2 C
Berne
jeudi 25/04/2024

Drekë pune (APES) në Bernë e presidentit të Zvicrës me gazetarët botëror

Jean Musy, president i APES me presidentin e Zvicrës z.Guy Parmelin para gazetareve në hotelin Bellevue Palace ne Bernë (© Pierre Virot 2021)

Bernë, 17 tetor (Nefail Maliqi)  -Dreka presidenciale tradicionale e APES me presidentin e Konfederatës Zvicerane sivjet u zhvillua ne hotelin Bellevue Palace me z.Guy Parmelin dhe gazetarët boterore te tubuar ne Asociacionin e Gazetareve  të Huaj në Zvicër dhe Lihtenshtajn (Association de la Presse Etrangère en Suisse et au Liechtenstein-APES) ku moren pjese edhe shume personaliteteet te ndryshme nga qeveria helevetike, ambasadat dhe përfaqesues te organizatave botërore ne Gjenevë dhe Bernë, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ouvrir la photoDrekes me presidentin e konfederates zvicerane z.Guy Parmelin parapriu një konferencë për shtyp ku u fol per bashkepunimin e Zvicres me vendet boterore si dhe rolin e saj si nje vend neutreal ne venien e paqes dhe stabilitetit ne vatrat e krizave apo vendeve ne tranzicion siq jane disa vende ne ballkan.

Me kete rast presidenti i APES Jean Musy duke falenderuar presidentin e Konfederates zvicerane z.Parmelin per gatishmeirne të takoj per dy-tri orë në një dreke pune gazetaret boteror, ai ka folur per rolin e Asociacionin e Gazetareve  të Huaj në Zvicër dhe Lihtenshtajn (Association de la Presse Etrangère en Suisse et au Liechtenstein-APES), shoqate kjo e cila vepron qe me shume de njeqind vite dhe tubon reth 120 anetare, gazetarë keta nga vondet e ndryshme te planetit tonë (përfshire ketu edhe shqiptarë)  te cilet ne shkrimet  e tyre te perditshme qofshin lajme ditore, reportazhe apo intervista.., prezentojne jo vetem vlerat e tolerances dhe demokracise se Zvicres ne vendet e tyre, por trajotjne edhe tema tjera ekonomike ne fushën e turizmit dhe biznesit.

Guy Parmelin: Falë diasporës kosovare, vendet tona janë të lidhura fort

Aucune description disponible.Pas konferences se shtypi ka pasuar dreka, meqërast gazetaret kan pasur rastin te kontaktojne dhe bisedojne direkt me presidenetin e Zvicres z.Guy Parmelin.

Njeri nga presidentet e pare te vendeve boterore qe i kishte derguar telegarm urimi Qeverise se Albin Kurit, pas fitores se zgjedhjeve te 14 shkurtit e ketij viti, ishte edhe ai nga presidenti i Konfedrates zvicerane z. Guy Parmelin, kishte njoftuar gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke u referuar burimeve nga Berna zyrtare.

“Në emër të Këshillit Federal të Konfederatës Zvicerane, unë do të doja t’ju uroja dhe përgëzoja për zgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Unë ju uroj personalisht suksese në këtë post të rëndësishëm dhe ju dëshiroj paqe dhe prosperitet për vendin dhe popullin tuaj”, kishte shkruar ne urimin e tij presidenti i Zvcres z.Pramelin derguar qeverise se re ne Kosovë dhe presidentes se Kosoves Vjosa Osmanit.

I pyetur ne Gjenevë, ne samitin boteror pas takimit Bajden-Putin per marëdheniet Kosovë-Zvicër dhe për rorin e Qeverise helvetike ne rajon presidenti Parmeln kishte deklaruar pe rgazeten zvicerane në shqip Le Canton27.ch se « Zvicra dhe Kosova kanë marrëdhënie shumë të mira miqësore, falë besimt të ndërsjellë. Edhe diaspora kosovare, ka luajtur nje rol te rendesishem ne intensfikimin dhe perforcimin te maredhënieve si ure bashkepunimi mes Bernes dhe Prishinës. Stabiliteti dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor janë interes i yni i përbashkët..”Aucune description disponible.

Derniers articles

Takimi në selinë e OKB/ Guterres i përsërit kërkesën Vuçiçit: Dorëzo terroristët e Banjskës!

Berne, 24 prill -Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u takua sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç , në New York. Ata diskutuan...

Maqedonia e Veriut, sot mban zgjedhjet presidenciale

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale që mbahen sot kanë gjithsej 1.814.317 votues. Deri në orën 15:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të...

Shefja e Policise Federale (FEDPOL) Nicoletta della Valle jep dorëheqjen

Drejtoresha e Policise Federale te Zvicres në biesde me redaktorin e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi Bernë, 24 prill -Drejtoresha e Fedpol,...

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 22 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...