3 C
Berne
mardi 21/03/2023

Fondi i Sigurisë/ Zelenski Hero në Ukrainë, Mehaj Hero në Kosovë!

Nuk është vetëm Fondi, angazhimi I Mehajt për të fuqizuar ushtrinë e Kosovës, por tashmë është ikona, frymëzimi i ushtarëve për të mbrojtë vendin. Angazhimi I ministrit Mehaj për ushtrinë e Kosovës nuk peshohet me fjalë, por e meriton epitetin e heroit me liri, duke vënë paralele me heroizmin e presidentit Ukrainas në luftë.

Derisa ministri Mehaj, flet për fuqizimin e ushtrinë ai ka thënë se për një ushtri te fuqishme nuk mjafton vetëm buxheti I shtetit, prandaj kontributi qytetar është i nevojshëm e i çmueshëm.

“Është e domosdoshme që Ushtria e Kosovës të forcohet. Është e vështirë ta bëjmë këtë vetëm me buxhetin që e kemi”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“Donacioni i secilit është i çmueshëm dhe i pa zëvendësueshëm”.

Mehaj ka premtuar se Fondi i Sigurisë do të menaxhohet nga Ministria e Financave me transparencë dhe llogaridhënie të plotë.

“Vetëm së bashku mund të arrijmë qëllimin jetik – Ushtrinë tonë moderne dhe të pajisur sipas standardeve të NATO-së”.

Postimi i plotë:

Përshëndetje të gjithë shqiptarëve kudo që jetoni, veproni e punoni,

Është e domosdoshme që Ushtria e Kosovës të forcohet. Është e vështirë ta bëjmë këtë vetëm me buxhetin që e kemi.

Për ta bërë këtë kemi hapur ‘’Fondin e Sigurisë’’, i cili do të jetë në shërbim të institucioneve të sigurisë së vendit tonë.

Atdheu ynë ka nevojë për ne, jam i bindur që do t’i përgjigjemi pozitivisht siç kemi bërë gjithmonë.
Donacioni i secilit është i çmueshëm dhe i pa zëvendësueshëm.

Vetëm së bashku mund të arrijmë qëllimin jetik – Ushtrinë tonë moderne dhe të pajisur sipas standardeve të NATO-së.

Fondi i Sigurisë do të menaxhohet nga Ministria e Financave me transparencë dhe llogaridhënie të plotë. Fondi është hapur në Bankën Qëndrore të Republikës së Kosovës.

Emërtimi i llogarisë/Account name Fondi i Sigurisë
Nr. i llogarisë/Acc. number 1000400070008619
IBAN XK051000400070008619
SWIFT-BIC CBRKXKPRXXX

Ju falënderojë për të gjitha mesazhet që më keni dërguar, ekziston një mobilizim dhe vullnet i jashtëzakonshëm për të dhënë donacione për ushtrinë tonë.

Ushtria jonë buron nga populli.
Ajo i shërben vetëm popullit dhe paqes!

Derniers articles

Sali Berisha në ATV: Arsytimi i Vuçiqit pse nuk e firmosi marrëveshjen nuk është i sinqertë, ja çfarë po fshehë ai

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në emisionin “A23” në ATV, tha se arsyetimi i presidentit serb, Aleksander Vuçiq për të mos e firmosur marrëveshjen...

Shefi OKB-se mbeshtet marreveshjen e Ohrit mes dy shteteve fqinje Kosoves dhe Serbise

Berne, 20 mars -Sekretari i Përgjithshëm mirëpret njoftimin e fundit nga Bashkimi Evropian për një marrëveshje nga palët për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën...

Nga Brukseli ne Ohër, Zotimi gojor ka peshe!..

Shkruan: Muhamet MAVRAJ Zotimi gojor ka peshe, por eshte dicka tjeter nga nenshkrimi i dokumenteve. Dialogu, bisedimet, takimet jane me te mira sesa izolimet ose konfliktet...

Përfunduan diskutimet maratonike në Ohër mes Kurtit dhe Vucicit nën patronazhin e BE-së. Arrihet marreveshje, por presidenti serb refuzoi te nenshkruaj

Oher, 18 mars -Rundi i bisedimeve maratonike mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë pas 12 oresh ka përfunduar. Mesohet se ka një dakordim mes...

Le Conseil fédéral adopte le rapport sur l’exercice du droit de vote depuis l’étranger

Berne, 17 mars Lors de sa séance du 17 mars 2023, le Conseil fédéral a adopté un rapport sur l’exercice du droit de vote...