15.9 C
Berne
samedi 30/09/2023

Hapet edhe nje shkollë shqipe në Itali. Në inaugurimin morën pjesë promotorët kryesorë: Nga Roma Z. Lorik Cana, nga Kosova Mehmet Prishtina dhe Muharem Salihu nga Medvegja-Venecia

Romë, 22 prill -Në komunën Castenaso në provincën e Bolonjës në Itali sot ne pranine e shume nxenesve, mesuesve, arbereshe dhe mergamitare nga Kosova e sqhiepria  si dhe mysafire italiane u be inaugurimi i Shkollës Shqipe, një arritje e madhe për kombin tonë, për mbrojtjen e vlerave të trashigimisë kulturore përmes gjuhës sonë, njfton gazeta zvicerane ne shqipe Le Canton27.ch

Projekti lindi nga komuniteti shqiptar që banon në këtë zonë, me mbështetje të shoqatave si “Korabi” drejtuar nga Z. Astrit Poti, sipërmarrësve dhe aktorëve të shumtë, bashkëndarës të synimeve primare të kësaj nisme.

Në inaugurimin e Shkollës Shqipe morën pjesë promotorët kryesorë: nga Roma Z. Lorik Cana, kampion futbollist i njohur i kombëtares, Z. Mehmet Prishtina, pasardhës i Hasan Prishtinës, nga Venecia Z. Muharem-Marco Salihu, sipërmarrës i njohur, drejtues i AFEDS

Shkolla fillimisht do ketë si seli ambientet e qendrës sociale “Casa Sant’Anna”, dhënë në përdorim nga Komuna e Castenasos. Fjalimin e hapjes e mbajti Znj. Lauriana Sapienza, Këshilltare e Komunës së Castenasos për Politikat Sociale, Emigracionin dhe Inovacionin Dixhital, e cila nënvizoi vlerat e çmuara kulturore dhe bukuritë natyrore të territoreve shqiptare. Ajo theksoi se kjo nismë ka vlera të mëdha dhe do kontribuojë jo vetëm në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqipatare por edhe në përforcimin e miqësisë mes popujve.

Emeruesi i përbashkët festiv, pas atyre të njëpasnjëshme fetare, ishte padyshim edhe ky evenimet kulturor. Integrimi dhe forcimi i kohezionit ndëretnik si vlerë e shtuar do të jetë më i dobishëm, më i shpejtë dhe më i drejtë kur fillon nga bankat shkollore. Hapja e shkollave shqipe nëpër Evropë do t’a shpejtonte evropianizimin e Ballkanit Perëndimor. Mergata jonë nëpër botë, nuk duhet të lejojë që edukimet e ndryshme fetare, pamvarësisht vlerave të tyre, të zëvendësojnë shkollat tona shqipe apo të jenë alternativë e edukimit primar.

Shoqata “Korabi” me një numër të madh vullnetarësh mërgimtarë shqipetarë të dekadave të fundit por edhe të atyre shekullore-arbëresh në Itali, është dëshmi e krenarisë kombëtare dhe e shpresës së integrimit në Evropë përmes përforcimit të identitetit dhe të vlerave kulturore shqiptare. Vlerësim maksimal për bujarinë dhe mirëkuptimin e autoriteteve italiane. MS, Venedik

Derniers articles

Ne diten e stome 30 shtator 1912 nisi mobilizimi për luftën e parë ballkanike. Serbia kishte okupuar tokat shqiptare, Kosoven dhe Maqedonine

Luftërat Ballkanike janë emri i dy luftërave ndërmjet shteteve ballkanike në vitet 1912 dhe 1913. Luftërat u motivuan nga dëshira e shteteve ballkanike për...

Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit: Largo trupat nga brezi kufitar me Kosoven!

Shkruan Edit HARXHI, diplomate Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit të largojë trupat dhe armatimet e rënda nga...

Europol mbeshtet BE per nje hetim mbi sulmin e terroristeve serbe ne Kosove

Berne, 29 shtator -Deshtimi i invasioni te Serbise ne Kosove permes nje grupi terroristesh te dielen e kaluar ka shqetesuar mbare komunitetin nderkombetar, perfshire...

Zyrtare nga Haga: Kontribuesi me i madh i gjykates speciales SHBA-te dhe Zvicra. Rusia dhe Serbia nuk japin asnje cent. Kosova ja cfare po...

Per te funksionuar normal Gjykata soeciale per krime ne Kosove padyshim nevoitet nhe buxhet te majme, kuptohet nga komuniteti nderkombetar. Po cilat vende jane...

Berne, Mbrojtja ajrore e blinduar me nje kupolë hekuri mbi Zvicer

Berne, 28 shtator -Raporti ushtarak zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast sulmi. Një dokument i ushtrisë zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast të...