4.2 C
Berne
lundi 27/03/2023

Hagë, Gjykata Speciale shpall fajtorë bashkepunetoret e krereve te UCK-se, dënohen me nga 4.5 vjet burg

Hage, 18 maj -Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar që Hysni Gucati e Nasim Haradinaj të dënohen me nga 6 vite burgim dhe nga 100 euro gjobë.

Trupi Gjykues i ka shpallur fajtor Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn duke i dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe nga 100 euro gjobë. (Today, Trial Panel II of the Kosovo Specialist Chambers (KSC) pronounced its Trial Judgment in the case of The Specialist Prosecutor v. Hysni Gucati and Nasim Haradinaj. The Panel found the Accused not guilty of retaliation. The Panel sentenced each Accused to four and a half years’ imprisonment, with credit for time already served, and a fine of 100 EUR) Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë shpallur të pafajshëm për një pikë të aktakuzës që është vepra penale e hakmarrjes, njfton nga Haga korrespewondeti i gaztes zvcerane ne shqip Le Canton27.ch

Gjykata Speciale: ZPS s’ka vërtetuar se Gucati e Haradinaj e kryen këtë vepër penale

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 26 shtator 2020 me urdhër të Gjykatës Speciale. Ata u akuzuan për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Para arrestimit te Haradinajt dhe Ngucatit, Ish-Presidenti Hashim Thaçi dhe te tjeret ishin arerstuar me 2 dhjetor 2020 që akuzohen për 100 vrasje gjatë dhe pas luftës në Kosovë! Ne nje interviste për gazeten zvicerane Le Canton27.ch ish-kryeprokurja e ICTY Carla Del Ponte kishte deklaruar se « arrestimi dhe dergimi i Hashim Thaçit dhe te tjeret në Hagë është një lajm i mirë nga perspektiva e drejtësisë për viktimat në Kosovë.. »

Trupi gjykues ka konstatuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka vërtetuar se Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj e kanë kryer veprën penale të hakmarrjes ndaj dëshmitarëve.

Të akuzuarit vazhdojnë të gjenden nën masën e paraburgimin në selinë e paraburgimit në Hagë dhe tanimë janë në pritje të shqiptimit të vendimit të gjykatës.

Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Gucati dhe Haradinaj ngarkohen se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

“Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Derniers articles

Fabienne Fischer: Shqiptarët e kantonit të Gjenevës nuk janë vetëm shembull integrimi, por edhe ambasadorë të vendit të tyre

Këshilltarja e Shtetit znj. Fabienne Fischer në bisedë me kryeredaktoren e gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch Intervistë me znj. Fabienne Fischer, këshilltare shtetërore, departament...

Deputeti zviceran Emmanuel Deonna: Kosovarët meritojnë më shumë njohje në Gjenevë dhe Zvicër

Deputeti zviceran Emmanuel Deonna në bisedë me kryeredaktorin e gazetës zvicerane-shqiptare Le Canton27.ch Emmanuel Deonna, deputet i Këshillit të Madh të Gjenevës, është një kandidat...

Fabienne Fischer: Les Albanais du canton de Genève ne sont pas seulement un exemple d’intégration, mais aussi des ambassadeurs de leur pays

Conseillère d’Etat Mme. Fabienne Fischer en conversation avec la rédacteur en chef du journal suisse en albanais Le Canton27.ch Interview avec Mme. Fabienne Fischer, Conseillère...

Le député suisse Emmanuel Deonna: Les Kosovars méritent plus de reconnaissance à Geneve et en Suisse

Le député suisse Emmanuel Deonna en conversation avec le rédacteur en chef du journal suisse albanais Le Canton27.ch Emmanuel Deonna, député au Grand Conseil genevois,...

Nga intervista ekskluzive me ambasadorin amerikan Christofer Hill / Ja cfare thoshte ai dikur për Serbinë, Kosovën dhe Luginen e Presheves dhe cfare sot.. 

Ambasadori amerikan Christofer Hill në bisedë me redaktorinm e gazetes zvicerane ne shqip Le canton27.ch   Bernë, 27 mars -Para 24 vitesh, pikrisht me 6 shkurt...