11.1 C
Berne
dimanche 13/10/2024

Me rastine 25-vjetorit, nga EBU në Gjenevë thonë se çështja e pronës së RTK-së duhet të zgjidhet urgjentisht

Ratka Betsheva, zyrtare e EBU-s me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, Nefail Maliqi: EBU ka mbështetur RTK-në gjatë gjithë viteve që të bëhet një media e mirëfilltë e shërbimit publik që i shërben të gjitha pjesëve të shoqërisë dhe promovon demokracinë në Kosovë (The EBU has been supporting RTK throughout the years to become a genuine public service media serving all parts of the society and promoting democracy in Kosovo)

Gjenevë, 21 shtator  (Nefail MALIQI)-Radito Televizioni i Kosovës këtyre ditëve mbushi 25 vite nga themelimi. Për ecurinë dhe sukseset e këtij mediumi publik padyshim ka merita të mëdha edhe Unionionin e Transmetuesve Evropianë me selin në Gjenevë. Me rastin e këtij pervjetori edhe zyrtaret e larte nga EBU ne Gjenevë kane uruar RTK-ne, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

EBU në Gjenevë uron 25-vjetorin e RTK-së, medium ky që po promovon demokracinë në Kosovë

“Si themelues i Radiotelevizionit të Kosovës, urojmë ngrohtësisht RTK-në në 25-vjetorin e tyre – një moment historik për mediat e fuqishme dhe të pavarura të shërbimit publik që u shërbejnë të gjitha pjesëve të shoqërisë dhe përforcojnë demokracinë në Kosovë”, thone zyrtarët e EBU-s

Me rastin e 25-vjtroit te RTK-së znj.Ratka Betcheva, përgjegjëse e Unionionin e Transmetuesve Evropianë për vendet e ballkan dhe Evropë, përmes gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka uruar RTK për ket jubile plote nje qerek shekulli pune sitematike dhe suksese.

« Më 19 shtator Radio Televizioni i Kosovës (RTK) shënoi 25 vjetorin. Ky është një moment historik i rëndësishëm në zhvillimin e këtij institucioni të rëndësishëm demokratik. RTK është themeluar nga EBU në vitin 1999 pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë me mandat nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Transmetohet nga hapësirat e ish Radio Televizionit Prishtinë.. » ka thne fillimisht znj.Radka Betcheva, shefe e EBU-s per Marrëdhënieve me Anëtarët në Evropën Qendrore dhe Lindore | Marrëdhëniet dhe Komunikimet me Anëtarët

Sipas Betcheva « RTK ka një Marrëveshje gjithëpërfshirëse të Shërbimeve me EBU-në dhe gëzon qasje të privilegjuar në një gamë të gjerë shërbimesh të EBU. »

RTK ka qenë përfituese e shumë projekteve, nismave, shkëmbimeve dhe aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve të EBU-së. RTK ishte pjesë e një projekti gjithëpërfshirës katërvjeçar prej 3 milionë eurosh për “Asistencë Teknike për PSM në Ballkanin Perëndimor” të financuar nga Bashkimi Evropian.

Nga EBU-ja thonë se çështja e pronës së RTK-së duhet të zgjidhet urgjentisht

Ne vazhdim, duke folur për bashkepunimin e EBU-se ne Gjeneve dhe RTK-së ne Prishtinë znj.Betcheva ka pohuar se « EBU ka mbështetur RTK-në gjatë gjithë viteve që të bëhet një media e mirëfilltë e shërbimit publik që i shërben të gjitha pjesëve të shoqërisë dhe promovon demokracinë në Kosovë. (The EBU has been supporting RTK throughout the years to become a genuine public service media serving all parts of the society and promoting democracy in Kosovo) Media e Shërbimit Publik luan një rol të rëndësishëm për ofrimin e informacionit të besueshëm, shprehjen kulturore dhe angazhimin qytetar, duke iu shërbyer nevojave të të gjitha komuniteteve, duke promovuar pluralizmin dhe nxitur vlerat demokratike. »

« Për të përmbushur detyrën e saj në shoqëri, RTK-ja duhet të ketë kornizë të përshtatshme ligjore, pavarësi institucionale dhe editoriale, të financohet në mënyrë adekuate dhe çështja e pronës duhet të adresohet urgjentisht. Kjo do t’i mundësonte RTK-së të vazhdojë transformimin dhe modernizimin e saj digjital në hap me zhvillimet dhe do t’i mundësojë që t’i shërbejë më së miri shoqërisë dhe demokracisë në Kosovë… » ka thënë ne fund znj.Radka Betcheva, zyrtare e larte EBU-së ne Gjenevë.

 

 

Derniers articles