0.3 C
Berne
vendredi 27/11/2020

Shqiptaret mobilizohen: Ish-presidenti i Kosovës, “zvicerani” Behgjet Pacolli fton Tiranën dhe Prishtinën reagim urgjent kundër raportit të Dick Marty!

Prishtinë, 19 Nëntor –Më 26 janar 2011, raporti Marty për Kosovën u miratua në Strasburg Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi në Strasburg raportin e Këshilltarit të Shteteve të Ticines Dick Marty, duke denoncuar trafikimin e organeve të të burgosurve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK) në Shqipëri në vitet 1990. Parlamentarët e KE miratuan një rezolutë në përputhje me raportin me 169 vota kundër 8 kundërshtimeve dhe 14 abstenimeve. Ndryshimet, të paraqitura nga përfaqësuesit e Shqipërisë dhe një deputet maqedonas, u refuzuan, shkruan gazeta në gjuhën shqipe në Zvicër “Le Canton27.ch”.
Marty në raportin e tij kërkoi “një hetim serioz” nga autoritetet shqiptare dhe kosovare. Në dokumentin e tij prej 27 faqesh, Dick Marty implikon “Grupin e Drenicës” dhe udhëheqësin e tyre Hashim Thaçi.
Sikur Prishtina dhe Tirana ka vite flasin,  per raportin e Dick Martit, bile qe nga vitit 2012 ishte ndermarrur nje fap i tille pos asgje nuk kane  berë dhe gjta tpo mbeten permtime dhe fjalë. Madje edhe vet ish-presdenti i kosovar Hashim Thaci nuk kishte bere dicka konkrete ne kete drejtim edhe pse disa here ishte deklaruar nje gje tille ne mediat e tij në Prishtinë.
Në një intervista me gazetarin e njohur Nefail Maliqi në Gjenevë, transmetrura nga gjitha tv dhe mediat shqiptare ne Tirane dhe Prishtinë, ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës znj.Carla del Ponte ka deklaruar se “unë nuk kam përmendur në librin tim Hashim Thaçin dhe nuk implikoj atë në trafik organesh. Nëse ka përmendur dikush, emrin e Hashim Thaçit, ai është Dick Marty. Për mua zoti Thaçi s’ka të bëjë asgjë me ketë aferë…”
Kete ceshtje te raportit te Dick Marty e ka riaktivizuar se fundit pas shkuarjes ne Hage te Thacit dhe tre te tjerëve te akuzuar per krime gjate dhe pas lufte ne Kosovë.  
Ish-presidenti i Kosoves Behxhet Pacollit i cili i derguar nje leter shefit te qeverise shqiiptare Edi Rames nga i cili kerkon të ndermeret nje lufte informative te gjerë kombëtare për të “kundërshtuar në mënyrë diplomatike raportin Dick Marty dhe së bashku Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë të udhëheqin një fushatë informuese dhe diplomatike rreth mosndëshkueshmërisë së thellë të krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë..” shkruan gazeta zvicerane ne gjuhen shqipe “Le Canton27.ch”
Pacolli: Kam kerkuar nga Rama për të kundërshtuar në mënyrë diplomatike raportin Dick Martyt
 
“Nëpërmjet një letre, i kam kërkuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të drejtojë një përpjekje të gjerë kombëtare për të kundërshtuar në mënyrë diplomatike raportin Dick Marty dhe së bashku Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë të udhëheqin një fushatë informuese dhe diplomatike rreth mosndëshkueshmërisë së thellë të krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë…” thuhet ne fillim te letres se Pacollit publikuar ne fb e tij.
“Dick Marty ishte rezultat i një dezinformimi dhe fushate politike të sponsorizuar nga Rusia dhe Serbia për të sulmuar pavarësinë e Kosovës dhe UÇK-në. Aktakuza kundër Presidentit Thaçi dhe të tjerëve nuk kishte përfshirë ndonjë pjesë nga raporti i Dick Marty, kështu që ky raport përmes një institucioni gjyqësor është hedhur poshtë dhe kjo tregon se raporti ka qenë vetëm një mjet politik nga Rusia dhe Serbia për të sulmuar Kosovën.
Kjo kërkon një sfidim nga brenda Këshillit të Evropës (aty ku Shqipëria është anëtare) nga ku ka dal raporti i Dick Martyt. Na duhen veprime diplomatike të drejtuara nga Shqipëria, që do të kundërshtonin raportin e trilluar të Dick Marty në Këshillin e Evropës, por gjithashtu do të adresonin kërkesat për hetimin e krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë, më e rëndësishmja fshehja e trupave të personave të zhdukur.
Kombi ynë, historia jonë dhe lufta jonë për çlirim dhe pavarësi është nën sulm. Së bashku dhe të unifikuar duhet të përgjigjemi.  Ne nuk mund të pranojmë që një Gjykatë e krijuar nga Kuvendi i Kosovës të ofroj amnisti krimeve të luftës qê Serbia ka kryer në Kosovë dhe për të ndryshuar rrëfimin historik të vendit tonë sipas gjuhês e mendësisë së prokurorëve serbë.
Ne kemi krijuar institucionet që duhet të merren me drejtësinë, por drejtësia në Hagë po tradhton popullin e Kosovës, po përpiqet të japë amnistinë e krimeve serbe të luftës në Kosovë dhe po ndryshon pozicionin e viktimës me agresor…” Thuhet ne fund t eletres se ish-presidneti kosovar Behxhet Pacollit te cilen e ka perfunduar me fjalët: Ne nuk mund ta tolerojmë këtë! Ne duhet të veprojmë!

Derniers articles

Zvicra, gjate 24h te fundit  4,509 raste te infektuar me 79 vdekje nga koronavirusi

Sipas raportit të OFSP gjatë 24 orëve të fundit, 198 pacientë të tjerë janë shtruar gjithashtu në spital. Zvicra ka 4,509 raste shtesë të...

Presidentja e Kosovës shkarkon djalin e Haxhi Shalës dhe tre konsuj të tjerë te emëruar nga Thaci para se të arrestohet

Presidentja, Vjosa Osmani-Sadriu ka shfuqizuar katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë. Media mëson se konsujt që iu janë shfuqizuar dekretet janë:...

Vdes Diego Armando Maradona, legjenda e futbollit në botë

Lamtumirë Diego. Do të jesh i përjetshëm në çdo zemër të planetit të futbollit”, ka shkruar Federata. Legjenda e futbollit botëror, Diego Maradona, ka vdekur në...

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden per sekretar të shtetit e ka nominuar Antony Blinkenin

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka nominuar Antony Blinkenin, diplomat me përvojë në dy administrata presidenciale, për të shërbyer si Sekretar Shteti. Nëse konfirmohet...

Zvicër, Krimi i tmerrshëm, u kap në aeroportin e Zurichüt me kokën e gjyshes në çantë, Fatmir T…

Fatmir T. , 21 vjeçari  është një i ri nga Maqedonia e Veriut, iI cili ishte arrestuar  në Aeroportin e Cyrihut për një krim...