12.3 C
Berne
jeudi 23/03/2023

Haxhi Krasniqi kampion botëror

Mrekulli, Haxhi Krasniqi është mbreti botës. Shqiptari i parë në histori të boksit, kampion i botës në versionin WBA/IBO në kategorinë gjysmë të rëndë.

Haxhiu eksplodoi në rundin e tretë! E djathta e Krasniqiit sikur bombë! E treta e vërteta, ashtu si i ka hije kryetrimit shqiptar nga Kosova. Djaloshi nga Juniku shkruan historinë e kombit shqiptarë në boksin profesionistë. I pari shqiptar që fitoi titullin e botës.

Sa i fuqishëm trimi ynë, sa i papërmbajtshëm, sa gjermanin e la të shtrirë me një goditje të tmerrshme. 

Dominic Bosel gjatë shumë gjatë do të mbajë mend këtë nokaut! Një nokaut i tmerrshëm për gjermanin  dhe në anën tjetër miliona shqiptarë në festë!

Haxhiu ynë, nuk ka lejuar të shkojë meçi në 12 runde, jo, jo, jo, e kreu në rundin e tretë. Krasniqi ka shënuar fitoren e 51 në karrierë, 19 me nokaut! Zemra e shqiptarisë! Haxhiu sot gëzoi pamasë miliona shqiptarë! Haxhiu dha besën  para disa ditëve për fitore, edhe mbajti besën! Të lumtë! Bosel e dorëzon titullin e kampionit.

Krasniqi dy herë ka luftuar për titullin e botës por nuk ia kishte dalur, por sonte shkëlqeu ose siç thonë në popull: E treta e vërteta!!

Dy raundat e parë po ashtu ishin më të mirë për Krasniqin derisa në raundin e tretë Bosel kërkonte ta gjente më lirë junikasin por që nuk ja doli, pasi që Krasniqi goditi dhe pas dy tentimeve e rrëzoi atë.

Derniers articles

Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë

Kirv, 23 mars -Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, me mesazhin që Ukraina “të pastrohet nga e...

Edhe kjo ndodhe: OKB përshëndet një marrëveshje te paarritur?! Në vend qi t’i bëj presion Vucicit qe refuzoi te nënshkruajë marreveshjen mes Kosoves dhe...

Bernë, 23 mars -Pavarësisht më shumë se 12 orësh negociatash të shtunën nën patronazhin e BE-së, Kosova dhe Serbia nuk arritën të bien dakord...

EULEX demanton disa media se Sylejman Selimi qenka marrur ne pyetje

Prishtine, 22 mars -Sot ne disa media është raportuar se Sylejman Selimi, ish-komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qenka intervistuar sot nga...

Pasi, Vucic tha se do ta pengoj Kosoven në OKB, zyrtaret e kësaj organizate nderkombëtare tregojnë se kush vendos për antetarësimin e Kosovës ne...

New York -Çështja e perspektivës së Kosovës për anëtarësi në BE dhe OKB është ringjallur me nisjen e dialogut politik në vitin 2012. Në...

Kryetari i FFK-së Agim Ademi sërish probleme me drejtësinë kosovare. Ai sot pas nje intervisitimi eshte derguar në mbajtje për 48 ore

Prishtinë, 22 maers -Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi sot ishte ftuar për t’u intervistuar. Ai do të qëndroj në mbajtje...