17.1 C
Berne
jeudi 23/03/2023

Ia paske hedhur, që ike jashtë!

Shkuan: Anila Kalleshi

Pasi zbres nga avioni në aeroportin e Rinasit, i drejtohem sportelit për të huaj. Kontakti i parë njerëzor me Shqipërinë. Ishte një sportelist, një burrë rreth 50-vjeç, që, pasi e mori pasaportën, e vulosi, ma zgjati dhe më pyeti :

– Jeton jashtë, ë? Po si shkove? – më tha.
– Me aplikim, – iu përgjigja unë.
– Të lumtë, ia paske hedhur, më tha.
– Le ta zëmë se ia hodha, iu përgjigja unë, dhe u largova.

Nuk ishte as vendi dhe as koha t’i shpjegoja se si ia kisha hedhur. Duke dalë nga aeroporti, nuk më hiqej nga mendja fjalia e tij : “ia paske hedhur”.

Po të kisha pasur rast t’i përgjigjesha jo vetëm atij, por gjithë atyre që mendojnë se unë ia paskam hedhur, do t’u thoja: “Ju, or zotëri, nuk e dini se unë kam pesë vjet dhe nuk kam gjetur një punë jo si ajo që kam patur në Shqipëri, por as të përafërt me të. Do t’u thosha: a e dini ju, or zotëri, se unë isha pronar i një shtëpie në Shqipëri dhe atje ku jetoj tani, jam një borxhli i madh.

Pse? E shita shtëpinë time në Shqipëri dhe u mundova të zvogëloj kredinë time bankare qindra mijëra dollarëshe për një shtëpi tjetër, aty ku jetoj tani.

Dhe më e bukura është kur shumë emigrantë thonë se kanë blerë shtëpi (në fakt disa edhe e kanë paguar, por unë flas për shumicën). Vërtet? A quhet i blerë një mall kur ti nuk ke dhënë akoma të gjitha paratë? Në qoftë se po, atëhere ti nuk ke blerë shtëpinë, por je një borxhli në bankë për gjithë jetën, siç jam edhe unë.

Derniers articles

Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë

Kirv, 23 mars -Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, me mesazhin që Ukraina “të pastrohet nga e...

Edhe kjo ndodhe: OKB përshëndet një marrëveshje te paarritur?! Në vend qi t’i bëj presion Vucicit qe refuzoi te nënshkruajë marreveshjen mes Kosoves dhe...

Bernë, 23 mars -Pavarësisht më shumë se 12 orësh negociatash të shtunën nën patronazhin e BE-së, Kosova dhe Serbia nuk arritën të bien dakord...

EULEX demanton disa media se Sylejman Selimi qenka marrur ne pyetje

Prishtine, 22 mars -Sot ne disa media është raportuar se Sylejman Selimi, ish-komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qenka intervistuar sot nga...

Pasi, Vucic tha se do ta pengoj Kosoven në OKB, zyrtaret e kësaj organizate nderkombëtare tregojnë se kush vendos për antetarësimin e Kosovës ne...

New York -Çështja e perspektivës së Kosovës për anëtarësi në BE dhe OKB është ringjallur me nisjen e dialogut politik në vitin 2012. Në...

Kryetari i FFK-së Agim Ademi sërish probleme me drejtësinë kosovare. Ai sot pas nje intervisitimi eshte derguar në mbajtje për 48 ore

Prishtinë, 22 maers -Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi sot ishte ftuar për t’u intervistuar. Ai do të qëndroj në mbajtje...