24.5 C
Berne
samedi 10/06/2023

Humb jeten i riu (28) zviceran me origjine shqiptare ne hotelin Rogner ne Tirane

Tirane, 10 shtator -Hotel Rogner i pozicionuar në zemër të Tiranës pasditen e sotme është shndërruar në një skenë krimi. Për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së këtij hoteli, një 28-vjeçar(A.M) ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Saktesisht sot ne oren 14:30 ka ndodhur nje tragjedi ku nje i ri zviceran me origjine shqiptare ka rene nga terrasa i katit te peste, per shkak kanxhelat e ballkonin ishin te prishura, te ndryshkura, njofton korrespondenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch nga Tirana.

I riu 28-vjeçari i cili humbi jetën ditën e sotme pasi ra nga lartësia e një hoteli nuk eshte me “kombesi maqedone” siq e japin disa media ne Shqiperi, por nga Zvicra,  me origjine shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur në hotel ‘Rogner’ ku 28-vjeçari është mbështetur me shpinë në kangjellat e hotelit në katin e 5-të të cilat kanë qenë të ndryshkura dhe ka bërë që të bjerë mbi një mjet në parking. Menjëherë është bërë transportimi për të spital ku ka ndërruar jetë.

Deshmitaret okular flasin se pas ketij aksidenti tragjik jane pare punonjes të hotelit duke ndrequr (rregulluar) kanxhelat e ballkoneve ne kate, para se te vinin inspektoret dhe policia për te hetuar ngjarjen.

Gazeta Le Canton27.ch ka mesuar se i ndjeri ishte edukator ne nje shkolle ne Gjeneve. Ndërkohë pritet mbërritja e familjarëve për identifikimin e viktimes.

Policia e Tiranës e ka cilësuar ngjarjen aksidentale, megjithatë ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ky eshte i dhjeti turistë qe humb jeten ne Shqiperi gjate ketij viti nga pasiguria dhe pakujedesia e shtetit me infrastruktura e dobet qofte ne plazhe apo hotele te qyteteteve.

Derniers articles

Ismajl Kadare: Tirana dhe Prishtina duhet jo vetëm të shqetësohen, por të veprojne me shumë për shqiptaret e diskriminuar në Luginën e Preshevës

EKSKLUZIVE - Prishtinë, 8 qershor -Shkrimtari yne i njohur me renome botërore, z.Ismajl Kadare po merr pjesë në edicionin e 23-të Panairit të Librit...

Stano nga BE ja ben « dardhe » Edi Ramës rreth nje far drafti të tij për Kosovën. Brukseli i përgjigjet Ramës se « Falemnderit, por ne...

BE vlerëson kontributin e Shqipërisë, por për Asociacionin vetëm në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Lidhur me përgatitjen e draft-statutit për Bashkimin e...

Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark në Prishtinë: Ështe e drejtë e Kosovës që të forcojë sovranitetin e saj dhe të kontrollojë veriun si...

Prishtinë, 9 Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, ne bisede me redaktorin per marëdhënie nderkombëtare te gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka thënë...

Nefail Maliqi: Me Vokrrin ne seline e UEFA-s, punuam bashk me vite te tera derisa ja arritem qellimit. Ai mbetet ambasador i futbollit kombetar...

Para pese vitesh (3 maj 2016) gazetari yne Nefail Maliqi kumton lajmin i pari nga selia e UEFAs, rrespektvisht nga Asambleja e Pergjtishme e...

Pas terrorit në Serbi kundër fëmijeve, vazhdon në Francë. Terroristi me kryq n’qafe Abdalmasih H. bërtiti « Në emër të Jezu Krishtit », pasi masakroi fëmijet...

Gjeneve, 9  qershor -Katër fëmijë, në veçanti, u plagosën me thikë gjatë një sulmi, të enjten, 8 qershor, në Annecy (Haute-Savoie). Pas terrorin kunder...