7 C
Berne
jeudi 28/03/2024

Ish-presidenti i Turqisë, shqiptari nga Presheva, gjeneral Kenan Evren: I pranuam shqiptarët në Turqi ne vitin 1938 për t’i shpëtuar nga asimilimi në sllavë e grekë

Presidenti i Turqisë, gjeneral Kenan Evren: Konventen e vitit 1938 mes Turqise dhe Jugosllavisë, Tirana dhe Prishtina kurre nuk kane kerkuar ta prishin!  Ne nga Ankaraja nuk mund ta ndryshojme e as ta zhvlerësojmë, nëse këtë nuk e kerkojnë vetë shqiptarët!

“Sa i përket konventes se viti 1938 mes vendit tone me Jugosllavine, ketë ne nuk mund ta ndryshojme e as ta zhvlerësojmë, nëse këtë nuk e kerkojnë vetë shqiptarët. Pesë milion shiqotaret qe gjenden aktualisht ne vendin tone, nuk i mbajme me zor, ata mund te kthehen kur te duan ne vendin e tyre te origjinës, ne e kryem misonin tonë, i shpetuam nga shfarosja serbe dhe asimliimi në sllavë..” ka thënë Ish-presidenti i Turqisë nga Presheva gjenerali Kenan Evren ne intervistën e fundit me redaktorin e gazetes zvicerane Le Canton27.ch

Në vitin 1938 qeveria e mbretërisë jugosllave ka nënshkruar një konventë me qeverinë e Republikës së Turqisë për emigrimin e popullatës turke (në të vërtet ishte fjala për shpërnguljen e popullsisë shqiptare të konfesionit mysliman, transmeton kp), nga pjesa jugore e Serbisë, gjegjësisht nga Kosova dhe trevat tjera shqiptare që shtriheshin në 3 banovina: në banovinën e Zetës, Moravës dhe të Vardarit.

Gjeneral Kenan Evren, gazetarit te njohur nderkombëtar ne Gjenevë Nefail Maliqit: Une nuk jam president turk, por president i Turqisë!

Albanologut të ndjerë me origjinë shqiptare, prof. Nexhip Alpan (nga Zhulati i Gjirokastrës) i pëlqente të më tregonte para 9 vjetësh në Ankara historinë e Kenan Evrenit, Presidentit të shtatë të Republikës së Turqisë, i cili vizitoi në vitet ‘80 ish-Jugosllavinë. Sipas Alpanit, Evren u prit mirë në Beograd dhe në fund të takimeve zyrtare u pyet nëse kishte ndonjë kërkesë të veçantë (pyetje kortezie që u drejtohet thuajse të gjithë zyrtarëve miq). Ai tha se do të ishte shumë i lumtur nëse i vendosej në dispozicion një helikopter dhe dy kurora me lule. Kur e pyetën përse dhe për ku, ai tha se donte t‘i vendoste dy kurorat mbi varret e gjyshërve të tij në Preshevë ! Nuk harroi të shtonte se në dejet e tij rridhte gjak shqiptar, gjë që i çuditi dhe ndoshta nuk i bëri të ndihen mirë zyrtarët serbë të ish-Jugosllavisë. Kenan Evren është një personazh shumë i debatuar në Turqi, që endet mes dashurisë dhe urrejtjes, por në thelb të gjithë bashkohen se ai mbetet një burrë shteti. Dhe mu kjo kishte bere qe gazetari nderkombetare (i gazetes zvicerane Le Canton27.ch)  ta takonte kete personazh te madh te ballkanit te cilit qe ne fillim te intevistes ja kishte pritur: Une nuk jam president turk, por president i Turqisë!

Turqia ishte gati t’i mshonte Serbisë edhe para vitit 1999

Presidenti i Turqisë me origjinë shqiptare gjeneral Kenan Evren në një intervistë të parë me një gazetar shqiptar, ai ndër tjera flet për rolin e Turqisë gjatë luftës në Kosovë dhe origjinën e tij nga Presheva,Vvilajetit të Kosovës, siq shprehet Kenan Evren. Do theksuar se intervista me presidentin e Turqisë ishte botuar për herë parë në revistën në KOHA (5 qershor 1991) të zhvilluar nga Nefail Maliqi, sot redaktor i gazes zvicerane Le Vanton27.ch. Intervista me gjeneralin Evren ishte emetuar gjerësisht edhe në Radio Zagreb në gjuhën shqipe, drejtuese e së cilës ishte Besa Ceku, redaktore.

