20.3 C
Berne
jeudi 13/06/2024

Federata Evropiane e Gazetareve (EFJ) tuboi ne Prishtine mbi 200 gazetare nga mbare bota. Ju be apel regjimeve totalitare te kene kujdes ndaj mediave dhe gazetareve

Prishtine 23 maj -Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, për herë të parë priti mbi 200 gazetarë e delegatë të asociacioneve e unioneve nga ballkani dhe disa shtete nga Evropa aty ishin edhe perfaqesue te asociacioneve te gazetareve nga Shqiperia dhe Zvicra (APES), njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) mbaji takimin e saj vjetor në Prishtinë (23-24 maj) ne Kosovë, kur prezentuan mbi 200 gazetarë dhe përfaqësues të sindikatave nga 45 vende evropiane pritet të takohen më 23-24 maj 2024. Prishtina u zgjodh si qyteti pritës i kongresit të ardhshëm të EFJ-së, duke përfaqësuar 320,000 gazetarë në Evropë. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës si anëtar i Federatës Evropiane të Gazetarëve, është nikoqir i takimit të përvjetshëm të kësaj organizate.

Te pranishmit i pershendeti dhe ju deshiroi mireadheje kolegu Ricardo Gutierrez, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Europiane. Fjalimet hyrëse u bënë nga Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, Presidentja e EFJ-së, Maja Sever, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, si dhe gazetarja ukrainase e strehuar në Kosovë, Lyudmila Makei.

Ne kete takim vjetro pune te EFJ-se ishin edhe krere dhe perfaqesue te shoqatave te gazetareve nga Shqiperia Arbër Hitaj, kryetar i shoqatës së gazetarëve europian (AEJ)  Isa Myzyraj. Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë (APJ)  dhe  si Bardhi Quku nga  Unionit të Gazetarëve Shqiptar.  (UGSH) dhe nga Zvicra ishte Nefail Maliqi perfaqesues  nga Asoaciacioni i Gazetareve te Huaj ne Zvicer dhe Liechtenstein (APES-Foreign Press Association in Switzerland and Liechtenstein), njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Pas fjalimeve hyrëse, u zhvillua edhe një diskutim për raportimin nga lufta, me panelistë Tim Dawson, Sekretar Gjeneral i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, IFJ, Florent Duplouy – Jurist, Platforma e Këshillit të Evropës për Promovimin e Mbrojtjes së Gazetarëve, Wade Goddard, Fotoreporter – War Photo Limited dhe Sergiy Tomilenko, President i Sindikatës Kombëtare të Gazetarëve të Ukrainës, NUJU.

AGK-ja, është jashtëzakonisht e lumtur që ka pritur në Kosovë  per dy dite rrsht mbi 200 gazetarë nga asociacione e unione të 45 shteteve nga Evropa.

Në pjesën e dytë të ditës së parë të Kongresit Vjetor të Federatës Evropiane të Gazetarëve, Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor, SafeJournalists, prezantoi statistikat e Indeksit të Sigurisë së Gazetarëve në Ballkanin Perëndimor për vitin 2023.

Indeksin për vitin 2023 e prezantuan: Getoarbë Mulliqi – Hulumtuese e SafeJournalists në Kosovë, Tamara Filipovic Stevanovic – Koordinatore e Projektit SJ në Serbi, Milan Spirovski – Hulumtues i SJ-së në Maqedoninë e Veriut, Borka Rudić – Koordinatore e Projektit në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe Drazhen Gjurashkovic – Koordinator i Projektit në Malin e Zi.

Ed he ne Prishtine z.Gutierrez nga EFJ e perserit se: Rruga e Shqiperise dhe Kosoves drejt BE-se kalon permes sitautes se mediave dhe gazetareve. Prandaj sipas tij « kujdes Tirana dhe Prishtine, duart larg mediave, se me frikësime dhe kercnime ndaj gazetarëve, gaboheni!.. » njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

European Federation of Journalists – EFJ, vazhdoi më tej me prezantimin e raporteve të punës për vitin 2023, si dhe diskutimin e nevojshëm për takimin vjetor.

Derniers articles