4.1 C
Berne
vendredi 19/04/2024

Ilir Aliu Kapiti nga Medvegja, kandidat për deputet, zë i fuqishëm i Luginës së Preshevës në Kuvend dhe Republikën e Kosovës!

« Unë besoj fuqimisht që përmes grupit parlamentar të LVV çështja e Medvegjës dhe Luginës në përgjithësi do të trajtohet në Kuvendin e Repubikës. Është për keqardhje që për 20 vjet është heshtur për fshirjen e adresave nga regjistri civil në Medvegjë dhe pastrimi etnik që po implementohet në përpikëri nga Serbia. Jam i bindur qe posa të zbrazin në tërsi Medvegjën do të vazhdojnë me Bujanovcin e pastaj me Preshevën, nëse nuk reagohet nga dy shtetet shqiptare… » ka deklarura ne nje interviste ekskluzive per gazeten zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch » z.Ilir Aliu Kapiti nga Medvegja, kandidat potencial për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Zëri i Luginës po vjen…!

Zonja ime Medvegjë!…Tokë Ilire, tokë e cila lindi burra dhe gra trima, heronjtë e pavdekshëm si Veli Dedi, Zenel Hajdini, së fundi Florim Rushiti e shumë të tjerë i njeh historia vet,  intelektual të shquar me të cilët mburret i gjithë kombi shqiptar siç ishte Akademik Idriz Ajeti dhe shumëçka tjetër, me shumë të drejtë të takon epiteti “Heroinë”.

Ishte nder dhe kënaqësi për mua të  takoj një vendas,personalitet me vlera të larta njerëzore, profesionale të dëshmuara ka herë në kohën dhe vendin e duhur gjë që nuk është çudi kur flitet për Medvegjën.

z.Ilir Aliu Kapiti një intelektual Medvegjas i shquar i specializuar në fushën e ekonomisë dhe financave, me studime dhe përvojë ndërkombëtare, krenari e gjithë atyre që e njohin, e sidomos krenari e Medvegjës! Iliri ishte  zëvendës Ministër i Financave dhe Transfereve në Qeverinë Kurti, është një nga ideatorët e Pakos së Rimëkëmbjes të disejnuar gjatë kohës sa ishte në detyrë. Gjithashtu negocioi kredi të ndryshme me institucionet financiare ndërkombëtare, duke propozuar dhe shqyrtuar mundësinë e lehtësimeve bankare për rrethanat e krijuara pas pandemisë, shkruan gazeta zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch »

Gjatë dy dekadave të fundit, Iliri ka punuar në sektorë të ndryshëm ekonomik. Përvoja e tij në industri të ndryshme i ka mundësuar atij të ketë njohuri teorike dhe praktike në lidhje me institucionet dhe tregjet financiare, si dhe njohuri për ligjet në fuqi dhe rrezikun e tregut.

Ai ishte kryeshef ekzekutiv i Bankës Ekonomike, zëvendësdrejtor i përgjithshëm në BPB Bank, ligjërues në AUK, si dhe eksperti i privatizimit në projektet e Bashkimit Evropian.

Kontributi i tij në politikat zhvillimore, financat publike dhe rimëkëmbjen ekonomike do të jenë prioritet.

* Z. Ilr Aliu Kapiti,  ju vini nga Medvegja por jetoni dhe veproni në Prishtinë, na flisni pak rreth fëmijërisë suaj, ju mungon ajo pjesë e jetës ndjeni nostalgji për atë kohë? Ju mungon Medvegja?

Ilir Aliu Kapiti: Është për keqardhje që për 20 vjet heshtin qeverite e Kosovës përballe fshirjes se adresave nga regjistri civil në Medvegjë dhe pastrimi etnik nga Serbia!

Bildergebnis für medvegjaIlir Aliu Kapiti: Unë  jam lindur në Medvegjë dhe kudo që shkoj nuk e harroj dot! I mbaj medn të gjitha arat dhe livadhet, krojet dhe luginat. Kujtimet e mia të para në jetë janë nga Kapiti, një fshat piktoresk ku unë jam rriur duke menduar që është Kosoven Lindore. 

