2.2 C
Berne
jeudi 28/03/2024

Ish-presidenti i Kosoves Behgjet Pacolli nderohet nga Shqiperia me « Çelesin e Tiranes »

Tirane, 2 qershor (Brunilda Cami)-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot ish-presidentin shqiptar, njeheresh kryetarin e AKR-se Behgjet Pacollin. Në ker ceremoni festive mori pjese edhe Zv. Kryeministri dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave Arben Ahmetaj, Selim Pacolli si dhe autoritete tjera shqiptare nga bashkia dhe qeveritare si dhe mysafire e gazetare vendor dhe nga Kosova, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Sot ne Tirane kryebashkiaku Erion Velijaj ma dorëzoi « Çelsin e Tiranës » ne bazë të vendimit te këshillit bashkiak, në shenjë mirenjohjeje për kontributet në sferën socio-ekonomike dhe humanitare.

“Është një kënaqësi e madhe të mirëpres në Bashkinë e Tiranës mikun tim, vëllain tim, humanistin, ish-presidentin dhe kryetarin e AKR-se z.Behgjet Pacollin ne shtepine tone, ne shtepine e tij ne Tirane.

«Vërtet është ditë pushimi, po s’ka pushim kur je kryetar komune. Më vjen mirë që këtë ditë pushimi e kemi një vizitë zyrtare te biznesmenit dhe humanistit tone me zemer te madhe z. Pacolli i cili na u gjend afer ne kohe me te veshtira te popullit tone. Te kujtojme termetin e fundit i cili na u afrua me kontributin e tij per qytetaret tane…” u shpreh njeriu numer nje i kryeqytetit- Tiranes z.Erion Velijaj.

Veliaj me kete rast nderoi z.Pacolli duke i dhuruar “Çelësin e Tiranës.”

“Kemi një traditë në këtë qytet, për ata që i konsiderojmë miq specialë, njerëz të shtëpisë, dhe siç bën me çdo vëlla, apo motër që e ke të familjes, gjithmonë ia jep një çelës per t’i treguar se dera është gjithmonë e hapur, je si në shtëpinë tënde. Në emër të qytetit të Tiranës, në emër të Këshillit Bashkiak, në emër të të gjithë qytetarëve te kryeqytetit tone, dua të ta dhuroj këtë çelës të qytetit të Tiranës, në shenjë rrespekti per rolin dhe kontributin e tij madhore, të një dere të hapur gjithmone z.Pacollit..” deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

“Vëlla, faleminderit shumë per humanizmin dhe kontributin tuaj qe na u gjende afer cdo here ne kohe te vrshtira! E shoh këtë çelës jo vetëm si Çelësin e Tiranës, të qytetit, por një çelës i shumë dyerve që mund t’i hapim ne së bashku ne te ardhmen..” tha Velijaj

“Jam i nderuar dhe shumë i respektuar, sidomos nga Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe gjithë përfaqësuesit politik të bashkisë. Në jetën time mundohem gjithmonê të ngris lart vlerat njerzore te seicilit dhe kombit. Andaj me të vërtetë sot u ndjeva i emocionuar…” ka thene z.Pacolli pasi mori Çelesin e Tiranes” nga kryebashkiaku Erion Velijaj, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Zv/Kryeministri Arben Ahmetaj tha se pas tërmetit të 2019, Behxhet Pacolli erdhi në Tiranë dhe vendosi të kontribuojë në Thumanë vetëm se ia kërkoi shqiptaria.

Behgjet Pacolli falenderoi kryebashkiakun Veliaj për vlerësimin dhe u shpreh se do të vijojë të mbështesë projekte me rëndësi për kryeqytetin dhe qytetarët shqiptarë.

 

Do perkujtuar se biznesmeni i njihur shqiotar me renome nderkombetare z.Behgjet Pacolli, është investitori për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës në Shqipëri qe kam nje shume prej 260 milion eurosh

Derniers articles

Liberalizimi i vizave / Shkuan tre muaj, mijëra kosovarë po kthehen në vendlindje. Falemnderit mirgimtarë për mikëpritje!

Bernë, 28 mars - Liberalizimi i vizave për Kosoven nga janari i ketij viti kishte gezuar shume qytetarët kosvarë, te cilet patën rastin te...

Ekspertja e OKB-së: Izraeli kreu gjenocid në Gaza dhe jam kërcënuar për raportin!

Gjenevë/UN, 27 mars -Një eksperte e Kombeve të Bashkuara e cila publikoi një raport që thoshte se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza gjatë...

Kosova Kalon / Një lajm i mire nga Strasbourgu rreth Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës

Strasbourg, 27 mars -Sapo është miratuar opinioni i raportueses Bakoyannis në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës. Ky opinion rekomandon anëtarësimin...

Serbët 27 marsin e bëjnë 1 prill: “Vuçiç ka vdekur”, policia në Beograd nis hetimet pas njoftimit

Bernë, 27 mars -Presidneti serb Aleksander Vucic ështe kercnuar sot me "Njoftimin" për vdekjes e tij, që ehste postuar në rr ejte sociale. Duket...

Ndryshime të skajshme të motit në Zvicër/ Nga kohë vere bëhet dimër, bora mbulon vendin

Lugano, 27 mars -Ne disa rajone te Zvicrës ende nuk mund te thuhet se jemi në Pranverë as ne prag të verës. Edhe pse...