15.1 C
Berne
vendredi 2/06/2023

E tmerrshme: Gruaja shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë?!

Një grua shtatzënë nga Prishtina është sulmuar mëngjesin e sotëm nga qentë endacakë, derisa po kthehej nga çerdhja e fëmijëve në shtëpi. Ajo ka deklaruar se qentë i kanë shkaktuar plagë në bark dhe në pjesën e këmbëve. Mu kujtua nje deklarate e te ndrejrit Adem deamci kur pati then se : Qveria e Ksoove snuk ehste ne gjendje ta heq macen apo qent prej persheshit e leje me te beje dicka për Prehsvem?! ja po dalin fjalët e tij,  Turp!, ka shkruar gazeta zvicerane ne gjuhen shqipe « Le Canton27.ch »

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Oruqi” në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

29-vjeçarja Besnike Beqiraj e cila është në muajin e gjashtë të shtatzënësisë ka deklaruar se është sulmuar nga rreth 10 qenë. Ajo ka thënë se është rrëzuar si pasojë e sulmit të qenve dhe nuk ka mundur të ikë.

“Në ora 08:00 të mëngjesit, duke u kthy prej çerdhes së fëmijëve, duke u kthyer në shtëpi, është një pjesë ku rrijnë vazhdimisht qentë. Aty afër një shtëpie të pabanueshme më kanë sulmuar thuajse 10 qenë. Më kanë sulmua shumë tepër, më kanë rrezua, nuk kam mundur me ikë, kur ka dashur të më humbë vetëdija s’kam mundur të bëj asgjë, jam shtatzënë, në muajin e 6-të, s’ka pasur kalimtarë nuk më ka dëgjuar askush”, ka deklaruar Beqiraj.

Ajo ka deklaruar se ka shumë plagë të cilat po i shkaktojnë dhimbje të mëdha.

“Kam shumë dhimbtë, kam shumë plagë, jam shumë e lënduar, plagët i kam prej pjesës së barkut e poshtë. Këta të komunës as nuk vinë me e pa, aty rrinë goxha shumë qenë dhe fëmijët rrinë andej. Kam pak qetësim të dhimbjeve sepse jam duke marrë terapi, por i kam dhimbjet shumë të forta, pjesën e këmbëve e kam krejtësisht të kafshuar”, ka thënë ajo për gazetën Objektiv.

Doktoresha Krenare Makolli ka deklaruar se pacientja është sulmuar kryesisht në pjesën e këmbëve.

“Pacienten e kemi pranuar sot në mëngjes, sigurisht për shkak të gjendjes së saj pasi është shtatzënë është një gjendje më e jashtëzakonshme se rastet tjera. Kafshimet e qenve janë bërë problem i madh, zonja ka qenë e shqetësuar, është konsultuar gjinekologu, janë pastruar plagët, për momentin është stabile por e shqetësuar po. Ka plagë në ekstremitete, kafshimet e qenve mund të bëjnë plagë jo të qarta. për momentin i jepet ndihma e parë e pastaj shkojmë me procedurat tjera që do t’i ndjekë në javët e ardhshme”, ka thënë Makolli.

Ndërkohë, edhe një banor i lagjes ka deklaruar se e ka dëgjuar gruan duke bërtitur, në momentin kur është sulmuar nga qentë.

“Kam qenë duke e renovuar shtëpinë, e kam dëgju poterën e qenve, për nja 30-40 qenë, ka bërtitë një grua, nuk e kam pa por e kam dëgju. S’është hera e parë që ndodh kjo, e kemi lajmëruar policinë dhe komunën por nuk vijnë”, ka thënë ai.

Derniers articles

Po na vijnë në Zvicer ambasadorët e rinj nga Tirana. Mustafa Nano propozohet në Bernë, Vasilika Hysi në Gjenevë (OKB)

Gjenevë/Tiranë, 31 maj -Qeveria ka gati emrat e ambasadorëve të rinj të Shqipërisë që do të marrin postet e tyre në përfundim të mandateve...

Diaspora shqiptare në Zvicër të shqetësuar, sy e veshë kah Kosova: Dje Miloshevic na imponoi luftën, sot Vucic, po na imponon të veshim sërish...

Bernë, 30 maj -Po bëhen gati një javë qe kur në veriu i Kosovës po « vlon » nga protestues ebanda krimIninale nga Seriba...

Një tjetër shqiptar në Zvicër godet gruan e vetë me thikë. Kjo ndodhi në Gjenevë…

Gjenevë, 30 maj -Nje pas pas nje varsje me thike t enje shipatre ne Zvcer (Vevey) rasti tjeter ka ndodur sot ne Gjenevë, respktivisht...

Teniseri me origjine shqiptare Novak Gjokoviç mund te diskualifikohet ose te pezullohet pas provokimeve të tij në Roland-Garros

Dje Austarlia, sot Kosova, rrespektivisht racizmi i tij ndaj shqiptareve  po e zbeh imazhin dhe repuatcionin e tenserit serb ne bote, per te cilin...

Zvicra reagon pas sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri, bën thirrje të kthehet qetësia në rajon

Bernë, 30 maj -Zvicra ka reaguar pas sulmeve të protestuesve serbë në Zveçan ndaj ushtarëve të NATO-s, ku ditën e hënë serbët lënduan 30...