15.4 C
Berne
samedi 3/06/2023

Shefja e diplomacise shqiptare nga Kosova znj. Gërvalla viziton Luginen e Preshevës, takon kryetarin e Bujanocit

Bujanoc, 16 dhjetor -Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bëri të ditur se i është ndaluar vizita në Luginën e Preshevës, ministres Donika Gërvalla.. Por, megjthate ajo sot ka viztuar Lugine, fale presion nderkombëtar sidomos nga Bruskeli dhe Uashingtoni. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, është takuar me kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi, njfton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ky i fundit ka thënë se kishte nderit që ta pres në takim ministren, të cilën e ka njoftuar për gjendjen politike, sociale e ekonomike të qytetarëve atje.

“Sot, kisha nderin që ta pres zëvendëskryministren njëkohësisht Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla. Ministren Gërvalla e njoftova me gjendjen politike, sociale e ekonomike të qytetarëve tanë, si dhe diskriminimin e vazhdueshëm nga Qeveria qendrore në arsim, zhvillim ekonomik, shëndetësi, me theks të veçantë pasivizimin e adresave të shqiptarëve, si dhe mos njohja e diplomave të fituara në Univerzitetet e Republikës së Kosovës. U dakorduam që bashkëpunimi jonë të vazhdojë edhe në të ardhmen deri në gjetjen e zgjidhjes së problemeve”, ka shkruar Arifi në Facebook, transmeton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Gërvalla-Schwarz ka thënë sot se ndjehet e privilegjuar që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të vizitojë përfaqësuesit institucional dhe qytetarët e komunave në Luginë.

Mirëpo vet ministrja Gërvalla ka njoftuar se sot do të vizitojë përfaqësuesit institucional dhe qytetarët e komunave në Luginë.

Ajo do të flas e do të shikojë nga afër mundësinë për thellimin e bashkëpunimit.

Postimi në Facebook:

Me një ditë vonesë, pas pak do të filloj vizitën time të parë në Luginën e Preshevës.

Ndihem shumë e privilegjuar që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të vizitoj përfaqësuesit institucional dhe qytetarët e komunave në Luginë dhe të flas e të shoh nga afër se si mund të thellojmë bashkëpunimin tonë.

Së bashku me prof. Rexhep Gjergjin jemi nisur drejt Bujanocit, ku do të takohemi fillimisht me kryetarin e kësaj komune, z. Nagip Arifi. Takime do të zhvillojmë edhe me përfaqësues të tjerë institucional në këtë komunë.

Gjatë ditës do të qëndrojmë edhe në Preshevë, ku do të takohemi edhe me kryetaren e komunës, znj. Ardita Sinani. Do të zhvillojmë takime me deputetë, përfaqësues të partive politike shqiptare dhe studentë.

 

Derniers articles

Pushimet verore: Çmimet më të ulëta në ballkan dhe Evropë ato në Shqipëri. Zvicra ka emër në Shqiperi. Hoteli « Mövenpick » në Lalez Durrës me...

Ky është hoteli me modern shqiptar «Mövenpick» në Lalez Durrës vetem 20 minuta nga kryeqyteti shqiptar Tiranës, me i preferuari për shqiptarët e diasporës! Pushimet vjetore në...

Me Xherdan Shaqirin nuk ka krizë për Zvicrën

Kur është Xherdan Shaqiri në formë padyshim se nuk ka krizë edhe për lojën e kombëtares së Zvicrës. Zvicra po përgatitet për dy sfidat e...

Zvicra fton tre shqiptarë në krye me kapitenin Granit Xhaka

Treneri i kombëtares zvicerane Murat Yakin, gazetarit shqiptar te Le Canton27.ch: Jemi gati për kualifikuese të Kampionatit Evropian. Zviceta gati edhe perballe Serbisë Selektori i...

Në fjalimin e parë nga Zyra Ovale, Presidenti Biden flet për shmangien e kolapsit financiar

Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim të premten në mbrëmje pas miratimit të ligjit për ngritjen e tavanit të borxheve që mund të marrë...

Zelensky për Putinin: Më shumë i ngjan modelit sesa presidentit

Vladimir Putin, për shkak të dëshirës së tij të vazhdueshme për t’i treguar botës diçka, duket më shumë si një manekin sesa një udhëheqës...