra, por edhe vazhdon të shkruan poezi qe se shpejti do te dalin ne drite ne librat e saj…
Pozite e Cerazela Kondit jane mjaft te lexueshme te puiblikuara ne mediat tona periodike dhe rrejtat sociale. Ajo se shpojti do te dal me librin e saj te pare e cial titullin e mabnn sekret. 
