Bernë, 14 mars -Skenderbeu « serb », Nëne Tereze here « maqedone » e here « indiane »..Ferid Murati « nuk ehste shqiptare »..ose shefja, motori e Intelegjences Artificiale (AI) ne SHBA qenka « indiane ».. Kjo eshte mire qe te huajt na lakmojne, madje ata shkojne edhe me larg, nuk e pranojnë, madje perpiqen qe permes spekulumive te propagandojne sikur mediat serbe apo sllave, se gjoja ajo, ai apo ky « personalitet eshte i yni ».
Siq permendem me lartë kemi disa rasti, sikur ai për Skenderbeut, me Nene Terezen, Ferid Muratin..dhe tash se fundit me Mira Muratin, te gjitha keta personaliteve qe i kontribouan clirimit te ballkanit, që i ndihmuan dhe po ndihmojne paqes dhe avancimit te teknologjise moderne, jane shqiptarë « fatkeqësisht » për dezinformuesit e fatmiresisht për shqiptare qe jan krenar me zbuimet, veprat e tyre!, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Per shqiptaren Mira Murati ka shkruar edhe revista prestigjoze ameriken (Times) por edhe ato zvicerane
Por, sikur media serbe, sllave tash se fundit edhe mediat indiane përiqet qe disa nga keta emra t’i pervesojne per vete gjoja jane me ogjine serbe, maqdonase, indian e apo sllave?! Qesharake apo jo?!Keshtu diteve te fundit mediat indiane kane disa dita qe (gabimisht) e paraqesin me origjine indiane shqiptaro-amerikanen Mira Murati, CTO (numri 2) i kompanise OpenAi qe ka krijuar ChatGPT, produktin me sensacional dhe me te adhuruar sot ne boten e teknologjise se informacionit. shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Në vitin 2018 ajo përfundoi në kompaninë amerikane të teknologjisë OpenAI, nga e cila Elon Musk (51) ishte një nga anëtarët themelues.
Ajo eshte e lindur dhe e rritur në Shqipëri, ajo është një grua që ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e teknologjisë AI. Aktualisht, ajo është Shefi i Teknologjisë (CTO) në OpenAI, një nga institutet kryesore kërkimore në botë të AI. Murati është truri që qëndron pas zhvillimit të ChatGPT, një model i gjuhës së AI që ka revolucionarizuar mënyrën se si ndërveprojmë me makinat.
Per shqiptaren Mira Murati ka shkruar edhe mediat boteroe ameriken (Times) por edhe ato zvicerane. « Në një farë mënyre, Mira Murati mund të diskutojë drejtpërdrejt për rreziqet e AI, ndërsa ju bën të ndiheni sikur gjithçka do të jetë në rregull. Murati është shefi i teknologjisë në OpenAI, duke udhëhequr ekipet pas DALL-E.. » ka shkruar se fundit revista e njohur amerikane Times transmeton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Murati ka folur për rvisten amerikane Time, sipas se ciles « nga sfidat më të mëdha të ChatGPT është se modeli i bisedës mund të shpikte gjërat në atë mënyrë që softueri të mund të pretendonte me besim se ajo që u shpik ishte një fakt. »
Po kush eshte Mira Murati që zhvilloi ChatGPT sort shefe e Intelegjences Artificiale (AI) ?
Të gjithë po flasin për ChatGPT, të zhvilluar nga OpenAI. Por kush është truri pas zhvillimit të ChatGPT? Nga mediat amerikane gazeta zvicerane ne shqip ka mesuar se ajo eshte nje shqiptare me emrin Mira Murati.
Ky është një mjet kaq i mrekullueshëm që ka ndihmuar për ta bërë AI më të suksesshme për një audiencë më të gjerë dhe ka hapur mundësi të reja për përdorimin e AI në komunikim. Si rezultat, ajo ka tërhequr vëmendjen dhe imagjinatën e njerëzve nga fusha dhe industri të ndryshme të cilët janë të ngazëllyer për potencialin e AI për të revolucionarizuar mënyrën se si jetojmë dhe punojmë.Mira Murati është një emër që po fiton njohje në botën e inteligjencës artificiale (AI).
Prandaj ajo u zhvendos në SHBA, ku studioi inxhinieri në Kolegjin Dartmouth (New Hampshire) dhe më pas punoi në industrinë e teknologjisë për disa vjet. Kjo përfshinte një qëndrim në Tesla, ku ajo filloi të thellohej në aplikimet e inteligjencës artificiale, veçanërisht përmes teknologjive të makinave vetë-drejtuese.
Mira Murati ka dhënë një kontribut kyç në zhvillimin e chatbot-it dhe është optimist për këtë zhvillim. Pavarësisht kësaj – ose ndoshta pikërisht për shkak të kësaj – ajo bën rregullisht fushatë për rregullimin e AI.