20.8 C
Berne
dimanche 26/05/2024

Izraeli: Do përgjigjemi ndaj çdo shteti që lejon kalimin e dronëve nga Irani

Irani ka nisur mbrëmjen e të shtunës një sulm hakmarrës ndaj Izraelit duke lëshuar mbi 500 dronë kamikazë, të cilët raportohet se do të duan disa orë që të arrijnë në Izrael.- Advertisement –

Situata po zhvillohet me shpejtësi, me qeveritë në të gjithë Lindjen e Mesme të cilat po marrin masa në lidhje me sulmin.

Jordania, Libani dhe Iraku, tre shtete të vendosura në rrugën e mundshme të fluturimit të dronëve, kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore.

Irani dhe Izraeli gjithashtu kanë mbyllur hapësirat ajrore për të gjithë, përveç avionëve ushtarakë.

Ministra e Mbrojtjes së Izraelit bëri një deklaratë të fortë, ku tha se shtetet që do të lejojnë kalimin e dronëve kamikazë do të marrin përgjigje të fortë nga izraeli.

“Çdo vend që hap hapësirën ajrore apo territorin e tij për Izraelin për të sulmuar Iranin, do të marrë një përgjigje të fortë nga ne”, tha zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit.

Zyrtarët amerikanë parashikojnë që Irani të lëshojë deri në 500 dronë dhe raketa nga Irani, Iraku, Siria, Libani dhe Jemeni. Kjo është pjesë e “Operacionit “Premtimi i Vërtetë” i Iranit si një përgjigje ndaj bombardimit të Izraelit ndaj ambasadës iraniane në Siri, duke vrarë shumë oficerë të IRGC. /SYRI

Derniers articles