7.5 C
Berne
vendredi 31/03/2023

Sot ne Pogradec: Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ Në Pogradec nis të dielën edicioni i 10-të i Festivalit Ballkanik për filmin dhe kulinarinë, në kushtet e masave të mbrojtjes ndaj Covid-19.

Pogradeci ka hapur dyert për të mikpritur regjisorë, producentë dhe aktorë nga të gjitha vendet e Ballkanit.

Qyteti bregliqenor do të jetë për një javë nga data 13-17 shtator kryeqendra e kinematografisë ballkanike.

Eventi, i cili tashmë është kthyer në traditë, por që këtë vit do të zhvillohet në masat e respektimit të protokolleve të sigurisë ndaj Covid-19, synon evidentimin e arritjeve të kinemasë bashkëkohore ballkanase si dhe krijimin e hapësirave për të ndërvepruar midis kineastëve.

Më tepër se 40 filma artistikë dhe dokumentarë, të producentëve dhe regjisorëve të afirmuar dhe të rinj do të shfaqen për publikun pogradecar dhe turistët në kinemanë e qytetit.

Ndërsa pjesë e Festivalit do të jetë edhe gatimet apo kulinaria tradicionale e Pogradecit që shquhet për shije dhe receta të veçanta. e.xh/j.p/r.e/

Derniers articles

Berna dhe Tirana nënshkruajnë marrëveshje deri në 2026! Financim e digjitalizimit te KQZ me 1.2 milione CHF

Titane, 24 mars -Në kuadër të bashkëpunimit për dixhitalizimit, Tirana ka nënshkruar sot marrëveshje nje marreveshje me autoritet e Bernes deri në 2026 me...

Historike, emri i Kosovës, për herë të parë pas 20 vitesh, nuk permendet ne raportin e OKB-së anti drogë. Ja cfare thuhet për Shqiperine...

Gjenevë/ UN, 31 mars -Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar këtë të enjte  raportin për prodhimin e kokainës në nivel global. Në raportin...

Sipas raportit të OKB-së, Shqipëria dhe Serbia bëjnë kontrabande të hapur të drogës, Kosova nuk përmendet pas 20 vitesh

Gjenevë/ UN, 31 mars -Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar këtë të enjte  raportin për prodhimin e kokainës në nivel global. Në raportin...

Ramazani ne burgun e Scheveningenit / Nga Haga tregojnë se Thaci, Veseli dhe te tjerët a po agjërojnë…

Hagë, 30 mars -Njerezit, ata te komuniteti muslimanë ne lufte e ne burgje kane mbajtur ramazanin. Edhe në luften e fundit perballe Serbise lufëtarete...

Rekord: Diaspora shqiptare nga Zvicra vitin e kaluar ka dërguar në Kosovë rreth 100 milionë CHF

Prishtinë, 30 mars -Diaspora vazhdon të luaj një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës. Përgjatë një viti nga mërgimtarët dërgohen para të...