0.4 C
Berne
vendredi 19/04/2024

Isa Mustafa, Skender Hyseni, Besian Mustafa a do te marshojne sot per « Drejtesi » me fotografite e te vrareve te LDK-së, themelues te kësaj partie ne krye me Rugovën

Per Isa Mustafen, Skender Hysenin e te gjithe anetaret e LDK-se qe sot do te marshojne per « Drejtesi », pres nga ju qe ne dore ta bartni ne dore fotografine e Fetah Rudit, i shtrire ne QKUK, dhe ne gjendje kome pas atentatit te bere ndaj tij, ku si pasoje e plumbave te shkrepur, tash e 22 vite ka mbetur i palevizshem, shrkuan gazetari Petrit Rudi, njëherit djali i njerit nga themeluesit e LDK-së i cili i kishte shpetuar nje atentati (i plagosur, sot ne karrocë) ne « Kosoven  e Lire » pas vitit 1999, shrkuan gazeta zvicerane ne shqip Le canton27.ch
Pres qe ta bartni fotografine e Beriane Mustafes e Besian Mustafes, qe vajtojne mbi kufomen e babait te vrare, Xhemail Mustafes
Shkruan: Petrit RUDI
Pres qe ta keni ne duar fotografine e Ahmet Krasniqit, ku shihet trupi i pajete ne Tirane.
Pres qe ta keni ne dore fotografine e Tahir Zemajt, ku shihet trupi i gjakosur nga plumbat.
Pres qe te gjithe ta keni nga nje fotografi te cdo pjesetari te LDK-se te vrare nga dora kriminale, e qe nuk jane pak por me shume se 100 anetare.
E kur me ne fund, nje Gjykate e Kosoves ka marr guximin qe t’i trajtoje, dhe per ne familjaret eshte edhe shprese per zbulimin e ketyre vrasjeve, sot marshohet per « Drejtesi ».
23 vite ne Kosove askush nuk e ka marr guximin qe t’i trajtoje vrasjet politike.
Pse 23 vite nuk protestuat e nuk kerkuat drejtesi per Ahmet Krasniqin, Enver Malokun, Xhemail Mustafen, Shaban Manajn, Haki Imerin, Komandant Drinin, Smajl Hajdarajn, Ismet Racin, Ismajl Berbatovcin, Besim Dajakun, Bekim Kastratin, Bardhyl Ajetin, Tahir, Enis e Hasan Zemajn, Sebahate Tolaj, Jusuf Haklajn, Ramiz Hoxhen, Selman Binishin, e shume anetare te tjere qe mbeten te vrare nga dora kriminale.
Pse nuk kerkuat drejtesi per Fetah Rudin, Sabri Hamitin, Agim Veliun, Gani Gecin, Adem Salihajn, e Ejup Visoken e shume te tjere, te cilet ishin cak i atentateve, por zoti deshti e i shpetoi.
E ne familjaret e viltimave politike, shpresonim qe kur Isa Mustafa erdhi kryeminister e Skender Hyseni Minister i Brendshem, do te zbardheshin vrasjet politike. Ahahaha. Sot me vjen per te qeshur, kur i shoh thirrjet e Isa Mustafes per mbrojtje te atyre, qe vet ai i akuzonte per vrasjet politike qe kane ndodhur.
Po thone « Liria ka emer ». Cfare emri pat Liria me tregon dikush? T’i shpetosh plumbave te armikut ne betejat e lavdishme te UÇK-se, te shkosh te bartesh armatim nga Shqiperia ne Kosove, e te mbetesh perjete ne karroce nga plumbat e shqiptareve, vetem pse je me Ibrahim Rugoven atehere kur erdhi Liria per te cilen sakrifikuan me vite e vite?
Te vritesh ne sy te femijeve vetem pse ishe me Ibrahim Rugoven e me LDK-ne.
Per kete Liri e keni fjalen? Mosni bre, aman mosni! Ne familjaret presim veç drejtesi, asgje me shume e as me pak. Drejtesia vonon, por nuk harron. Ajo vije nje dite, nese jo nga njeriu, atehere patjeter qe nga zoti.

Derniers articles

Policia zvicerane shpjegon pse po arreston këngëtarët serbë dhe shqiptare në disa klube të natës

Bernë, 18 prill -Policia zvicerane para nje jave arrestoi nje kengetare serbe, kurse sot disa këngëtarë shqiptarë. Ne mbfrmejen e policia kontrolloi gjithsej 13...

Amerika bllokon anëtarësimit të Palestinës në OKB. Zvicra neutrale, abstenoi

New York, 18 prill -Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën veton ndaj rezolutës së propozuar që do të kishte pranuar Palestinën në anëtarësimin e...

Këshilli i Sigurimit seancë për Kosovën në 22 prill, shefi i OKB-së: Serbia të dorëzojë terroristët e Banjskës

New York/UN,  18 prill -NEW YORK – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në raportin e publikuar këtë të enjte ka shprehur...

Kosova pjesë e operacionit Interflex në rekurtimin për luftë të mbi 34,000 ushtarëve ukrainas

Londër, 18 prill -Mbretëria e Bashkuar thotë se ka trajnuar “më shumë se 34,000” ushtarë ukrainas. Në një publikim në rrjetin social. Në mesin...

Prishtina zyrtare: Serbia dje ndaloi 1500 udhëtarë, prej të cilëve qindra sish ishin nga diaspora kosovare, duke shkuar apo duke u kthyer nga Zvicra...

Prishtinë, 18 prill -Në konferencën e sotme për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, mbjtur sot nga kryeministri Albin Kurti dhe minsitri i...