4.2 C
Berne
lundi 27/03/2023

Erza Hasani: Kastrioti ka qenë në kaos kur e morëm, tani do të jetë befasi!

Kastrioti i Ferizajt (femrat) ka përfunduar në vend të pestë me 27 pikë të mbledhura në edicionin që e lamë pas në Superligën e Kosovës në hendboll.

Presidentja e klubit Kastrioti të Ferizajt, Erza Hasani, tha se kohën kur e morën drejtimin e klubit, e kanë gjetur në kaos dhe para falimentimit, ndërsa tani është mbyllur faza e parë e vënies së ligjshmërisë.

Znj. Erza, a është e vërtetë që KHF Kastrioti tani po mendon për përforcime, po ashtu edhe për trajner të ri?

“Tani më është mbyllur faza e parë e vënies së ligjshmërisë në klub që ka qenë pothuajse në shuarje dhe në kaos total dhe para falimentimit si rezultat i keqpërdorimeve, keqmenaxhimit të individëve dhe kryesive të caktuara. 

Tani më kjo është e kaluar dhe në këtë kampionat kemi objektiva konkrete për ta renditur Kastriotin në pozitën më lartë në ligë. 

Jemi mirënjohës për angazhimin ndaj të gjitha vajzave, trajnerëve dhe padyshim se do të ketë edhe prurje të reja të lojtareve.

Kastrioti do të jetë befasi në këtë kampionat.

Pra mund të ju konfirmojmë se do të këtë përforcime edhe me lojtare te reja krahas potencialit që e posedojmë aktualisht”, thotë Hasani për gazetën kombëtare “Bota sot”. /KEMAJL GOCA

Derniers articles

Fabienne Fischer: Shqiptarët e kantonit të Gjenevës nuk janë vetëm shembull integrimi, por edhe ambasadorë të vendit të tyre

Këshilltarja e Shtetit znj. Fabienne Fischer në bisedë me kryeredaktoren e gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch Intervistë me znj. Fabienne Fischer, këshilltare shtetërore, departament...

Deputeti zviceran Emmanuel Deonna: Kosovarët meritojnë më shumë njohje në Gjenevë dhe Zvicër

Deputeti zviceran Emmanuel Deonna në bisedë me kryeredaktorin e gazetës zvicerane-shqiptare Le Canton27.ch Emmanuel Deonna, deputet i Këshillit të Madh të Gjenevës, është një kandidat...

Fabienne Fischer: Les Albanais du canton de Genève ne sont pas seulement un exemple d’intégration, mais aussi des ambassadeurs de leur pays

Conseillère d’Etat Mme. Fabienne Fischer en conversation avec la rédacteur en chef du journal suisse en albanais Le Canton27.ch Interview avec Mme. Fabienne Fischer, Conseillère...

Le député suisse Emmanuel Deonna: Les Kosovars méritent plus de reconnaissance à Geneve et en Suisse

Le député suisse Emmanuel Deonna en conversation avec le rédacteur en chef du journal suisse albanais Le Canton27.ch Emmanuel Deonna, député au Grand Conseil genevois,...

Nga intervista ekskluzive me ambasadorin amerikan Christofer Hill / Ja cfare thoshte ai dikur për Serbinë, Kosovën dhe Luginen e Presheves dhe cfare sot.. 

Ambasadori amerikan Christofer Hill në bisedë me redaktorinm e gazetes zvicerane ne shqip Le canton27.ch   Bernë, 27 mars -Para 24 vitesh, pikrisht me 6 shkurt...