* Ju vini nga një familje e njohur  intelektualësh, na tregoni pak rreth familjes suaj?

 

Ilir Aliu Kapiti: Babai im  lindi në Kapit, ka përfunduar shkollën normale në Prishtinë dhe studimet pedagogjike në Vranje. Kariera e tij ka filluar si mësues në Kapit, e pastaj ishte drejtor i shkollës fillore Zenel Hajdini në Tupallë për vite të tëra. Nëna ime  lindi në Tupallë ku edhe kreu shkollën fillore por për shkak të kushteve që ishinë  në atë kohë nuk vazhdoi me studime, kontributi i saj në gritjen time, të motres dhe vëllait ishte i madh.  

* Gjatë studimeve tuaja jashtë vendit keni avancuar njohurit tuaja profesionale. Na flisni rrethë kësaj?

Ilir Aliu Kapiti: Pas përfundimit të shkollës së mesme, drejtimi matematikorvendosa të studioj ekonomi, më sakt tregtinë e jashtme në Universitetin e Zagrebit, Fakulteti Ekonomik. Pas përfundimit të studimeve vendosa tëshkoj në Londër për disa muaj dhe mbeta me vite të tëraatje. Ndërkohë përfundova edhe një magjistraturë në Biznesin Ndërkombëtar dhe më vonë edhe një tjetër me specializim në Financa dhe Menaxhimin e Investimeve. 

Kapiti: Me Qeverine Kurti do te flasim me pak e do te punojme me shume për Luginen e Preshevës!

* Si një ekspert i fushës së ekonomisë dhe financave  ishit edhe zv. Ministër i Financave dhe Transfereve në Qeverinë Kurti, cilat ishinë vështërsit me të cilat jeni ballafaquar gjatë punës suaj?


Bildergebnis für ilir aliu kapitiIlir Aliu Kapiti: Gjatë Q
everisë Kurti 1 është punuar shumë me një ekipë shumë të mirë që kishim në Ministrinë e Finacave, më duhet ta thekësoj që 70% e kabinetit të ministrit ka qenë e përbërë nga gratë të cilat kanë dhënë një kotribut të madh, ne trashiguam një buxhet të mangët me plot mangësi, pastaj erdhi pandemia për të cilën disejnuam një pako të emrgjencës, por mbi të gjitha ishin vështërsit që kishim me koalicionin qeverisës dhe në fund erdhi pabesia e madhe ku Qeveria Kurti u detyrua të largohet përkundër vulletit që ia kishte dhënë populli. 

* Na flisni pak rreth Pakos së Rimëkëmbjes, ju ishit ideatori i disejnimit të saj?

Ilir Aliu Kapiti: Unë jam një nga ideatorët e pakos së rimëkëmbjes dhe besoj se po të implementohej ekonimia e vendit do tërivitalizohej. Është një pako e balancuar dhe gjithpërfshirëse ekonomike; përmison strukturën e PBB-së përmes favorizimit të sektorëve të caktuar eknomik; punësimi dhe favorizimi i ekonomisë (p.sh. fuqëzimi i rolit të gruas dhe të rinjëve në ekonomi) dhe ruatja e qëndrueshmerisë afatgjate dhe minimizimi i rrezikut fiskal të vendit.

* Tani në Kosovë do të kemi zgjedhje, dhe juve ju gjejmë si kandidat  për deputet në listën VV.  Si lindi ideja për tu kyçur në politikë, dhe cila është arsyeja pse pikërisht Lëvizja Vetëvendosje, kur e dimë se në Kosvë kemi një numër të partive politike, pse VV?

 

Ilir Aliu Kapiti: Unë kam qenë zv. Ministër i Financave dhe Trnsfereve në Qeverinë Kurti në cilësi të expertit. Ndërkohë jam bindur se vetëm LVV  mund t’i bëjë ndryshimet pozitive në Republikën e Kosovës dhe për kombin. Po ashtu ështëe vetmja parti që i mban premtimet.