Presidenti i Turqisë me origjinë shqiptare gjeneral Kenan Evren në një intervistë të mëparshme me një gazetar shqiptar, ai ndër tjera flet për rolin e Turqisë gjatë luftës në Kosovë dhe origjinën e tij nga Presheva,Vilajetit të Kosovës, sic shprehet Kenan Evren. Do theksuar se intervistën me ish-presidentin e Turqisë e kishte zhvilluar gazetari i “Presheva jonë”. Në këtë interviste ish-presidenti Kenan Evren duke folur mbi marëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë në kohën e Enver Hoxhës permend shifra dhe pranon zyrtarisht se në Turqi sot jetojnë dhe veprojnë miliona shqiptarë me origjinë nga Kosova, Camëria e Lugina e Preshevës….

Ish-presidenti i Turqisë Kenan Evren: Shpezët  shkojne aty ku eshtë më mire, me nxehte dhe me sigurt. Shqiponja duhet t’i ruajë zogjët e vete!

Po ashtu ish-presidenti turk flet edhe për sllavët, Serbi i cili gjatë bisedës shpesh i citonte « shejtan» ose «qafir » në Ballkan. Në këtë intervistë ai flet edhe për origjinën e tij duke shpjeguar saktësish prej cilit fshat nga Lugina e Preshevës vjen familja e tij i cili edhe pas 70 vitesh dhe se shqipen nuk e kishte harruar. Ai me shume kuptonte shqpe se sa e fliste.

“Ne me shqiptarët jemi vëllezër, shumë herë nga ka ndihmuar Shqipëria. Nuk e harrojmë kurrë vitin 1974 kur ishim në konflikt me grekun, me rastin e Qipros, e qysh atëherë Shqipëria ashtu cfarë ishte, ajo u solidarizua dhe ishte në gjendje gatishmërie me forcat e veta për të na ndihmuar në këtë luftë që kishim, përballë grekut. Andaj të mirat nuk harrohen kurr dhe mu për ketë ne ju kemi borxh.!..“ tha fillimisht presidenti turk Kenan Evren.

Pyetjes për vizita tij në Ballkan Evren është përgjigjur se « “kam vizituar Jugosllavinë dhe jam i njoftuar se Kosova me rrethinë dhe gati gjysma e Maqedonisë është e banuar kryesisht me shqiptarë etnik të cilën gjë e kam ditur edhe më paarë. Dëshira ime e flaktë ka qenë që ta vizitoj Shipërinë dhe të takohem me kryetarin e atëhershëm Enver Hoxha, por ja, fatkeqësisht nuk mu dha rasti ta kontaktoja atë burrë., sepse atëbotë ky vend ishte i izoluar dhe mu për ketë nuk mu dha rasti ta shija më përsëafrmi Shqipërinë e bukur. Dëshirë të flakë po ashtu kam që ta vizitojë vendlindjen e babai time në Preshevë dhe Zoti mos ma marri shpirtin pa i pa edhe njëherë ato troje, ishalla vec nuk më tradhton shendeti.” »

Ish-presidenti i Turqisë, gjenerali Kenan Evren: Sikur t’mos ishte Turqia, sot shqiptaret do te ishin sllavë e grekë!

Se si shpjegon konventen jugollavo turke te vitit 1938 dhe a mund  të zhvleftësohet kjo marrëveshje jugosllavo-turke ? Ish-presidenti i Turqise Kenan Evren me origjine shqiptare (nga Presheva)  redaktorit te gazetes zvicerane Le Canton27.ch ju eshtë prgjigjur se “ne kohen e kralit ne Serbi shqiptaret ishin me te desikrimnuarit dhe te shytpurti ne ballkan dhe mbretëria serbe atëbote kishte qellim t’ shfraroste dhe t’mos ekzistonin si komb.

Sipa sish-presidentit te Turiqsë Kenan Evrfen « Ideja e kesaj marrëveshje ka qene me shume nga ana jonë. Qëllimi jone ishte thjeshtë t’i sjhptonim vëllezrit tanë. I pranuam shqiptarët nga Jugosllavia  në Turqi për t’i rujtuar ata shfrarosja, nga kryqi ortodoks dhe asimilimi në sllavë. Shikoni sot, ta zëmë në Sanxhak e Malë të Zi madje dhe ne Maqedoni sot kemi shqiptar kristian që nuk e dijne asnje fjalë shqip..Une kam degjuar se sot ka shiptarë qe linden pas vitit 1938 me emra sllav si Vlladimir, Lenin, Tanja, Goran, Natasha etj.. nëse gaboj me korrigjoni ju lutem. Sot keta shqiptar mbi tre milionë në Turqi flasin shqip kush ka mundur ta ruajë kane shoqatat e zhvillojne aktivitet e tyre kulturore me karakter kombëtar. Ata nuk i ftuam pergjithmonë. Por nejerëzit jane si zogjt, ku eshte me mire, me nxehte dhe ku kane me hanger, ku kanë siguri me të madhe dhe aty ku nuk sulmohen nga korbat apo gjerpërinjte, aty edhe shtegtojnë duke gjedhur nje vend me te rehatshëm për të  jetuar. Keta shqiptarë sot ne Turqi nuk i mbanë askush me zor, jane të lire dhe mund të jetojne ku të duan… »

Ish-presidenti i Turqisë nga Presheva gjenerali Kenan Evren: I pranuam shqiptarët në Turqi ne vitin 1938 për t’i shpëtuar nga asimilimi në sllavë!

