4.2 C
Berne
lundi 27/03/2023

Eksperti i sigurisë: Me paratë e drogës po investohet jo vetem në disa parti politike por edhe në ndërtime të larta në Kosovë. Një pjesë e tyre vjen edhe nga Zvicra

Prishtinë, 31 maj -Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, ne nje bisede për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka folur për krimin e organizuar dhe ndertimet e larta me para te dyshimta. Sipas tij me keto para « haram » te fituar pa djerse dhe ne mynyre ilegale po investohet në disa parti politike por edhe ne ndërtime të larta ne Kosovë. Nje pjese e tyre supozohet se vjen edhe nga Zvicra dhe vendet tjera evropiane.

“Përpjekjet për ta luftuar dhe parandaluar këtë lloj krimi nuk po japin sukses edhe pse policia dhe institucionet tjera që janë të obliguar ta luftojnë krimin e organizuar, që e kanë për detyrë që t’i luftojnë këto dukuri kriminale po ballafaqohen çdo ditë me zbulimin e rasteve të reja, qoftë të tregtimit apo edhe të konsumimit”, shprehet Tërnava.

Kur eshtë fjala te droga dhe shqiptaret ne Zvicer prokurori nga Gjeneva Yves Bertossa ne nje interviste me gazetarin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch kishte deklaruar se « Ndryshe nga Italia apo Gjermania, në Zvicer trafiku i heroinës është ekskluzivisht në duart e mafias shqipfolëse (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi). Komuniteti i madh shqipfolës që ka emigruar në Zvicër gjatë dy dekadave të fundit ka lehtësuar kontrollin total të kësaj mafie ballkanike në tregun e heroinës në Zvicër… »

Ne vazhdim eksperti kosovar për ceshtje sigurie, Hajrullah Tërnava « kjo dukuri po i shkakton shtetit të Kosovës dëme të mëdha, si brenda ashtu edhe në instancat ndërkombëtare, dhe shpeshherë Kosova merret si shembull negativ që nuk po arrin ta lufton krimin e organizuar. Krimi i organizuar viteve te fundit kishte penguar Kosoven jo vetem ne anetaresimin e saj ne Interpol por edhe ne integrimeve evropiane.. »

Ai thotë se, kjo veprimtari ka filluar të lëshojë rrënjë me të madhe në Kosovë dhe është tashmë vështirë për ta çrrënjosur. Sipas z.Tërnava, shpërndarësit janë edhe konsumues të llojeve të ndryshmetë narkotikëve, e që konsiderohen si më të angazhuarit në tregun e këtij lloji në mënyra të ndryshme të organizimit.

Tërnava pohon se, tani më ky lloj krim i organizuar është bërë përditshmëri, ku shton se, tash llogaritet si më profitabili, edhe pse kultivimi i bimëve narkotike, prodhimi dhe qarkullimi i tregtimi i drogave është e ndaluar sipas ligjeve tona.

Në Kosove mbi 40 mije perdorues te drogës, kryesisht të moshes se re?!

« Ky lloj i krimit të organizuar është bërë si tregtia me substanca narkotike nga rrjetet e krimit të organizuar, një nga veprimtaritë më profitabile të pasurimit të oligarkëve të lidhur me krimin, kundër të cilit duhet të ashpërsohet akoma më shumë angazhimi i organeve të luftimit te krimit, sepse përveç shpëlarjes së parasë në biznes, në fushën e ndërtimit e kudo tjetër, me këtë tregti të pistë, me këtë helm, po merr përmasa alarmante edhe goditja e shtresës më të vlefshme të popullatës, helmimit të rinisë, që janë përdoruesit kryesor “ilegal” të substancave narkotike-drogave”, pohon z.Ternava

Sipas ekspertit kosovar per ceshtje sigurie « statistikave më të reja flasin se në Kosovë janë rreth 40 mijë përdorues të substancave narkotike, kryesisht të moshave të reja… » Prandaj Tërnava kërkon edhe angazhimin e AKI-së për luftimin e kësaj dukurie.

« Nese raportohet nga ONG dhe nderkombëtaret se Kosova na qenka vendi me i varfer ne Evropë apo venndi me nje papunesi me të madhe ne Evropë, atehere shtohet pyetja prej nga tere ato ndertesa gjigante, villa dhe ndertime te egra ne Kosovë »!?..Me paratë e drogës po investohet jo vetem në disa parti politike por edhe ne ndërtime të larta ne Kosovë. Nje pjese e tyre vjen edhe nga Zvicra..  » thote eksperti Hajrullahu Tërnava duke shprehur dyshime për pasurimin te shpejtë dhe ilegal nga droga, për cka sherbimeve sekrete dhe te intelegjences se Kosoves ju takon te zbulojne dhe te merren me këte dukuri.

“Situata në të cilën tani gjendet vendi i ynë, po bëhet e domosdoshme që në funksion të ndjekjes së thellë të krimit, të shpërlarjes së parasë së pistë e cila pikërisht nga këto burime po investohet në fushën e ndërtimit, të angazhohet edhe AKI dhe inteligjenca financiare, sepse përveç përfitimeve materiale nga grupet kriminale.. » ka then ne fund eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava per gazeten zvicerane Le Canton27.ch

Derniers articles

Fabienne Fischer: Shqiptarët e kantonit të Gjenevës nuk janë vetëm shembull integrimi, por edhe ambasadorë të vendit të tyre

Këshilltarja e Shtetit znj. Fabienne Fischer në bisedë me kryeredaktoren e gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch Intervistë me znj. Fabienne Fischer, këshilltare shtetërore, departament...

Deputeti zviceran Emmanuel Deonna: Kosovarët meritojnë më shumë njohje në Gjenevë dhe Zvicër

Deputeti zviceran Emmanuel Deonna në bisedë me kryeredaktorin e gazetës zvicerane-shqiptare Le Canton27.ch Emmanuel Deonna, deputet i Këshillit të Madh të Gjenevës, është një kandidat...

Fabienne Fischer: Les Albanais du canton de Genève ne sont pas seulement un exemple d’intégration, mais aussi des ambassadeurs de leur pays

Conseillère d’Etat Mme. Fabienne Fischer en conversation avec la rédacteur en chef du journal suisse en albanais Le Canton27.ch Interview avec Mme. Fabienne Fischer, Conseillère...

Le député suisse Emmanuel Deonna: Les Kosovars méritent plus de reconnaissance à Geneve et en Suisse

Le député suisse Emmanuel Deonna en conversation avec le rédacteur en chef du journal suisse albanais Le Canton27.ch Emmanuel Deonna, député au Grand Conseil genevois,...

Nga intervista ekskluzive me ambasadorin amerikan Christofer Hill / Ja cfare thoshte ai dikur për Serbinë, Kosovën dhe Luginen e Presheves dhe cfare sot.. 

Ambasadori amerikan Christofer Hill në bisedë me redaktorinm e gazetes zvicerane ne shqip Le canton27.ch   Bernë, 27 mars -Para 24 vitesh, pikrisht me 6 shkurt...