1.8 C
Berne
jeudi 25/04/2024

Federata Zvicerane e Futbollit: Nuk e kemi ndaluar shqiponjën, kemi respekt për flamurin shqiptar

Bernë, 27 shtator -« Asesi nuk bëhet fjalë për ndalimin e mbajtjes së simbolit të shqiponjës. Ne kemi respekt për flamurin shqiptar, për popullin shqiptar, për të gjithë komunitetin shqiptar në Zvicër dhe njerëzit që përfaqësojnë Shqipërinë në mbarë botën… » ka thëme sot për gazeten zvicerane në shqip Le Canton27.ch z.Adrian Arnold, shef për media ne  FFS duke ju përgjighur zhurmes se disa mediave, sipas te cilave « Zvicra paska ndalur simbolin e shqipnjes ne vendin tone para boterorit »

« Zvicra ndalon shqiponjen shqiptare »; « Federata Zvicerane e Futbollit vendosi t’u ndalojë lojtarëve me origjinë shqiptare »; « Zvicra ndalon Xhakën dhe Shaqirin të festojnë me shqiponjën »; « Zvicra ua ndalon shqiptarëve festimin me shqiponjë në Botëror »…jane keta vetem disa tituj ne disa media albannofone ne Zvicer dhe ne ato shqiptare ne ballkan qe i hasem diteve të fundit. Por zyrtaret e Federtates se Futbollit ne Zvicer (FFS) mendojne ndryshe dhe per gazetën zvicerane Le Canton27.ch e kane demantuar. Lajmi me titujt bombastik se « Zvicra kishte ndaluar shqiponjen » beri jehone ne medat serbe, i cili i ishte top news ne Serbi.

FFS: Nuk bëhet fjalë për ndalimin e mbajtjes së simbolit të shqiponjës

Zyrtaret e FFS e deshmojune edhe me intervisten e fundit  te Pierluigi Tami, menaxherin e kombëtares, i cili kihste folur per ate nëse sporti dhe politika duhet të ndahen apo jo.

Sipas Adrian Arnold, shef për media ne  FFS « Drejtori ynë i shpjegoi qarte se është në strategjinë e Federatës Zvicerane të Futbollit që të dëshirojë të ndajë qartë sportin dhe politikën në fushë. Që ne duam të jetojmë vlera të tilla si toleranca, respekti dhe solidariteti – mes nesh dhe ndaj të gjithëve. »

Në vazhdim drejtori i Federates se Futbollit e rikonfirmon se Zvicra (FFS) « Nuk duhet të ketë – në çdo ndeshje – asnjë fjalë, asnjë gjest apo, në përgjithësi, ndonjë sjellje në fushë që provokon ndjeshmëri të tjera, qofshin ato fetare, politike apo seksuale”. Pra siq po shifet nuk behet fjale ketu per shqiponjen shqiptare!

« Prandaj nuk bëhet fjalë për ndalimin e mbajtjes së simbolit të shqiponjës. E vetmja gjë që ne aspirojmë është ndarja e politikës nga sporti në fushë. Ne kemi respekt për flamurin shqiptar, për popullin shqiptar, për të gjithë komunitetin shqiptar në Zvicër dhe njerëzit që përfaqësojnë Shqipërinë në mbarë botën… » (Donc pas question d’interdire de porter le symbole de l’aigle. La seule chose à laquelle nous aspirons est la séparation de la politique et du sport sur le terrain. Nous avons du respect pour le drapeau albanais, pour le peuple albanais, pour toutes la communauté albanaise en Suisse) ka thënë për gazeten zvicerane Le Canton27.ch z.Adrian Arnold, shef për media ne  FFS.

E kuptuam qe Zvicra nuk e ka ndaluar. Por pyetja ishte se Zvicra, rrespektivisht Federata Zvicerane e Futbollit a ju ka ndaluar te botërori “Shqiponjën” shqiptare (Shaqiri, Xhakes…) nga ndeshjet e Botërorit nëse shënon gol për Zvicrën?

«Ne nuk kemi dhënë asnjë ndalim për lojtarët tanë. Ajo që bëjmë gjithmonë është që para çdo ndeshje të analizojmë dhe të përgatitemi me lojtarët tanë aty ku janë ndjeshmëritë. Të njëjtën analizë do ta bëjmë edhe para ndeshjeve në Katar…´ ka shtuar z. Arnold Adrian. (Wir haben kein Verbot gegenüber unseren Spielern ausgesprochen. Was wir immer machen, ist vor jedem Spiel zusammen mit unseren Spielern zu analysieren und vorzubereiten, wo es Sensibilitäten gibt. Diese Analyse werden wir entsprechend auch vor den Spielen in Katar machen.)

Pra siq po shifet, sipas autoriteteve zviucerane, titujt e javës së kaluar ne disa portale ishin për fat të keq të gabuar dhe « hasmuan » kot zviceranet dhe shqiptaret, përkunder raporteve te shkelqyeshme miqësore.

Selektori i Zvicrës Murat Yakin per gazeten zvicerane në shqip Le Canton27.ch: Me futbollistet tane me origjine shqiptare kemi raporte te shkelqyeshme. Si ne tepine e gjelbert ashtu edhe ne jeten privete lojtaret tane jane shembull per ekipet tjera për nga toleranca dhe bashkëpinimi

  • Le Canton27.ch: Cfarë dini për Kosovën, Shqipërinë për shqiparet ne përgjithësi… A keni miq shqiptarë, keni vizituar ndonjëherë këto rajone te futbollistve te juaj qe po e bëjnë shqiponjen?

Aucune description disponible.Murat Yakin: Për Kosovën, unë nuk e di, por unë do të doja të shkoj, sepse unë kam shumë miq shqiptarë dhe kosovarë, të cilat janë nga kjo prejardhje. Dhe në karrierën time kam pasur gjithmonë lojtarë me origjinë shqiptare. Ne e dimë se do të ketë shumë spektatorë me origjinë shqiptare dhe bleva 70 bileta për miqtë e mi dhe 90% e këtyre miqve janë me origjinë shqiptare!

Unë vetëm kam përvoja të mira me lojtarët me origjinë shqiptare. Ata janë të gatshëm të integrohen, të përshtaten me sistemin. Ata kanë shumë disiplinë, mirënjohjës dhe shpesh më falemnderojne për atë që ata mësoje. Ata gjithashtu punojnë shumë dhe janë të uritur për suksese. Ata shpesh nuk mund të kenë të njëjtat burime financiare në vendilindje  nga familjet e tyre, por këtu ne Zvcer ndiejmë dëshirën për të arritur suksese në futboll. Në komunitetin e futbollit është shumë i rëndësishëm dhe shohim se ata duan të kenë sukses në këto rrethana. Kam vërejtur se ata janë shumë ambiciozë dhe kanë një dëshirë për të mbajtur së bashku në ekip. Ky mentalitet është diçka shumë e ndryshme nga kombet e tjera. Ky është një shembull i mire i integrimit.

Derniers articles

Takimi në selinë e OKB/ Guterres i përsërit kërkesën Vuçiçit: Dorëzo terroristët e Banjskës!

Berne, 24 prill -Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u takua sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç , në New York. Ata diskutuan...

Maqedonia e Veriut, sot mban zgjedhjet presidenciale

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale që mbahen sot kanë gjithsej 1.814.317 votues. Deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të...

Shefja e Policise Federale (FEDPOL) Nicoletta della Valle jep dorëheqjen

Drejtoresha e Policise Federale te Zvicres në biesde me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi Bernë, 24 prill -Drejtoresha e Fedpol,...

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 22 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...