17.8 C
Berne
vendredi 29/03/2024

Kryeministri shqiptar Edi Rama ne Kiev në takim me Zelensky, në mënyre indirekte kerkoi njohjen e Kosoves nga Ukraina

Dy kryeministra shqiptarë Edi Rama dhe Dritan Abazovic në Kiev. U priten nga presidenti Zelenski i cili falenderoi per mbeshtetje

Kiev, 15 qershor -Kryeministri Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç kanë zhvilluar sot takimin me presidentin e Ukrainës, Volodomir Zelensky (Ukrainian President Volodymyr Zelensky has met with Prime Minister of Albania Edi Rama and Prime Minister of Montenegro Dritan Abazovic), njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch 

Kryeministri Edi Rama viziton Ukrainën me ftesë të Presidentit Volodymyr Zelenskyy. Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kiev, Ukrainë, me ftesë të Presidentit të vendit Volodymyr Zelenskyy.

Kryeministri Rama, i cili në këtë vizitë është së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç do të vizitojë zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin, si dhe më pas ekspozitën me dëshmi të luftës ruso-ukrainase.

Rama nga Kievi: Edhe pse Ukraina s’e njeh, Kosova i ka dhënë mbështetje të plotë e ka sanksionuar Rusinë

Kreu i qeverisë shqiptare z.Rama u tha se Ukraina se nuk e njeh Kosovën si shtet sovran, por pavarësisht kësaj, ajo i ka dhënë vendit mbështetje të plotë dhe ka sanksionuar Serbinë, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

“Ka një vend që Ukraina s’e ka njohur, Kosova dhe pavarësisht kësaj, ajo po bën të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë me sanksione dhe mbështetje të plotë. Pra këtu jemi në një linjë të mirë-përkufizuar të asaj çfarë jemi ne dhe se çfarë ne përfaqësojmë. Pra besoj se është gjëja e duhur për t’u bërë. Populli i Ukrainës duhet ta dijë tani që në sytë e BE, e ardhmja e tyre është në familjen e BE. Kjo është e vetmja gjë që nënkupton marrja e statusit kandidat.”

Kryeministri Rama, i cili në këtë vizitë ishte së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç do të vizitojë zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin, si dhe më pas ekspozitën me dëshmi të luftës ruso-ukrainase.

Ukraina ndodhet nën pushtimin e Rusisë qysh më 24 shkurt. Aktualisht, luftimet janë të përqendruara në pjesën lindore të këtij vendi.

Perëndimi e ka dënuar ashpër sulmin, duke e ndëshkuar Rusinë me sanksione të ashpra ekonomike dhe diplomatike. Ukrainën, ndërkaq, është duke e ndihmuar me armatim.

Presidenti i Ukrainës, Zelensky, ka mbajtur një fjalim para Kuvendit të Shqipërisë, më 3 maj. Duke folur përmes video-lidhjes, ai ka kërkuar nga ky vend që t’i mbyllë portet për anijet ruse dhe të kufizojë ardhjen e turistëve rusë.

Shqipëria, e Mali i Zi u janë bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë.

Presidenti i Ukrainës njoftoi për vendimin gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrat e Shqipërisë dhe Malit të Zi, në Kiev.

Zelensky theksoi veçantinë e këtij takimi duke e quajtur atë një samit të Ukrainës dhe liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski miratuan sot një deklaratë të përbashkët në mbështetje të dhënies së statusit të kandidatit Ukrainës për anëtarësim në BE.

“Jam mirënjohës për miratimin e një deklarate të përbashkët pas bisedimeve tona në mbështetje të dhënies së statusit të kandidatit Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha Zelensky.

“Vendet tona, Ukraina, Republika e Shqipërisë, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhen anëtarë të plotë të Bashkimit Evropian. Ne jemi dakord që vendet tona nuk janë konkurrente në rrugën evropiane, por vetëm plotësojnë dhe forcojnë aftësitë e njëri-tjetrit”, shtoi ai.

Zelensky theksoi se forcimi i pozicioneve të unifikuara, rritja e koordinimit midis vendeve evropiane dhe tejkalimi i dallimeve mes të ashtuquajturve anëtarë “të vjetër” dhe “të rinj” të Bashkimit Evropian duhet të bëhet përgjigja ndaj politikës antievropiane të Rusisë.

Përveç kësaj, Zelensky nënvizoi rëndësinë e eliminimit të çdo zone “gri” në Evropë.

Rama dhe Abazoviq ndodhen në një vizitë pune në Kiev me ftesë të presidentit ukrainas Zelensky. Ata vizituan qytetet e rajonit të Kievit të çliruara nga agresorët rusë për të parë nga afër pasojat e armiqësive.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar momente nga takimi që ka pasur këtë të mërkurë në Kiev me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Më tej ai shkroi se “Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin dhënien e statusit kandidat për vendin tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në këtë mënyrë evropiane, vendet tona nuk janë konkurrente, por vetëm plotësojnë dhe krijojnë mundësi për njëra-tjetrën. Dritan Abazoviq dhe Edi Rama ju falënderojë për vizitën dhe bisedat produktive!”, ka shkruar Zelensky.

Më pas, Rama, ministrja Elisa Spiropali dhe Abazoviq janë pritur nga kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, ndërsa më vonë do të takojnë Kryetarin e Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko.

 

Derniers articles

Pas 1 prillit do kemi një Zvicer pak me ndryshe. Ja këto do jenë 8 ndryshimet që do prekin edhe xhepin e qytetarëve

Nga data 1 prill 2024, nuk do të ketë më bileta sezoni të ekskursionit SBB. Deri më tani, këto abonime i lejonin udhëtarët të...

Lajmi i fundit nga Gjeneva: OKB hedh poshte serish propozimin e Rusisë (Beogradit) per ta mbledhur Sesioni i KS të OKB-së për bombardimet e...

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara u mblidh derish me iniciativën e Russe (Serbise)  nga ora 20:00 për çështjen e bombardimeve të NATO-s...

Céline Zuber-Roy, kryetare e parlamentit të Gjenevës: Komuniteti shqiptarë shembull integrimi në Kantonin tonë. Këtë e deshmon edhe fakti se këtu kemi katër deputetë...

Gjenevë, 28 mars -Céline Zuber-Roy një Juriste dhe inxhiniere është presidentja e re e Këshillit të Madh. E para grua pas  gati dy deceniesh....

Një shqiptar nga Presheva, në mesin e 11 kandidatëve në Serbi, zgjidhet prokuror i ri në Bujanoc

Preshevë, 28 mars -Ai quhet Agim Kamberi nga (karadku Isivuk) Presheva i cili ka mbaruar studimet ne Republiokën e Kosovës, rrespektiovisht në Universitetin e...

Të dyshuar për 70 vjedhje të kryera në North Finistère, arrestohen katër shqiptarë

Bernë, 28 mars -Midis nëntorit 2023 dhe janarit 2024, vjedhje të shumta u kryen në disa komuna në Finistère-në e Veriut. Që nga ajo...