3 C
Berne
mardi 21/03/2023

« Gazetari » nga Presheva i ashtuquajtur « kryeredaktor » i RTK-së, tuj deshte me ju « qepu Vjosës” i qepoi vetvetes!

Prishtinë, 5 shkurt -Mediat kosovare sot kane bere te ditur se masat disiplinore që RTK ka ndërmarrë ndaj përgjegjësve të protalit, janë pikërisht shkarkim nga puna, ku bëhet fjalë për nje « gazetar » nga Presheva te ashtuqjuajtur si kryeredaktor Altin Ahmeti i cili njihet per gafe te tjera duke bllokuar informacione me kararakter kombëtar qofte ato nga Lugina apo ato nga Zvicra, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Altin Ahmeti, skandal pas skandalit… deri ne largim!  Deshti “M’i qepu Vjosës” i kushton me punë « kryeredaktorit » të RTK-së

Sipas mediave ne Prishtinë i ashtuqujturi kryedaktor, nje teknik i web-faqes së Radio Televizionit të Kosovës, Altin Ahmeti me 1 mars te vitit 2020 ishte rrahur keq dhe brutalisht nga nje ri shqiptar në një lokal të Prishtinës. RTK kishte mësuar që ky sulm fizik ndaj gazetarit Ahmeti, ka ndodhur në lokalin “Friends Aveny” të kryeqytetit.

Një lajm i shpërndarë në disa media dje është vlerësuar si tendencioz ndaj presidentes së vendit, Vjosa Osmanit.

Një sugjerim redaksional i cili nuk është korrigjuar ka bërë që nga Zyra e Presidentes të kërkohet kërkim falje publike për linçimin e bërë ndaj presidentes.

Një gjë e tillë duket t’i ketë kushtuar kryeredaktorit të portalit të RTK-së me vendin e punës.

“RTK i kërkon falje opinionit publik dhe Presidentes së Republikës për publikimin e një lajmi tendecioz në portalin rtklive.com, i cili nuk është lajm i prodhuar nga stafi i RTK-së, por i huazuar nga medie të tjera. Ky lajm i publikuar dje, nuk është në përputhje me standardet profesionale dhe me misionin e RTK-së si transmetues publik. Në mbledhjen e sotme, pos vendimeve të tjera, Menaxhmenti i RTK-së ka miratuar marrjen e masave adekuate disiplinore ndaj përgjegjësve në portalin e RTK-së”, thuhet në kërkim faljen e mediumit publik, transmeton gazeta zvicerane Le Canton27.ch duke ju referuar mediave kosovare.

Burimet bëjnë me dije se masat disiplinore që RTK ka ndërmarrë ndaj përgjegjësve të protalit, të referuar në deklaratën e mediumit, janë pikërisht shkarkim nga puna, gjithashtu pohojnë se bëhet fjalë për kryeredaktorin Altin Ahmeti. « Gazetari » nga Presheva i ashtuquajtur « kryeredaktor » i RTK-së, tuj deshte me ju « qepu Vjosës” i qepoi vetvetes!

Derniers articles

Sali Berisha në ATV: Arsytimi i Vuçiqit pse nuk e firmosi marrëveshjen nuk është i sinqertë, ja çfarë po fshehë ai

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në emisionin “A23” në ATV, tha se arsyetimi i presidentit serb, Aleksander Vuçiq për të mos e firmosur marrëveshjen...

Shefi OKB-se mbeshtet marreveshjen e Ohrit mes dy shteteve fqinje Kosoves dhe Serbise

Berne, 20 mars -Sekretari i Përgjithshëm mirëpret njoftimin e fundit nga Bashkimi Evropian për një marrëveshje nga palët për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën...

Nga Brukseli ne Ohër, Zotimi gojor ka peshe!..

Shkruan: Muhamet MAVRAJ Zotimi gojor ka peshe, por eshte dicka tjeter nga nenshkrimi i dokumenteve. Dialogu, bisedimet, takimet jane me te mira sesa izolimet ose konfliktet...

Përfunduan diskutimet maratonike në Ohër mes Kurtit dhe Vucicit nën patronazhin e BE-së. Arrihet marreveshje, por presidenti serb refuzoi te nenshkruaj

Oher, 18 mars -Rundi i bisedimeve maratonike mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë pas 12 oresh ka përfunduar. Mesohet se ka një dakordim mes...

Le Conseil fédéral adopte le rapport sur l’exercice du droit de vote depuis l’étranger

Berne, 17 mars Lors de sa séance du 17 mars 2023, le Conseil fédéral a adopté un rapport sur l’exercice du droit de vote...