* A mendoni se Lëvizja Vetëvendosje do të mund ti qaset drejtë problematikës me të cilën ballafaqohet Medvegja, Lugina në përgjithësi?

Ilir Aliu Kapiti: Unë besoj fuqimisht që përmes grupit parlamentar të LVV çështja e Medvegjës dhe Luginës në përgjithësi do të trajtohet në Kuvendin e Repubikës. Është për keqardhje që për 20 vjet është heshtur për fshirjen eadresave nga regjistri civil në Medvegjë dhe pastrimi etnik që po implementohet në përpikëri nga Serbia. Jam i bindur qe posa të zbrazin në tërsi Medvegjën do të vazhdojnë me Bujanovcin e pastaj me Preshevën, nëse nuk reagohet nga dy shtetet shqiptare. 

* Cili është plani konkret rrethe kësaj çështje, si do të mund të ndalohet pasivizimi i adresave në Medvegjë,  atje po zhvillohet një spastrim etnik i modernizuar?

Ilir Aliu Kapiti: Fillimish më lejoni të them që spastrimi etnik në Medvegjë ka filluar shumë heret, duke mos investuar në Medvegjë është bërë e pamundur që shqiptarët të punësohen, edhe pse të gjitha epërsitë komparative i ka,, ëshë e pasur me xehe të ndryshe, ka një potencial të madh per turizëm, etj. Pra, fillimisht shqiparët e Medvegjës detyroheshin të emigronin për shkak papunësimit, pastaj frikësimi i popullatës nga ushtria që iku nga Kosova, pengesat administrative dhe së fundi fshirja e adresave.  Ne do të kërkojmë që të gjitha adresat të kthehen dhe Serbia të paguaj për kthimin e popullatës që për shkak të cekurave më lartë ka ndodhur largimi i popullatës

* Mesazhi juaj për të gjithë qytetarët në Kosovë dhe Diaspor? Pse duhet përkrahur me votën e tyre Iliri?

Ilir Aliu Kapiti: Nëse qytetarët ma japin besimin do të jem zë i fuqishëm për ta në Kuvendin e Repubikës. Dy objektivat kryesore me të cilat unë  do të mirrem janë rimëkëmbja ekonomike dhe ta ngris çështjen e Luginës përmes grupit parlementar të LVV-së. Çështja e Luginës duhet ta merr vëmendjen e duhur. / Bisedoi: Majlinda ShaqiriBildergebnis für ilir aliu kapiti

Derniers articles

11 vjet nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Bruksel, dokumenti me firmën e Hashim Thacit dhe Isa Mustafes përfshinë edhe themelimin e « Asociacionit serb »

Prishtnë, 19 prill -Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i...

La polizia kosovara arresta una svizzera dopo aver minacciato un cittadino

Pristina, 19 aprile - Una cittadina svizzera è stata arrestata dalla polizia del Kosovo, dopo aver minacciato un uomo kosovaro sui social media, riferisce...

Die kosovarische Polizei nimmt eine Schweizerin fest, nachdem sie einen Bürger bedroht hatte

Prishtina, 19. April – Eine Schweizer Staatsbürgerin wurde von der kosovarischen Polizei festgenommen, nachdem sie in den sozialen Medien einen Kosovaren bedroht hatte, berichtet...

La police kosovare arrête une Suissesse après avoir menacé un citoyen

Prishtina, 19 avril - Une citoyenne suisse a été arrêtée par la police du Kosovo après avoir menacé un Kosovar sur les réseaux sociaux,...

Policia kosovare arreston një zvicerane pasi kishte kërcnuar një qytetar

Prishtinë, 19 prill -Një qytetare zvicerane eshte arrestuar nga polcia kosovare,  pasi ajo në njëjtet sociale kishte kanosur një mashkull kosovar, ndton nga Prishtina...