10 C
Berne
mardi 28/03/2023

Drilona Musa vajza nga Mitrovica në finalen ‘The Voice of Switzerland’

Drilona Muisaj, nje re Kosova shkëlqeu me paraqitjen e saj të parë në  The Voice of Switzerland të vitit 2020. Ajo është me prejardhje nga Mitrovica, por, është rritur dhe jeton në Basel të Zvicrës. Si adoleshente, Drilona është inspiruar kryesisht nga zhanret R&B dhe Soul, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

“Në fillim të vitit të kaluar kam marrë pjesë në The Voice of Switzerland dhe arrita deri në finale. Shkaku i situatës me COVID-19 nuk u zhvillua gjysemfinalja dhe finalja sipas planit. Kështu që e kemi mbajtur vetem finalen dhe secili ka performuar prej shtëpisë së vetë. Kjo ka qenë një eksperiencë shumë e mirë dhe jam ndarë shumë e kënaqur me arritjen time deri në finale, gjë të cilën nuk e kam pritur.” thote Drilona.

Drilona Musa është shumë aktive në Instagramin e saj privat me video duke performuar. Sipas saj rrjetet sociale dhe sidomos Instagrami sot janë pjesë esenciale për të arritur dëgjueshmëri.

“Në nëntor të 2020-ës e kam lancuar këngën time të parë “M’lshon zemra”. Tekstin e kësaj kënge e kam shkruar vetë dhe për muzikë kam bashkëpunuar me një producent nga Kenia, i cili quhet Nzau. Incizimin e kam bërë në studion e Florent Boshnjakut. Videoklipin e kam realizuar në bashkëpunim me BUG Production në Shalë të Bajgorës (Mitrovicë) nga dhe e kam prejardhjen.” u shpreh Drilona.

Gjatë këtij vitit Drilona planifikon të publikojë edhe disa këngë të tjera. Muzika është një pjesë e madhe dhe e rëndësishme për të, andaj ajo synon ta ketë profesion në të ardhmen e afërt.

 

Derniers articles

Momenti kur ish-nxënësja hyn me kallash në nje kishe-shkolle katolike dhe vret 6 persona, prej tyre tre femije

Tre të rritur e tre fëmijë të moshave 8-9 vjeç u vranë gjatë të shtënave me armë në një shkollë private të krishterë në...

Zgjedhjet parlamentare ne Zvicër. Me 2 prill ne Kantonin e Gjenevës garojne për deputetë edhe 13 kandidatë shqiptarë

Gjenevë, 28 mars (ATV: Nefail Mlaliqi ) -Ne muajin prill te ketij viti ne disa kantone te Zvicrës do mbahen zgjdhjet parlamentet. Sikur ne...

Policia-drejtesia, Poggia dhe Bonfanti: Zero tolerance perballe krimeve në kantonin e Gjenevës!

Këshilltari Shtetëror Mauro Poggia dhe Komandantja e Policisë së Gjenevës Monica Bonfant Gjenevë, 27 mars  (Nefail Maliqi) -Statistikat e policisë tregojnë një rritje prej 15%...

Gjykata federale i merr pasaporten zvicerane nje kosovari, me ket arësye..

Nerne 27 mars -Gjykata Administrative Federale konsideron se një kosovar ka fshehur fakte gjatë natyralizimit të tij të zakonshëm. Mesohet de kosovari u fut në...

Presheva i ankohet ambasadorit amerikan Hill, për politikat antishiptare te Beogradit ne Luginë, si dikur Kosova ne kohen e Miloshevicit!

Preshevë, 27 mars -Deputeti i vetem shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar sot në Bujanoc me ambasadorin e SBA-ve në Serbi, Christopher...