17.1 C
Berne
jeudi 23/03/2023

Faton Peci flet për ngjarjet në Kuvend: Memli Krasniqi më tha “eja në holl të Kuvendit të bëj llom”

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka komentuar zhvillimet që lidhen me Gjykatën Speciale dhe deklaratat e Donika Gërvallës për këtë temë.

“Para 5 viteve Donika Gërvalla ka qenë vetëm një veprimtare politike. Për mundësinë e përfshirjes në krim e korrupsion të politikanëve në atë kohë kanë folur edhe organizatat ndërkombëtare, mediat e deputetët tjerë”, tha ai në “Debat Plus”.

Peci thotë se nuk mund të pranojë sharjet e fyerjet kur dikush etiketohet si tradhtar.

“Debati sot në Kuvendin e Kosovës nuk ishte i hijshëm, përmbajtjesor dhe nuk kishte të bënte me problemet e qytetarëve. Unë  e kuptoj kur një opozitë dëshiron të ketë një diskurs më të ashpër, por nuk i  kuptoj kur fillojnë me sharje e fyerje, të natyrës së shpalljes së tradhtareve, e kur kemi parasysh se vet PDK ishte iniciatorë për formimin e Gjykatës Speciale…Janë të pafalshme sharjet, linçimet, edhe tentimet për frikësim fizik”.

Ministri thotë se ai nuk kishte asgjë personale me askënd por nuk mund t’i duronte fyerjet ndaj Donika Gërvallës.

Peci thotë se deputeti Memli Krasniqi është sjellë shumë ashpër ndaj Gërvalles e më pas edhe ndaj tij.

“Memli është ofruar dhe me një gjuhë trupore të vrazhdë, përmendi termat analfabet, oj katastrofë, dhe nuk po dua të përmendi shprehje tjera për se nuk janë në domenin e fjalorit tim…Me këto fjalë iu drejtua Donikës”.

“Reagimi im ishte mjaft më me këto ofendime. Tani vërsulja e Memlit ishte në drejtimin tim. “Eja në hollin e Kuvendit të bëj llom e sharje e ofendime tjera të pista që nuk dua t’i përmendi”, tha ndër të tjera Faton Peci./Telegrafi/

Derniers articles

Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë

Kirv, 23 mars -Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, me mesazhin që Ukraina “të pastrohet nga e...

Edhe kjo ndodhe: OKB përshëndet një marrëveshje te paarritur?! Në vend qi t’i bëj presion Vucicit qe refuzoi te nënshkruajë marreveshjen mes Kosoves dhe...

Bernë, 23 mars -Pavarësisht më shumë se 12 orësh negociatash të shtunën nën patronazhin e BE-së, Kosova dhe Serbia nuk arritën të bien dakord...

EULEX demanton disa media se Sylejman Selimi qenka marrur ne pyetje

Prishtine, 22 mars -Sot ne disa media është raportuar se Sylejman Selimi, ish-komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qenka intervistuar sot nga...

Pasi, Vucic tha se do ta pengoj Kosoven në OKB, zyrtaret e kësaj organizate nderkombëtare tregojnë se kush vendos për antetarësimin e Kosovës ne...

New York -Çështja e perspektivës së Kosovës për anëtarësi në BE dhe OKB është ringjallur me nisjen e dialogut politik në vitin 2012. Në...

Kryetari i FFK-së Agim Ademi sërish probleme me drejtësinë kosovare. Ai sot pas nje intervisitimi eshte derguar në mbajtje për 48 ore

Prishtinë, 22 maers -Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi sot ishte ftuar për t’u intervistuar. Ai do të qëndroj në mbajtje...