20.8 C
Berne
dimanche 26/05/2024

Ju prezentojmë poetin e ri nga Lugina në Zvicër. Bajrush Azizi vjen me katër poezi, shkëputur nga libri i parë në përgatitje

Bajrush Azizi eshte nga Lugina e Preshevës, babai i nje djlai dhe dy vajzave tashme te njohura ne Zvicer si shembull integrimi dhe suksesi (Kaltrine – kolonele, Albanes – këngëtare dhe Erblin Azizi – ing.Ekonomie) eshtë poet i ri ne diasporën shqiptare i cili merret me shkrime qe kur ishte nenxnës dhe studnet. Ai tashme eshte ne perfundim e siper te botimit te librit të parë me poezi kushtuar vendlindjes, familjes, heronjve tanë, miqve, natyres, dashurisë etj…

Bajrush Azii, si shume bashkevendas eshte detyruar ta braktis vendlindjen per shume arsye, pothuaj qe 4 dekada. Me perkushtim ka punuar dhe krijjuar familjen ketu.

«Por shpirtin dhe mendjen e kisha perher ne atdhe. Sa i perket poezis kam filluar te shkruaj qe ne rini. Por kurre spata rastin per ti botuar. Tani pas shume vitesh me lindi ideja qe te filloj te shkruaj sërish me shprse qe nje dite t’i perbledhe ne nje liber me poezi te cilin veq e kam gati, te perfudnime  sipër… » ka thëne z.Azizi për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch te cilet po ia botojme për fillim ca poezi:

 

NJË NATË ME HËNËN
Isha ulur aty, pranë kopshtit tim
I përhumbur rashë në mendime
Vështroja yjet i mahnitur,papritur
fola me hënën time
Yjet në çast i pagëzova ,hënë
Po po i vura emrin tënd
Hëna kish dalë bukur , ish
pesëmbëdhjetshe
Bukuria e saj,të dashuruarit lë pa mend
Atë natë të bukur, hëna më mahniti
Rreth saj seç mu duk një unazë me
ngjyrë blu
Atë çast shkova larg,larg ty të kujtova
Ajo ngjyra e hënës, kishte sytë e tu
Desha për një çast, hënën që ta pyes
Më ndaloi vështrimi, si të thosh e di
Dëshira e çastit ish , të bëhesha rreze
hëne
Asaj dhomës tënde, rreze ti lëshoja
Të shikoja ty , plot me dashuri
Më beso , dashuria ime
Dua të përqafoj , ashtu pa zgjuar fare
Si hëna lehtë , do vi të ledhatoj
Pastaj do qëndroj pa zhurmë ne dritare
Më beso , dashuria ime
Kur shoh hënën, ty shumë të kujtoj
Hëna ndërron vend , shkon çdo kënd
të globit
E unë veç me ty me askend jo stë
ndërroj
Kështu kaloi koha , pranë kopshtit tim
Shoqëri më bëri, hëna lozonjare
Unë flas me hënën , ajo flet me mua
Të dy rrinim çetë., shikonim në
dritare
EJA ME PRANVERËN
Eja mos u vono
kaluan muaj e vite,që të kam
mbyllur në mendjen time , eja
mere dashurin me vete, meri
meri dhe kujtimet ,
mere gotën ku pinim ujë ,atë
gotën e vjetër se aty ka shumë
kujtime
Eja
eja me pranverën , mos u vono
por të lutem , mere dhe një deg
nga ato boronicat e egra , të
kujtohet në pranver kur shetisnim
fushave të gjelbëruara , kishin çelur
për bukuri
aromën e tyre nuhatja gjithandej
Eja
eja mos u vono
eja me pranverën , të betohem
se do kujdesem per atë degë
do e fusë në vazo , do e ruaj
me përkushtim
dhe nga ai vend dua ta kemë
një kujtim eja…
TË PRES !…
Unë jam këtu,ty po të pres
Pritja e gjatë,për ty smë lodh
Unë jam këtu, e po të pres
Edhe pse ndoshta, ndoshta sështë
kohë
Unë po të pres, në shtëpin e vjetër
E di që ti,do vish e di do vish
patjetër
E në tra të vjetër, do kem var xhaketën
Do të pres aty, athua do të vish ??
Ku në qoshe, do ketë të vetmin dyshek
Nga dollapi vjetër, do tërheq jorganin
E të dy do kemi, të vetmin jastek
Eja se të pres , në shtëpin e vjetër
Oxhakun do mbajë ndezur ,se shpresën
e kam
Shtëpia e vjetër, ngrohet veq nga njerëzit
Nga njerëzit që duhen e dashuri kanë
E LIRË APO….
Ke një pamje fantastike
Je e bukur,sa ska më
Kur të shoh çmemdem
pas teje
Je si princesh,përrallore
Je një grua e butë e sharmante
Sa herë pamja jote,më hipnotizon
Kur ecën dhe flet, mua më qetëson
Mua kur më shikon,tërë trupi me dridhet
E fjalë nga goja,para teje spo mund të
nxjerr

Derniers articles