7.9 C
Berne
vendredi 19/04/2024

Edi Rama ne aksion kunder zviceranit Dick Marty dhe Speciales për shpëtimin e mikut te tij Hashim Thacit i akuzuar nga Haga per 100 vrasje

Prishtine, 18 korrik -Para disa muajsh, gjatë një vizite që realizoi në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama paralajmëroi nisjen e një aksioni që t’i dal në ndihmë shokut të tij, ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, të cilin, Gjykata Speciale ndër tjerash e akuzon edhe për vrasjen me motive politike te anëtarëve të LDK-së, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

“Ne jemi duke përgatitur një rezolutë për Kuvendin e Shqipërisë. Do të shkojë personalisht në Strazburg për t’iu drejtuar Këshillit të Evropës për një fakt që po bëhet shqetësues. Është pabazueshmëria totale e raportit të Dick Martit dhe influenca ruse në këtë përrallë të një shtëpie të verdh dhe trafikut të organeve”, kishte thënë Rama, duke mos përmendur farë vrasjet politike që kanë ndodhur gjatë dhe pas luftës.

Vete Hashim Thaci kur drejtonte qeverine e Kosoves kishte paraljmeruar ta padiste jo vetem Carla del Ponten, por Dick Marty per shkak siq thuhej per “dezinfirmata” rreth trafikut te organeve, te cilen gje nuk e bene kurre. Veq kesaj specialja ne aktakuze nuk permend asnje fjale “trafikun e organeve”

Ndersa sot Partia Socialiste ka deponuar një projektrezolutë në Kuvendin e Shqipërisë kundër raportit të Dick Marty.

Kjo nuk eshte hera e pare qe e krtikojne dhe akuzojne madje duke ket nuar me gjykata kjnder Dick Marty, pir deri sot asnje njk ka pasur guxinin per ta padityr zviceranin Marty

Sipas tekstit të projekt -rezolutës, Kuvendi i Shqipërisë do t’i kërkojë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të realizojë një raport vijues ku do të rivlerësoheshin pretendimet e Martyt.

“Kuvendi i Republikës së Shqipërisë i bën thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (follow up report) dhe si rrjedhojë dhe një rishikim të Rezolutës 1782 (2011), duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë”, thuhet në një nga pikat e draftrezolutës.

Derniers articles

Policia zvicerane arreston “bombarduesin”, adoleshenti nga Kosova dyshohet si bashkëpunëtor i ISIS-it

Bernë, 19 prill -Një adoleshent me prejardhje nga Kosova u arrestua para disa ditësh në Zvicër, konkretisht në qytetin e Schaffhausenit. Ai bashkë edhe...

11 vjet nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Bruksel, dokumenti me firmën e Hashim Thacit dhe Isa Mustafes përfshinë edhe themelimin e « Asociacionit serb »

Prishtnë, 19 prill -Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i...

La polizia kosovara arresta una svizzera dopo aver minacciato un cittadino

Pristina, 19 aprile - Un cittadino svizzero è stato arrestato a Viti dalla polizia del Kosovo, dopo aver minacciato un uomo kosovaro sui social...

Die kosovarische Polizei nimmt eine Schweizerin fest, nachdem sie einen Bürger bedroht hatte

Prishtina, 19. April – Ein Schweizer Staatsbürger wurde in Viti von der kosovarischen Polizei festgenommen, nachdem sie in den sozialen Medien einen Kosovaren bedroht...

La police kosovare arrête une Suissesse après avoir menacé un citoyen

Prishtina, 19 avril - Un citoyen suisse a été arrêté à Viti par la police du Kosovo, après avoir menacé un Kosovar sur les...