15.1 C
Berne
vendredi 2/06/2023

Halloweeni koshmar, nga «festa» kthehet në tragjedi! Mbi 153 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur, 300 te zhdukur!

Ka shkuar në 153 numri i persona që kanë vdekur në një përplasje mes turmave të mëdha që festonin Halloween në një zonë të njohur për jetën e natës në kryeqytetin Seul të Koresë së Jugut.

Agjencia e lajmeve Yonhap citoi shërbimet e urgjencës duke thënë se mbi 200 tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë festimeve në lagjen Itaewon.

Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë çanta trupash në rrugë, punonjës të urgjencës që kryejnë CPR dhe shpëtimtarë që përpiqen të tërheqin njerëzit e bllokuar nën të tjerët në turmë. Ndërkohë, Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol ka thirrur një takim urgjent.

Ndërkohë, Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol ka thirrur një takim urgjent. Raportohet se kishte rreth 100 mijë persona që po argëtoheshin në zonë gjatë festimeve për Hallowen.

Postimet në rrjetet sociale të publikuara më herët tregojnë disa njerëz që vërejnë se zona e Itaewon ishte aq shumë e populluar sa ndiheshin të pasigurt edhe kur merrnin frymë. Më shumë se 400 punonjës të urgjencës nga e gjithë Koreja e Jugut janë vendosur në zonë, duke përfshirë çdo punonjës të disponueshëm në vetë kryeqytetin.

Këtu përfshihen 140 ambulanca që kanë nxituar për të trajtuar njerëzit në vendngjarje.

Derniers articles

Po na vijnë në Zvicer ambasadorët e rinj nga Tirana. Mustafa Nano propozohet në Bernë, Vasilika Hysi në Gjenevë (OKB)

Gjenevë/Tiranë, 31 maj -Qeveria ka gati emrat e ambasadorëve të rinj të Shqipërisë që do të marrin postet e tyre në përfundim të mandateve...

Diaspora shqiptare në Zvicër të shqetësuar, sy e veshë kah Kosova: Dje Miloshevic na imponoi luftën, sot Vucic, po na imponon të veshim sërish...

Bernë, 30 maj -Po bëhen gati një javë qe kur në veriu i Kosovës po « vlon » nga protestues ebanda krimIninale nga Seriba...

Një tjetër shqiptar në Zvicër godet gruan e vetë me thikë. Kjo ndodhi në Gjenevë…

Gjenevë, 30 maj -Nje pas pas nje varsje me thike t enje shipatre ne Zvcer (Vevey) rasti tjeter ka ndodur sot ne Gjenevë, respktivisht...

Teniseri me origjine shqiptare Novak Gjokoviç mund te diskualifikohet ose te pezullohet pas provokimeve të tij në Roland-Garros

Dje Austarlia, sot Kosova, rrespektivisht racizmi i tij ndaj shqiptareve  po e zbeh imazhin dhe repuatcionin e tenserit serb ne bote, per te cilin...

Zvicra reagon pas sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri, bën thirrje të kthehet qetësia në rajon

Bernë, 30 maj -Zvicra ka reaguar pas sulmeve të protestuesve serbë në Zveçan ndaj ushtarëve të NATO-s, ku ditën e hënë serbët lënduan 30...