4.1 C
Berne
vendredi 19/04/2024

Gazetat e Prishtines dhe Tiranës: Samiti Botëror në Davos, historik për shqiptarët! Flet gazetari i vetëm shqiptar që po ndjekë nga afër këtë konference nderkombëtare

Në mesin e 2.500 liderëve botëror nga politika, biznesi, shoqëria civile, këtë eveniment ndërkombëtar e ndoqën edhe mbi 300 gazetarë të mediave të njohur botërore, në mesin e tyre edhe një gazatar shqiptar.

Është ky gazetari ynë i njohur ndërkombëtar Nefail Maliqi redakor i gazetës zvicerane Le Canton27.ch

Kolegu ynë në një bisedë për gazetën “Bota sot” ka theksuar se “këtë vit ka qenë intersim i madh jo vetëm i perosnalieteve botërore por edhe i gazetarëve për të ndjekur Forumin Ekonomik Botëror. Një për shkaktë  kalimit të pandemisë, ndihej njëfarë çlirimi por edhe për shkak të motit të mirë që mbajti, pasi që ky forum është mbajtur gjithnjë në mes të dimrit 20-25 janar”, tregon Maliqi.

Maliqi ka treguar se sivjet ishin bërë mbi 1000 kërkesa nga gazetarë të vendeve të ndryshne nga mbarë bota, për ta ndjekur samitin e botëror në Davos.

Përveç këtij Fourmi Ekonomik Botëror, gazetari Maliqi ka ndjekur edhe kongrese e samite të shumta me karakter ndërkombëtar duke filluar nga Konferenca e Rambuillet për Kosovën, ato të Gjykatës të Hagës, të NATO-s, procesin e  dialogut të BE-së në Bruksel deri tek këto të fundit të Interpol-it në Dubai, Forumin Carns Monatan, samiti i fundit në Gjenevë nga takimi mes Biden dhe Putin si dhe asamblete gjenerale të FIFA-s dhe UEFA-s kur Kosova u bë anëtare etj..

“Të jesh gazetar në mesin e kolegëve të mediave të medha botërore në keso evenemente me karakter ndërkombëtar ku po marrin pjesë mbi njëqind ministra, kryeministra dhe burrë shetes boteror për një gazetar është diçka më shumë se fat, është privilegj dhe vlerësim i punës dhe profesionalizmit”, ka thënë Nefail Maliqi për gazetën “Bota sot”.

Maliqi ka treguar se cilat personalitete intervistoi dhe takoi në Davos

“Ketop doizte en Davps pata rastin te intervistoj dhe te takoj shumë personalitete si përfaqësues të qeverive të ndryshme po ashtu edhe nga ata nga organizatave ndërkombëtare si nga OKB, NATO, Interpol, BE etj. Pata rastin ta takoj presidentin e Zvicres z.Cassis, pastaj shefin e NATO-s Stlltenberg, kryemnsitrin Kurti, kryeministrin Abazavic, kryetarin e Kievit Vitali Klistchko kampion i boksit etj. Po ashtu takova edhe kolegë gazetarë të njohur atë të CNN Raichard Quest, Christian Dorer, shef i gazetës prestigjioze në Zvicër Blick, pastaj një kolege nga Dubai gazetare shumë e njohur e EBA, Maya Hojeij nga TV prestigjioz arab Alsharq Neës si dhe kolegë tjerë zviceran nga ATS, ata amerikanë, gjermanë, izraelit etj.”.

Takimi i samitit botëror sivjet iu përqendrua rreth temës Historia në një pikë kthese: Politikat qeveritare dhe strategjitë e biznesit, ku në fokus kishin Ukrainën. Referuesit e sivjet debatuan për të gjetur zgjidhje për sfidat më urgjente të botës, duke përfshirë pandeminë globale në vazhdim, luftën në Ukrainë, goditjet gjeo-ekonomike dhe ndryshimet klimatike.. Përveç Ukrainës për 4 ditë rresht këtu në Davos po debatohet edhe për Kosovën dhe shqiptarët nga takime të shumta që po zhvillojnë kryeminstrat shqiptarë Albin Kurti si dhe ai nga Malii i Zi Abazoviq dhe përfaqësues nga delagacioni nga Maqedonia e Veriut. Është ky një forum histroik, se për herë të parë sivjet morën pjese dy kryeministra shqiptarë ai nga Kosova dhe Mali i Zi, respektivisht Albin Kurti dhe Dritan Abazoviq”, shprehet Maliqi.