« Sa i përket asaj konventes që e thatë mes Jugosllavisë dhe Turqisë, ketë ne nuk mund ta ndryshojme e as ta zhvlerësojmë, nëse këtë nuk e kerkojnë vetë shqiptarët. Ne vitin 1989 qeveria bullgare ndaj dy milionë turqëve që jetonin në Bullgari ushtroi një presion të paparë ndaj tyre dhe keshtu nisën shpërnguljet masive të tyre në drejtim të vedit tonë. Por, tani shtrohet pyetja, si përfundoi kjo ? Qeveria e Todor Zhivkovit u rrezua mu për atë politikë e cila ishte represive ndaj një populli, kur turqit ishin viktimë e kesaj politike diskriminuese meqë gjitha shtetet e botës e kishin dënuar njëzërit ketë lloj gjenocidi nga regjimi bullgar. Ku erdhi deri tek izolimi i Bullgarisë dhe keshtu Zhivkov e pagoi atë dhe ra nga skena politike. Dhe besoj se gjithe ata liderë e burrshtetas, diktator në Ballkan që ushtrojnë të njejtën politikë shtypëse sikur ky Zhivkovi, padyshim se do të bien, nëse jo sot, sigurisht nesër po… » ka shtuar Kenan Evren

Ne Turqi nuk erdhen vetem shqiptare muslimane por edhe katolik dhe ortodoks, madje edhe hebrenj dhe sot e kesaj dite ata ruajne indentitetin e tyre kombëtar dhe fetar!. Ne nuk jemi duke i mbajtur me zor ne Turqi, tash ata meqe kane dy shtete shqiptare dhe kane ruajtur me sukses identietin e tyre kombëtar, gjuhen dhe kulturen. mund te kthehen kur te duan ne vendlindje, por nuk mendoj se do t endodhe kur kemi parasysh gjenden , krizen dhe papunesine ne keto vende, ku ashtu keshtu gjendne perballe nje eksodi t emadh.  Kosova dhe Shqiperia duhet të falenderojne shtetin turk qe po mbane pesë milionet shqiptarë ketu. Kur Kosova dhe Shqiperia nuk jane ne gjendje t’i ushqejne me buke ata shqiptare qe jane aty,  merre me med sikur te ktheheshin edhe këta atje, cfare do te ndodhte me Kosoven dhe Shqiperine, ku ashtu keshtu nga keto vise po ikin te rinjt e te rejat dikur ne Turqi e sot per Itali, Greqi, Serbi, Ukraine dhe vendet tjera perendimore. Shpezet shkojne aty ku eshtë më mire, me nxehte dhe me sigurt. Shqiponja duhet t’i ruajë zogjët e vete!.. » ka thene ne fund ish-presidenti i Turqise kenan Evren ne intervisten e fundit dhene gazetarit nderkombëtar, sot redaktori i gazetes zvicerane Le Canton27.ch

 

 

Derniers articles

At the beginning of April, Reporters Without Borders will hold a conference in Tirana on the challenges and future of the Albanian media

Geneva, March 28 - On the eve of European integration and after the recent incident of Edi Rames with an Albanian journalist, international associations...

Reporters sans Frontieres në fillim të prillit në Tiranë do mbaj konfrence mbi sfidat dhe pamvarësin e mediave shqiptare

Berne, 28 mars -Në prag të integrimeve evropiane dhe pas incidentit të fundit të Edi Rames me një gazetare shqiptare, asociacionet nderkombetare janë mobilizuar...

Liberalizimi i vizave / Shkuan tre muaj, mijëra kosovarë po kthehen në vendlindje. Falemnderit mirgimtarë për mikëpritje!

Bernë, 28 mars - Liberalizimi i vizave për Kosovën nga janari i ketij viti kishte gëzuar shumë qytetarët kosvarë, te cilët patën rastin të...

Ekspertja e OKB-së: Izraeli kreu gjenocid në Gaza dhe jam kërcënuar për raportin!

Gjenevë/UN, 27 mars -Një eksperte e Kombeve të Bashkuara e cila publikoi një raport që thoshte se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza gjatë...

Kosova Kalon / Një lajm i mire nga Strasbourgu rreth Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës

Strasbourg, 27 mars -Sapo është miratuar opinioni i raportueses Bakoyannis në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës. Ky opinion rekomandon anëtarësimin...