1.2 C
Berne
mercredi 24/04/2024

Gjenevë, ICRC pershëndet marrëveshjen e Brukselit për të zhdukurit ne Kosovë

Gjenevë, 4 maj -Marrëveshja e fundit ne Bruksel, sidomos me draftin për te zhdukurit eshte mirëpitur nga organizatat boterore ne Gjenevë. Keshtu zyrtaret e Komiteti Nderkombëtar i Kryqit te Kuq per gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch e kane pershëndetur marrëveshjen ne fjale mes Kosoves dhe Sarbise ku palet marrin angazhime serioze për zgjidhjen e qeshtjes se te zhdukurve gjate luftes se fundit ne Kosovë.

 

Ariane Bauer: Kas nisur ne Kosovë nje një dinamikë ne favor te fatit të të zhdukurve

Lidhur me kete fillimisht shefja per komunikim me media nga ICRC ne Gjenevë znj. Crystal Wells ka pohuar se « Në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare, palëve të përfshira në konflikte të armatosura u kërkohet të marrin të gjitha masat e mundshme për të siguruar që të hidhet dritë mbi fatin e tyre si persona të zhdukur dhe të informohen familjet e tyre. Kujtojmë palët e interesuara se familjet kanë të drejtë të dinë fatin e të dashurve të tyre të zhdukur. »

Ndryshe znj. Ariane Bauer, Drejtore Rajonale për Euroazinë, duke e pershëndetur me marrëveshjen ne fjale ka deklaruar për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch se eshte e nevojshme për të rifilluar një dinamikë ne favor te fatit të të zhdukurve, që bën të mundur t’u ofrohen familjeve përgjigjet që ata kanë të drejtë të marrin për të dashurit e tyre që u zhdukën në fund të konfliktit. »

Për here te pare ICRC ne Gjeneve flet fjale te mira për procesin e dialogut ne Bruksel mes Kosoves dhe Serbise e cila vazhdimisht keto 20 vitetet e fundit ka krikuar  Beogradin dhe Prishtitin, se nuk po beje asgje per te zhdukurit. Dhe marrëveshja e fundit ne Bruksel ka gezuar pa mase zyrtaret e Komiteti Nderkombëtar te Kyqit kuq ne Gjenevë te cilet presin shume nga palet ne rajon te zgjidhin njehere e përgjithmone problemin e te zhdukurve, lajm ky i mire per ICRC, sidomos për per familjet e viktimave

Ndryshe duke folur për rolin e ICRC-së ne Kosovë zyrtaret e kesaj organizate nderkombëtare kane shtuar se « Me rastin e Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur, shefi i misionit tonë në Kosovë së fundi ka rikujtuar rëndësinë e përfshirjes së KNKK-së në këtë dosje për shumë vite. Ai gjithashtu nënvizoi përkushtimin e KNKK-së për të vazhduar mbështetjen e familjeve që vazhdojnë të jetojnë në pasiguri. KNKK aktualisht po drejton një program të mbështetjes psiko-sociale për familjet dhe po ofron mbështetje për disa shoqata familjare për t’i ndihmuar ata të kryejnë aktivitetet e tyre për të përkujtuar të zhdukurit. »

Quote by Ariane Bauer, Regional Director, Eurasia: "We know time does not heal, only answers do. We hope that the agreement endorsed Tuesday in Brussels by leaders of Serbia and Kosovo will provide new impetus for bringing answers to families whose loved ones have been missing for nearly a quarter century."

Derniers articles

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 23 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...

Lajmi i fundit nga Berna: Italishtja, nuk është më gjuhë e tretë në Zvicër. E « rrëzoi » sot anglishtja. Anglishtja, nesër në « rrezik » nga shqipja

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...

Oskar Freysinger, në gërsherë, ju ehste nënshtruar një operacioni të madh për ish të zgjedhurin e UDC-së (SVP)

Bernë, 23 prill -Ish foshnja Valais e tmerrshme e UDC iu nënshtrua një operacioni të madh në zemër më 17 prill, në spitalin e...

Migracioni dhe krimi i organizuar, tema kyqe e takimit te djeshëm në Bazel të pesë ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve gjermanofone

Bazel, 23 prill -Me ftesë të këshilltarit federal Beat Jans, ministrat e brendshëm e pesë të vendeve me gjermanpfone si gjuhë zyrtare u takuan...

Mira Murati bëhet zyrtarisht pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati dhe poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa, janë pranuar sot si anëtarë të jashtëm të...