12.5 C
Berne
mardi 21/05/2024

Gazetat zvicerane: Vucic ditet e numeruara ne krye te shtetit serb

Nën sloganin « Serbia kundër dhunës », demonstratat u zhvilluan njëkohësisht të shtunën në Beograd dhe në tre qytetet kryesore të vendit, Novi Sad, Kragujevc dhe Nish.

Beograd, 17 qetshor -Protestat e reja masive kundër qeverisë dhe presidentit serb Aleksander Vucic, ish-zedhnrs i diktatoritvte fundi ne Evrope Mikoshevicit.  Qindra mijëra njerëz dolën në rrugët e Beogradit dhe tre qyteteve të tjera kryesore të Serbisë të shtunën. Vucic ditet e numeruara ne krye te shtetit serb. Ata qe vrasin femije nuk ju shkon gjate. Serbia ka shembull Milloshevicin, ka shkruar gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Qindra mijëra njerëz demonstruan kundër qeverisë në Beograd të shtunën, tubimi i shtatë i tillë në kryeqytet që nga maji, ka raportuar mediat zvicerane, si dhe në tre qytete të mëdha.

“Të thirrura nga disa parti opozitare pro-evropiane, tubimet akuzojnë qeverinë për promovimin e kulturës së dhunës, duke përfshirë edhe në televizion, pas dy të shtënave masive që morën jetën e 18 femijeve muajin e kaluar…” shkruan gazeta Tribune de Geneve.

Më 3 maj, një djalë 13-vjeçar vrau nëntë shokë të klasës dhe një roje në një shkollë në Beograd. Më pak se 48 orë më vonë, një i ri vrau tetë persona në dy fshatra pranë kryeqytetit. Njerëzit fillimisht demonstruan në shenjë zie, por protesta u shndërrua në një lëvizje të madhe zemërimi kundër pushtetit të presidentit Aleksandar Vuçiq.

Nën sloganin « Serbia kundër dhunës », ato u zhvilluan njëkohësisht të shtunën në Beograd dhe në tre qytetet kryesore të vendit, Novi Sad, Kragujevc dhe Nish, ku morën pjesë mijëra njerëz, sipas mediave lokale.

Lëvizja më e madhe protestuese që nga viti 2000

Organizatorët kanë paralajmëruar se lëvizja do të shtrihet edhe në dhjetë qytete të tjera nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre. Këto demonstrata janë më të mëdhatë që nga lëvizja protestuese që i parapriu rënies së ish-presidentit të fortë serb Slobodan Millosheviç në vitin 2000.

Protestuesit po kërkojnë që qeveria të heq licencën e kanaleve që transmetojnë përmbajtje të dhunshme dhe të ndalojë gazetat pro-qeveritare të rrisin tensionet duke synuar disidentët politikë. Ata kërkojnë edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe kreut të shërbimeve inteligjente. « Ose dhuna ndalet ose është Serbia, » i tha turmës të shtunën në Beograd gazetari serb Smiljan Banjac.

Për vite me radhë, kritikët e presidentit Aleksandar Vuçiq e kanë akuzuar atë se mbështetet në masa gjithnjë e më autoritare për të surratuar opozitën dhe për të mbajtur nën kontroll median dhe institucionet shtetërore. Presidenti Vuçiç i quan protestat një marifet « politik » dhe akuzon fuqitë e huaja për orkestrimin e tyre.

Derniers articles