Kurse, sa i përket mospranisë së kryeminisrit nga Tirana, Edi Rama, kolegu Maliqi nga Davosi ka theksuar se « realisht më shumë mungoi flamuri shqiptarë sivjet në Davos. Mos prania e tij këtu, më shumë u shpjegua e pakuptimtë. Mua, personalisht shumë më erdhi keq që sivjet nuk e pash flamurin shqiptarë në këtë samit botëror paralel me flamujt tjerë botëror. Sidoqoftë zemrën ma « zbuti » kur e pash ketu duke valuar flamuri i Kosovës ne ballë të godinës kurse ai i Serbisë ishte rënë poshtë për toke bashke me disa flamuj të disa vendeve sllave. Delegacionet nga Prishtina, Potgorica dhe Shkupi përfaqësun denjësisht  shqiptarët në Ballkan, ku morën pjesë mbi 100 shqiptarë, ministra, kryeministra si dhe ambasadorë me stafin e tyre…”.

Kurse, lidhur me prezencën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Forumin Botëror në Davos, Nefail Maliqi e ka cilësuar si një vizitë të suksesshme.

“Për tri ditë rresht Kurti në Forumin botëror në Davos të Zvicrës i shoqëruar nga ambasadori Sami Ukelli në Bernë zhillon një aktivitet të dendur ekonomik dhe diplomatik nga takimet e shumta me liderë politik dhe të tjerë nga fusha e biznesit… », tha ai.

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti qysh në ditën e parë në Davos takoi zëvendëspresidentin e Zvicrës, Alain Berset

Gjatë këtij takimi  u vlerësuan lartë marrëdhëniet e afërta miqësore dhe lidhjet e ngushta njerëzore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

« Zv.presidenti Berset tha se Republika e Kosovës është shtet prioritar për Konfederatën Zvicerane. Berna ka shprehur  gatshmërinë të mbështes anëtarësimin e Kosovës në KE dhe në integrime evropianene » ka thënë redaktori i gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch, i cili është i vetmi gazetar shqiptar në mesin e 300 kolegëve zviceran dhe të tjerëve nga mbarë bota që po ndjekin këtë forum botëror.

Ai tha se, Albin Kurti, ishte sot pjesë e panelit diskutues me temën “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos/Klosters.

“Përveç  kryeministrit Kurti, në këtë panel diskutuan edhe liderë dhe përfaqësues tjerë të qeverive botërore si kryeministri tjetër shqiptar Dritan Abazoviq, Kryeministër i Malit të Zi, Alexander Schallenberg, Ministër Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë, Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Miroslav Lajqak, Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Odile Françoise Renaud-Basso nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh)… »

Diskutimi në panel u kryesua nga Børge Brende, President i Forumit Ekonomik Botëror, ndërsa u prezantua nga Mirek Dusek, Zëvendës Drejtor i Qendrës për Çështje Gjeopolitike dhe Rajonale, njëherit Anëtar i ExCom, Forumi Ekonomik Botëror. /Marre nga Bota Sot

Derniers articles

Policia zvicerane arreston “bombarduesin”, adoleshenti nga Kosova dyshohet si bashkëpunëtor i ISIS-it

Bernë, 19 prill -Një adoleshent me prejardhje nga Kosova u arrestua para disa ditësh në Zvicër, konkretisht në qytetin e Schaffhausenit. Ai bashkë edhe...

11 vjet nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Bruksel, dokumenti me firmën e Hashim Thacit dhe Isa Mustafes përfshinë edhe themelimin e « Asociacionit serb »

Prishtnë, 19 prill -Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i...

La polizia kosovara arresta una svizzera dopo aver minacciato un cittadino

Pristina, 19 aprile - Una cittadina svizzera è stata arrestata dalla polizia del Kosovo, dopo aver minacciato un uomo kosovaro sui social media, riferisce...

Die kosovarische Polizei nimmt eine Schweizerin fest, nachdem sie einen Bürger bedroht hatte

Prishtina, 19. April – Eine Schweizer Staatsbürgerin wurde von der kosovarischen Polizei festgenommen, nachdem sie in den sozialen Medien einen Kosovaren bedroht hatte, berichtet...

La police kosovare arrête une Suissesse après avoir menacé un citoyen

Prishtina, 19 avril - Une citoyenne suisse a été arrêtée par la police du Kosovo après avoir menacé un Kosovar sur les réseaux sociaux,...