6 C
Berne
mardi 16/04/2024

Evi Kokalari nga Uashingtoni: Trump do rizgjidhet president, pamvaresisht nga sondazhet e TV kosovare të sponsorizuara, që po avancojnë Biden!

Uashington, 3 nëntor -Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e angazhuar në fushatë pro-presidentit amerikan, Donald Trump, dy orë para mbylljes se kutive të votimeve në SHBA në një inteviste ekskluzive ka folur për gazetën zvicerane në gjuhën shqipe « Le Canton27.ch »

“Ka një besim te madh jo vetme tekl une, por tek e mbare popullata amerikane perfishre ketu edhe qindra, mijera shqiptare, që Trump do rizgjidhet president i Shteteve te Bashkuara te Amerikës..” tha znj. Evi Kokalar.


* Se cfare mendon rreth disa sondazheve në Amerike dhe Evropë për fituesin e zgjedhjeve të sivjeme në Amerikë ato e qesin te avancuar liderin demokrat Joe Biden. Mendimi i juaj?

Evi Kokalari: Po, ketu desh t ju kujtoj se edhe ne vitin 2016 te nejat sonadfzahe nga te nejtat medume e qitne fituese z.Hillary Clinton, por ja fitoi Donald Trump. Barometer më i mirë i kandidatit fitues është vota e popullit, gjë kjo që edhe sot më 3 nëntor po ndodh në Amerikë. Sa i përket ketyre sondazheve nuk janë aq te besueshe, janë më shumë spekulative.

* Por, mos të harrojmë se sivjet zgjedhjet po zhvillohen në kushte tjera. Populli amerikan qe gati një muaj ka nisur te votojë, pastaj kemi edhe votimin përmes postes etj..?

Evi Kokalari: Po, keni të drejtë se kushtet e votimeve dallojnë sivjet për shkak pandemise, por kjo nuk do të ketë ndonje infiluence, diference te madhe apo ndonjë favor për kandidatin demokrat Biden. Frika më e madhe këtu mund të jetë me manipulimin e votës .

* Dihet se ne Amerike sot jetojne dhe veprojne mbi 500 mije apo një milion shqiptare. Per ke ata do votojne, apo sa ndikon vota e shqiptareve tek kandidatet?

Evi Kokalari: Besojmë se ka ndikim sidomos në ato qytete ku prania e shqiptarëve është me e dendur. Për shembull ta zëmë ne Michigam, kurse ne New York sa më duket, sa kam dëgjuar, janë prononcuar pro Bidenit. Megjihate mednoj se gjithe shiptaret , sikur edhe amerikanet , ne menyre masive jane për kandidatin Tramp sepse shqiptaret në ballkan nuk janë të kënaqur me demokratët cfare kane bërë viteve të fundit për rajonin.

* Po si e komentini një fakt tjetër se gati në gjitha sondazhet e tv kosovare Biden është fitues, pra kandidatgi më i preferuar nga shqiptaret me 90 apo 93 per qind te naketave, kurse Trump pelqehet nga shqiptaret e Kosovës vetem 7 apo 10 per qind?! Cfare ju mendon i për keto shifra djume te distancuara,  që më duken interesante?

Evi Kokalari: Mua nuk më duken interesante. Unë medoj se këto anketa të këtyre mediave nuk janë reale dhe me shume ato jane budallëqe, se sa interesante, sepse ehste pa mundur një dallim kaq i madh, kur unë e di se sa perkrahje të  madhe ka z. Trump ndër shqiptaret. Unë mendoj se këtu dicka spekulohet ose ato televizione, media janë të manipuluara dhe të paguara nga Georg Soros apo jane te sponsorizuar nga burime të dyshimta.

 

Si e shpjegoni deklaraten e presidentit Trump dy-tri ditë para zgjedhjeve i cili tha se « nuk do t’i njoh rezultata e zgjedhjeve të 3 nentorit ».. Pse kjo deklarate, nga kush ka frikë, nga humbja apo manipulimet eventuale ?

Evi Kokalari: Jo nuk është ashtu, ne fakt ai ka drojë me shume se mos po manipulohet, abuzohet me voten, sidomos keto me poste, prandaj edhe ka dyshime ne këte drejtim dhe nese verifkohen ato votime besojme se gjithecka do te jete ne rregull.

 

Për fund me fitoren e Trump cka do te fitoj Kosova, shqipraet ne abllkan? Kur eshtë fjala tek mbeshtetja e kandidatit republikan, z.Tramp ka nje mbeshtetje te madhe edhe nga serbet, sidomos nga ata në Cikago dhe ne Beograd qe u degjua edhe kjo se « humbja eventuale e Trump do t’i shkaktonte telashe Vucicit dhe Serbise ». Bile u degjua presidenti serbe Vuicic sikur edhe Sheshel po luten qe te fitoj z.Tramp ?

Evi Kokalari: Sikur presidenti serbe ashtu edhe ai kosovar po luten per te njetën gjë, kjo s’është ndonje gjë e keqe, sepse presidenti serb ka marrur të njejta benefice sikur edhe Kosova. Dhe lidhja mes Kosovës dhe Serbise, në këtët rast kontrata, nga marrëveshja e Uashingtonit fitojnë te dy palët madje edhe i tërë ballkani, marrëveshje kjo e cila është në favor të paqes dhe stabilitetit. Disa këtë e kane keqkuptuar, pse Serbia të jetë me Tramp, pse jo edhe Serbia ashtu sikur edhe Kosova e Shqipëria duhet të jenë me Tramp sepse i tërë ballkani, rajoni do ket favor për të ardhmen dhe ajo cfarë është më kryesore do heqim Rusinë qafe që po synon ballkanin dhe si duket edhe vet Serbia është lodhur nga Mosla zyrtare që vazhidimisht po i rrinë mbi kokë. Bile kjo është dicka e re qe edhe Serbia po radhitet me Kosoven dhe Shqiperine pro kandidatit republikan zoteri Trump, gjë kjo që më duket  pozitive për të ardhemen e mire të rajonit.

Derniers articles

Lavdi dëshmorëve të parë të prillit të vitit 1981 (Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva) me rastin e 43-vjetorit rënies

Shkruan: Ilmi CKOLLI Në vazhdimësinë e përpjekjeve, luftërave dhe qëndresës shekullore të popullit shqiptar për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar, demonstratat e pranverës së vitit...

Fillon në Nju Jork gjyqi historik penal i Donald Trump / Falsifikimi i dokumenteve

New York, 15 prill -Donald Trump të hënën u bë ish-presidenti i parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që përballet me drejtësinë penale....

Nuk vriten vetëm gratë shqiptare..Psh në Zvicër për cdo vit vriten nga 40 femra, në Srbi nga 30, në Francë, në cdo tri ditë...

Bernë, 15 prill -Mbi 90,000 gra dhe vajza u vranë në botë vitin e kaluar - më së shumti në dy dekadat e fundit....

Horror me një kishë / I riu masakroi me thikë priftin dhe besimtarët, ja momenti i tmerrshëm kur…+18 VIDEO

Një sulm tjetër me thikë ka ndodhur në Sideni të Amerikës, këtë herë jo në një qendër tregtare por në një kishë. Peshkopi dhe besimtarët...

Granit Xhaka, me këmbë të arta që po ben krenar zviceranët dhe shqiptarët

Bernë, 14 prill -Bayer Leverkuseni edhe zyrtarisht është kampioni i ri i Gjermanisë.  Bayer siguroi titullin pesë javë pa ra perdja e kampionatit gjerman....