4.2 C
Berne
vendredi 23/02/2024

Një gazetar shqiptar në komitetin e Shoqatës së Gazetarëve Ndërkombëtar (APES) në Gjenevë

Photo: Pierrem Virot (APES)

Gjenevë, 8 dhjetor -Shoqata e Gazetarëve të huaj në Zvicër dhe Liechtenstein-APES (The Foreign Press Association in Switzerland and Liechtenstein) me seli ne Gjenevë në Asamblenese e Përgjithshme mbajtur mbrëmë ka zgjedhur kryesinë e re. Ne krye te kesaj shoqate nderkombëtare, pjesë e komiteti eshte zgjedhur edhe gazatari yne i njohur Nefail Maliqi i cili drejton gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch. President i shoqates (APES) eshte zgjedhur z. Jean Musy.

Nefail Maliqi: Nje sukses jo vetëm për mua, por edhe për gazetarine shqiptare

Asociacioni APES e cila vepron qe 95 vite, numëron 78 gazetarë anëtare të shoqates nga e gjithë bota, ka bërë një përzgjedhje historike pasi është hera e parë që një gazetar shqiptar vendoset në kryesinë e saj. Shoqata përbëhet nga një president, gjashtë anëtarë të komisionit  dhe pesë zëvendësues.

Nefail Maliqi, qe njihet si nje militant i fjalës së lire, gjatë intervistave për mediat zvicerane ka deklaruar se “ky është një sukses jo vetëm i imi, por ne përgjithësi i gazetarisë shqiptare, ku në kryesinë e një shoqate ndërkombëtare zgjidhet një gazetar nga Ballkani”.

Në eksperiencën e tij 25 vjeçare ai ka punuar si korrespondente nga selia e OKB-së për disa media prestigjioze si për BBC, Deutsche Welle, The Geneva Post, Top Channel, Bota Sot, ATSH, Presheva Jonë dhe tash se fundit për gazetën zvicereane Le Canton27.ch

Zgjedhja e kolegut Nefail Maliqit, anetar i komiteti të kesaj shoqate nderkombëastre eshte përshëndetur edhe nga koleget e shoqatave simotra zvicerane dhe ato evropiane (IFJ, Reporter sans Frontières..) me te cila bashkepunon qe dy decenie ne favor te gazetarëve dhe fjales se lirë.

Maliqi njihet si një ndër gazetarët më aktiv në diasporën shqiptare duke kontribuar në vancimin e proceseve demokratike dhe shumë delikate sikurse sensibilizimi për çështjen e Kosovës dhe jo vetëm, si dhe asaj mbare shqiptare ne aren nderkombëtare

APES konsiderohet jo vetem zëdhënese e demokracise dhe tolerances se Zvicres, por edhe e 12 organizatave nderkombetare te OKB-se dhe organizata tjera humanitare.

Komiteti i APERS prej gjashte anetaresh konsiderohet si «lokomotive» e 78 gazetareve nderkombëtar, përfaqesues keta te mediave me prestigjioze nga mbare bota.

Shoqata e Shtypit të Huaj në Zvicër dhe Lihtenshtajn, ( APES –The Foreign Press Association in Switzerland and Liechtenstein) e themeluar në vitin 1928 në Gjenevë.

Aktualisht ka më shumë se 120 anëtarë aktivë, korrespondentë nga agjencitë dhe mediat më prestigjioze boterore (gazeta, revista, stacione televizive dhe radio) nga më shumë se 70 vende. Shumica dërrmuese e anëtarëve të APES ku pjesa dermuese janë të vendosura në OKB dhe Komiteti i tij mban kontakte të përhershme me autoritetet zyrtare zvicerane ne Berne (DFAE) dhe të huaja, organizatat ndërkombëtare, OJQ-të, si dhe me misione të shumta diplomatike.

Derniers articles

Blinken uron Kosovën për 16-vjetorin e pavarësisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar qytetarët e Kosovës për 16-vjetorin e pavarësisë, duke vlerësuar “partneritetin tonë të qëndrueshëm”. Sipas tij, partneriteti mes...

Ky eshte krimineli serb (miku i Vucicit) i kerkuar nga Interpol per sulmin terrorist ne Kosove (Foto)

Lion, 22 shkurt -Organizata Ndërkombëtare e Policisë (Interpol) ka lëshuar një urdhër arresti për nje serb ekstremist qe deri dje idhte politikan ne Kosove...

Gazeta zvicerane demanton Vucicin ne KS te OKB-se. NZZ: Numri i serbeve po zvogelohet jo vetem ne Kosove, por edhe ne Serbi!

Berne, 22 shkurt -Ka gjithnjë e më pak serbë që jetojnë në Kosovë - dhe në Serbi gjithashtu (In Kosovo leben immer weniger Serben...

Jehona e protestes se djeshme e opozites shqiptare dhe e fjalimit te liderit Sali Berisha ne mediat amerikane dhe botërore

Bernë, 21 shkrut -Jehona e protestes se djeshme e opozites shqiptare dhe e fjalimit te liderit Sali Berisha ne mediat amerikane dhe botërore. Gazeta...

Prof. Dr. Shefqet Krasniqi po «financon» (po ushqen me bukë) gazetarët dhe analistët. Mediat shqiptare: Imami që mund të behet president

Prishtinë, 21 shkurt -Imam Krasniqi autxor i dhjetar librfave shekncore dhe krah i luftes (UCK) po te themelonte parti te veten sot do t’i...