Bernë/Prishtinë, 17 tetor -“Zëri juaj ka rëndësi” eshte motoja e masazhit te apelit nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë e cila ka bërë thirrje për të votuar në zgjedhjet lokale. Mijëra shqiptare nga Zvicra dhe vendet e BE-së kane arrtiur ditve te fundit në Kosovës për te votuar për zgjedhjet e 17 tetorit, raporton ekipi i korespondenteve të gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch nga rajoni qe po ndjek zgjedhjet në Kosovë.
Zgjedhjet lokale zhvillohen në 38 komuna të Kosovës. 94 subjekte politike, iniciativa qytetare me 165 kandidatë konkurojnë për të udhëhequr në 38 komunat e Kosovës, me të drejtë vote në zgjedhjet lokale kanë 1.885.443 qytetarë të Republikës së Kosovës.
Zgjedhjet ne fjalë po vëzhgoihen nga mijëra vëzhgues të vendit. Vezhgues ka edhe vendet fiqnje si dhe nga BE dhe Zvicra.
Mbi 15 mijë votues jane nga dipasora, prej tyre mbi 5 mije janë nga Zvicra
Numri i qytetarëve me të drejtë vote jashtë vendit, të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës është 15 mijë e 532 votues, ne mesin e tare edhe rreth 5 mije sish nga Zvicra. Nje nume ri konsideruesshem i votuesve nga Zvicra dhe vdnet tjera te BE-së kan votuar permes postës, njofton nga Prishtina gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.
Deri ne keto ore zgjdhjet jane zhvilluar ne menre te rregullt, pa asnje incident, madjhe as ne Veriun e Kosovës ku dominojne serbet, qe diteve te fundit ishte situate e tensionuar.
Me lehtesimin e masave anti-Covid-19 edhe mergimtaret ndihen te lehtesuar për te shkuar ne vendlindje per te votuar te dielen e ardhshme. Shumica e tyrejane nisur me autobus e ndokush tjeteter mer vetura, kurse sot dhe neser deri te dielen e ardhshme nje pjese e madhe e tyre do udhetojne me aeroplanë. Kesaj radhe ata do te votojne pa pengasa, sepse ne krye te KQZ-së nuk kane më njerëzit e Thacit, siq njihen ne Kosovë e as bandat e korruptuara te cilat ër 20 vite rresht bllokuan proceset e integrimeve ne Kosovë permes vjedhjeve te shtetit, kontrabandës dhe abuzimeve.
Me maska në fytyrë, shumë prej tyre thonë se kanë ardhur të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen më 17 tetor. Ata vijne nga shumë qytetarë të tjerë nga Gjermania, Zvicra e vende të tjera të Evropës.
Ambasada e Zvicrës në Kosovës bën thirrje për të votuar “Zëri juaj ka rëndësi”
Ambasada e Zvicrës në Kosovës ka bër thirrje për të votuar në zgjedhjet lokale.
Ambasada helvetike ne Prishtinë si mbështetës i principeve të demokracisë ka inkurajuar qytetarët e Kosovës me të drejt vote që të dalin dhe të votojnë.
‘‘Si një mbështetëse e fortë e parimeve demokratike, Zvicra inkurajon të gjithë qytetarët që kanë të drejtë në Kosovë, burra dhe gra, të votojnë në zgjedhjet e sotme komunale”, thuhet ne njfotimin e ammbasades zvicerane, citon gazeta Le cvanton27.ch
Sipas Memetali Arifi pronar i kampanise se udhetimeve Kosovafly ne Gjeneve i cili gjendet ne Kosovë për zgjedhje i ka thene gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch se “javen e fundit disa aeroplanë te mbushur plote, kryesisht te rinj nga Gjeneva kane arritur ne Prishtinë. Kurse shumica e votuasesve per zgjedhjet e 17 tetorit kane arritur nga pjesa gjarmane e Zvicres ku kosovaret jetojnë me dendur atje…”
Ngjajshëm na ka thëne edhe Naim Avdyli, nje aktivist i VV në Cyrih. Sipas tij “Gjate kesaj jave kane shkuar mijera mergimtarë ne drejtim te Kosovës per të votuar në vendlindje. Javen e fundit deri me sot ka pasur mbi 20 fluturime nga tre aeroportet e Zvicres, Cyrihut, Bazelit dhe Gjenevës drejt Kosovës për te votuar me 17 tetor, ku pjesa dermuese e votuesve do te jenë për VV.”
Dita e votimit, disa mergimtareve ju ka qelluar, koinidentuar me pushimet e fëmjeve te tyre nga shkolla te cilet po e shfyrtezojne rastin e dhe te votojne ne vendlindje. Sipa gazates zvicerane ne shqip Le Canton27.ch interesimi i mergimtareve eshte i madh per te votuar ne zgjedhjet lokale me 17 tetor ne Kosovë. Fale qytetareve te Kosoves, perfshire ketu edhe diasporen shqiptare me 14 shkurt i sollen fitoren absolute VV se Albin Kuirit dhe listes se Vjosa Osmanit…”