10 C
Berne
mardi 28/03/2023

Gjukanoviq thotë se partia e tij është e gatshme të shkojë në opozitë

Gjukanoviq thotë se partia e tij është e gatshme të shkojë në opozitë

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, tha se Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) është e gatshme të jetë partia më e fortë e opozitës dhe se, si president, ai do t’i përmbahet kompetencave të tij kushtetuese kur bëhet fjalë për qeverinë e re.

Në një intervistë për televizionin austriak ORF, ai tha se partia e tij pranoi rezultatet paraprake të zgjedhjeve dhe se nuk presin që ato përfundimtare të jenë të ndryshme, raporton agjencia Beta.

« Formimi i qeverisë, siç e dini, është një punë që nuk ka filluar ende. Ne do të shohim nëse ky koalicion me tre anëtarë, i cili fitoi 41 vende, mund të arrijë vërtet një nivel të tillë afërsie të programeve dhe politike për të formuar një qeveri dhe për të marrë përsipër përgjegjësinë e pushtetit ekzekutiv në Malin e Zi », tha ai.

Gjukanoviç tha se sot « siç mund ta shohim, projekti kombëtar i Serbisë së Madhe është ringjallur ».

« Ky projekt pretendon t’i sigurojë Serbisë disa kompensime për humbjen e Kosovës dhe natyrisht që Mali i Zi është synimi i parë i nacionalizmit serb. Supozoj se të gjithë e kuptojmë këtë, askush nuk është i painformuar », tha ai.

Të dielën në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, në të cilat, për herë të parë pas tri dekadash, Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Millo Gjukanoviq ka humbur.

Zgjedhjet u fituan nga partitë opozitare që konsiderohen si pro-serbe dhe pro-ruse.

Mali i Zi, përndryshe, konsiderohet lider në procesin e integrimit evropian. Ai ka qenë vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që ka nisur negociatat e pranimit me Bashkimin Evropian, në qershor të vitit 2012.

Më 2 shtator kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se Serbia në asnjë mënyrë nuk ndërhyn në punët e brendshme të Malit të Zi.

Derniers articles

Momenti kur ish-nxënësja hyn me kallash në nje kishe-shkolle katolike dhe vret 6 persona, prej tyre tre femije

Tre të rritur e tre fëmijë të moshave 8-9 vjeç u vranë gjatë të shtënave me armë në një shkollë private të krishterë në...

Zgjedhjet parlamentare ne Zvicër. Me 2 prill ne Kantonin e Gjenevës garojne për deputetë edhe 13 kandidatë shqiptarë

Gjenevë, 28 mars (ATV: Nefail Mlaliqi ) -Ne muajin prill te ketij viti ne disa kantone te Zvicrës do mbahen zgjdhjet parlamentet. Sikur ne...

Policia-drejtesia, Poggia dhe Bonfanti: Zero tolerance perballe krimeve në kantonin e Gjenevës!

Këshilltari Shtetëror Mauro Poggia dhe Komandantja e Policisë së Gjenevës Monica Bonfant Gjenevë, 27 mars  (Nefail Maliqi) -Statistikat e policisë tregojnë një rritje prej 15%...

Gjykata federale i merr pasaporten zvicerane nje kosovari, me ket arësye..

Nerne 27 mars -Gjykata Administrative Federale konsideron se një kosovar ka fshehur fakte gjatë natyralizimit të tij të zakonshëm. Mesohet de kosovari u fut në...

Presheva i ankohet ambasadorit amerikan Hill, për politikat antishiptare te Beogradit ne Luginë, si dikur Kosova ne kohen e Miloshevicit!

Preshevë, 27 mars -Deputeti i vetem shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar sot në Bujanoc me ambasadorin e SBA-ve në Serbi, Christopher...