4.2 C
Berne
lundi 27/03/2023

Historike, KF “Lugina” perkunder krizave financiare, po prine ne Jug te Serbisë. Kryetari i komunës plote premtime, por deri tash asgjë konkrete. Klubi, tash syte i ka kah diaspora!

Preshevë, 30 maj -Perkunder krizave finânciare  ne po korrim suksese dhe po prijme Jug te Serbisë. Sikur te kishim mbështetje sigurisht do te garonim edhe me ekipet ne nivel të Serbisë.  Kryetari aktual im komunës, plote premtime, por deri tash asgjë ska bere konkrete konkrete, vetem fjlaë. Syte klubi i ka kah tash kah diaspora.. » ka thëne njerio nga stafi KF « Lugina » për gazten zvicerane Le Canton27.ch

Skuadra e Preshevës siguroi një renditje më të lartë në xhiron e fundit të luajtur të dielën, me fitoren bindëse ndaj Radnicki 2021 nga Vranja (7:0), duke lënë pas Mineralac nga Vranjska Banja për shkak të golavalencës më të mirë.

Klubi futbollistik « Lugina » nga Presheva është kampion i Ligës së Qarkut të Pqinjës dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Zonën Jugut, njofton nga Presheva korrespondenti i gazetës zvicerane Le Canton27.ch

Atmosferë shqiptare në Preshevë. KF Lugina sot shënoi sukses historik, duke u shpallur kampion i Ligës së Rrethit të Pçinjës.

Skuadra që drejtohet nga trajneri Nagip Jakupi sot pasdite në stadiumin e qytetit në Preshevë, në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, demoloi Radnickin nga Vranja me rezultat 7-0 dhe kështu fitoi titullin kampion me 48 pikë, pas 22-javëve të zhvilluara.

Golashënues ishin: Nehat Zulfiu (3), Selim Selimi (2) dhe nga një Isam Abdullahu dhe Lavdrim Bilalli.
Nga sezoni i ardhshëm, KF Lugina do të luaj një ligë më lartë

Nga sezoni i ardhshëm në Zonën e Jugut do të luajnë dy klube që bashkojnë shqiptarët, duke pasur parasysh se ai është anëtar i ligës që nga viti i kaluar dhe FC Tërnoci nga Tërnoci i Madh afër Bujanocit.

Rivalët e mëdhenj nga Tërnoveci i Madh ishin ndër të parët që uruan vendosjen në një gradë më të lartë me mesazhin “shihemi në derbin e shqiponjave”.

Edhe kryetari i komunës, Shqiprim Arifi, ka uruar klubin nga Presheva për suksesin historik, duke falënderuar lojtarët që i kanë bërë krenarë preshevarit. BSK nga Bujanoci e përfundoi sezonin në vendin e tretë me 37 pikë, 10 më pak se kampionët.

“Isha me shumë të tjerë vite e vite me rradh, shijova e përjetova gëzim, dhimbje, trishtim, emocion e mbi të gjitha dashuri e ndjenjë për atë që kisha mbi supe. Kaluan vite e sezone, kalova gjenerata e gjenerata, erdhën e shkuan, por unë asnjëherë nuk e pash dorëzimin sepse kisha një bindje, një qëllim, një dëshirë për të cilën në fund e arrita. Gjithçka që sot ne arritëm ishte fal sakrificës, forcës e guximit që kishim për të arritur atë që dëshironim. Andaj sot këtë suksesë e ndajë me secilin nga ju sepse unë dhe gjithë ata që kontribuan e bëmë sepse i kemi borxh kësaj treve. Ndjehem i priveligjuar që isha kapiten i kësaj gjenerate që sot e shkruan historinë dhe do të vazhdojë përgjithmonë të mbrojë ngjyrat e këtij klubi. Për festën zyrtare do të ju njoftojmë brenda ditëve! I juaji kapiteni”, ka deklaruar kapiteni Ardian Agushi

Derniers articles

Fabienne Fischer: Shqiptarët e kantonit të Gjenevës nuk janë vetëm shembull integrimi, por edhe ambasadorë të vendit të tyre

Këshilltarja e Shtetit znj. Fabienne Fischer në bisedë me kryeredaktoren e gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch Intervistë me znj. Fabienne Fischer, këshilltare shtetërore, departament...

Deputeti zviceran Emmanuel Deonna: Kosovarët meritojnë më shumë njohje në Gjenevë dhe Zvicër

Deputeti zviceran Emmanuel Deonna në bisedë me kryeredaktorin e gazetës zvicerane-shqiptare Le Canton27.ch Emmanuel Deonna, deputet i Këshillit të Madh të Gjenevës, është një kandidat...

Fabienne Fischer: Les Albanais du canton de Genève ne sont pas seulement un exemple d’intégration, mais aussi des ambassadeurs de leur pays

Conseillère d’Etat Mme. Fabienne Fischer en conversation avec la rédacteur en chef du journal suisse en albanais Le Canton27.ch Interview avec Mme. Fabienne Fischer, Conseillère...

Le député suisse Emmanuel Deonna: Les Kosovars méritent plus de reconnaissance à Geneve et en Suisse

Le député suisse Emmanuel Deonna en conversation avec le rédacteur en chef du journal suisse albanais Le Canton27.ch Emmanuel Deonna, député au Grand Conseil genevois,...

Nga intervista ekskluzive me ambasadorin amerikan Christofer Hill / Ja cfare thoshte ai dikur për Serbinë, Kosovën dhe Luginen e Presheves dhe cfare sot.. 

Ambasadori amerikan Christofer Hill në bisedë me redaktorinm e gazetes zvicerane ne shqip Le canton27.ch   Bernë, 27 mars -Para 24 vitesh, pikrisht me 6 shkurt...