4.1 C
Berne
vendredi 19/04/2024

FIFA dënoi Serbinë për fyerjet ndaj Xhakës. Po Zana Avdiun kush duhet denuar që po ashtu ka fyer publikisht yllin e kombëtares zvicerane

Prishtinë, 14 janar -FIFA ka gjobitur Serbinë me 50,000 franga zvicerane (54,000 dollarë) për thirrjet ofenduese të tifozëve gjatë humbjes 3-2 kundër Zvicrës. Bëhet fjalë për ndeshjen në Kupën e Botës në Katar, ku tifozët serbë kanë fyer vazhdimisht Granit Xhkën, Xherdan Shaqirin dhe dy lojtarë të tjerë të shqiptarë të Zvicrës, shkruan nga Prishtina korrespondenti i gazetës zvicerane Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve nga FIFA.

Pas ketij denimi te Serbise nga ana e FIFA-s pse kishte fyer Xhakën, gazeta zvicerane Le Canton27.ch ka shtruar pyetjen po Zana Avdiun a duhet denuar, që po ashtu ka fyer publikisht yllin e kombëtares zvicerane?

Nese FIFA nuk e denoi Zana Avdiun, a duhet te beje kete ndokush nga Federata e Futbollit Zviceran (FFZ) , nga ekip i kombtares -NATI apo ndokush nga Kosova per shembull Federat e Futbollit Kosovar (FFK) meqe eshte ne pyetje ruatja e imazhit dhe reputacionit te nje ylli te futbollit boteror dhe kapitenit te kombëatres zvicerane Granit Xhakes (me origjinë shqiptare nga Kosova)  kembet e te cilit kerkohet te blehen deri ne 50 milone euro. Fyerjet publike jane te ndaluara kudo ne bote, jo vetem ne Zvicer por edhe ne Kosove e Shqiperi, për cka ato jane ndeshkuar nga ato vende ku funksionon shteti juridik.

Për shembl, ne Zvicer t’i thuash prostitute nje femre edhe nëse ajo eshte vertete prostitute « me letra « , nuk ketë drejtë, sepse denohesh se paku me 500 CHF. Ne Kosove me profesionin e gazetarit apo analisteve abuozhet, cka  fjala e lire shpesh keqperdoret, ku ne emer të « shprehjes se lire » fyehen personalitetet kombëtare?! Fyerja ndaj kapitenit te kombëatres zvcierane Granit Xhakes eshte nje rast me drastik, sepse ai eshte nje personalitet me vlera kombetare dhe nderkombëtare,  ka shkruar gazeta zvicereane Le Canton27.ch

Përveç gjobës FIFA, e ka sanksionuar edhe me mbyllje të pjesshme të stadiumit në ndeshjen e radhës të FIFA-s.

“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka sanksionuar Federatën e Futbollit të Serbisë me një gjobë prej 50,000 CHF dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit (25% e vendeve të mbyllura) në ndeshjen e radhës zyrtare të FIFA-s që do të luhet në nivelin “A” nga kombëtarja e saj e meshkujve për shkelje të neneve 13 (Diskriminimi) dhe 12 (Sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve) të Kodit Disiplinor të FIFA-s në dritën e thirrjeve nga mbështetësit serbë dhe sjelljen e keqe të ekipit (sanksione individuale për shtatë lojtarë) gjatë ndeshjes Serbi kundër Zvicrës FIFA Ëorld Cup”, thuhet  nga FIFA

Derniers articles

Policia zvicerane arreston “bombarduesin”, adoleshenti nga Kosova dyshohet si bashkëpunëtor i ISIS-it

Bernë, 19 prill -Një adoleshent me prejardhje nga Kosova u arrestua para disa ditësh në Zvicër, konkretisht në qytetin e Schaffhausenit. Ai bashkë edhe...

11 vjet nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Bruksel, dokumenti me firmën e Hashim Thacit dhe Isa Mustafes përfshinë edhe themelimin e « Asociacionit serb »

Prishtnë, 19 prill -Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i...

La polizia kosovara arresta una svizzera dopo aver minacciato un cittadino

Pristina, 19 aprile - Una cittadina svizzera è stata arrestata dalla polizia del Kosovo, dopo aver minacciato un uomo kosovaro sui social media, riferisce...

Die kosovarische Polizei nimmt eine Schweizerin fest, nachdem sie einen Bürger bedroht hatte

Prishtina, 19. April – Eine Schweizer Staatsbürgerin wurde von der kosovarischen Polizei festgenommen, nachdem sie in den sozialen Medien einen Kosovaren bedroht hatte, berichtet...

La police kosovare arrête une Suissesse après avoir menacé un citoyen

Prishtina, 19 avril - Une citoyenne suisse a été arrêtée par la police du Kosovo après avoir menacé un Kosovar sur les réseaux sociaux,...