7.7 C
Berne
jeudi 25/04/2024

Ish-presidenti i Kosoves i pergjigjet Krajes: Keni devijuar zoteri flitini me gjuhen e serbeve kunder shtetit qe u fitua dhe u lobua me sakrifica.E turpshme!

Idh-presidentini Republikes se Kosoves z. Behgjet Pacolli, Kryetari i Aleancës Kosova e Re, ka reaguar ndaj opinionit të kryetarit të Akademisë së Shkencave të Kosovës, Mehmat Kraja, i cili ka shkruar se « njohjet e Kosovës janë bërë në mënyrë korruptive andaj janë tërhequr nga Serbia », njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Lidhur me këtë, Pacollil i ka reaguar Krajës duke i thënë njerëz si ai kanë qenë në anën e gabuar të historisë dhe sipas Pacollit mbeten të tillë edhe sot.

“Njerëz si ju zotni Kryetar i Akademisë, kanë qenë në anën e gabuar të historisë. Ata mbeten të tillë edhe sot fatkeqësisht. E turpshme!”, ka shkruar ndër të tjera në reagimin e tij, Behgjet Pacolli.

Pacolli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se studimi i Krajës lë shumë për të dëshiruar.

““Studimi juaj”, Zotni Kraja, lë shumë pyetje hapur sepse nuk përputhet me realitetin. Është për t’u mërzitur sepse ju flisni pikërisht me narrativën e Beogradit dhe zyrtarëve shtetërorë atje. Njohjet e Kosovës që kanë ardhur bazohen në lobim të mirëfilltë dhe të mirëkoordinuar me partnerët ton duke paraqitur të vërtetën dhe të drejtën tonë si shtet.

Prandaj kur thoni se “njohjet qe kanë ardhur me mënyra korruptive ato janë terhequr nga Serbia” Ju zotni Kraja, mos të them se po gënjeni, ju po i shtrembëroni gjërat”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli.

 

Derniers articles

Zvicër, një ushtari vdes nga një plumb në kokë

Bernë, 25 prill -Një ushtar vdiq pasi u godit aksidentalisht me armë zjarri të martën në mëngjes rreth orës 9 të mëngjesit gjatë një...

Takimi në selinë e OKB/ Guterres i përsërit kërkesën Vuçiçit: Dorëzo terroristët e Banjskës!

Berne, 24 prill -Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u takua sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç , në New York. Ata diskutuan...

Maqedonia e Veriut, sot mban zgjedhjet presidenciale

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale që mbahen sot kanë gjithsej 1.814.317 votues. Deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të...

Shefja e Policise Federale (FEDPOL) Nicoletta della Valle jep dorëheqjen

Drejtoresha e Policise Federale te Zvicres në biesde me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi Bernë, 24 prill -Drejtoresha e Fedpol,...

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 22 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...