7 C
Berne
jeudi 28/03/2024

Dr. Aurora Dollenberg dhe Federata e Mjekëve Shqiptare në Europë, nje institucion që bashkon mjekët në misionin humanitar në favor të shëndetit te bashkëkombasve tanë në ballkan dhe vendet e BE-së

Mungon tradita shtetërore për të mbështetur iniciativa humanitare sic është Federata e Mjekëve shqiptarë në Evropë qe po ben shume per shëndetit e bashkëkombasve tanë në ballkan dhe vednet e BE-së

Ja si do i bashkojmë mjekët shqiptarë në Europë

Dr.  Aurora Dollenberg, prej vitesh me një karrierë të suksesshme jashtë vendit si mjeke dhe shkencëtare në Gjermani, por duke punuar çdo ditë për të bashkuar mjekët shqiptarë. Një nismë e fundit e marrë prej jush si Presidente e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë është rrjetëzimi i mjekëve në Island. Çfarë synohet me këtë projekt?

Projekti i radhës i Federatës së Mjekëve Shqiptare në Europë të cilin unë e drejtoj është rrjetëzimi i mjekëve në Islandë pasi ky vend i ftohtë skandivav është një destinacion shumë i veçantë dhe atraktiv tashmë edhe për shqiptarët. Kemi identifikuar atje shumë mjeke të cilët na kanë ftuar që të shkojmë  dhe t’i bashkojmë si mjekë të Federatës. Jemi shumë të lumtur që do shkojmë aty sepse mikpritja paraprake nga ky komunitet shqiptar është me të vërtetë shumë i lartë. Atdhetarizmi aty duke qenë se janë shumë larg prej Shqipërisë është maksimal. Takimin e kemi në 10 qershor dhe jam e lumtur që do kemi delegacion dhe nga Shqipëria, nga Kosova dhe nga trevat e tjera shqifolëse dhe nga vendet europiane. Edhe ju si staf jeni të mirëpritur .

A keni gjetur mbështetje tek mjekët shqiptarë në këto misione ?

Nuk kemi gjetur mbështetje institucionale kur bëhet fjalë për organizimin e konferencave të ndryshme mjekësore që Federata ka në Europë. Akoma kërkohet një traditë më e madhe shtetërore ku bëhet fjalë që të mbështeten iniciativa humanitare sic është kjo e Federatës së mjekëve shqiptarë. Nga ana tjetër nga vetë mjekët ka një interes të jashtëzakonshëm për tu bashkuar dhe për të qene pjesë e një strukture të përbashkët siç është ajo e Federatës. Në mbarë Europën kemi më shumë se 3000 mjekë që punojnë dhe jetojnë dhe deri tani kemi kaluar në 7 vende të ndryshme ku kemi themeluar degët përkatëse që nga Suedia , Danimarka, Italia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Islandën e kemi misonin e radhës dhe kështu do vazhdojmë edhe ne 27 vende të ndryshmë të Europës të cilat presin që të shkojmë ti vizitojmë dhe të themelojmë degët e tyre.

Sa i ka sherbyer Shqipërisë dhe shqiptarëve Federata e themeluar prej jush?

Federata  e Mjekevë besoj është jo vetëm struktura e vetme dhe e regjistruar mjekësore në nivel europian, por është shembull që ne si shqiptarë mund të bashkohemi dhe të arrijmë në synime shumë herë më të larta se sa të një shoqate mjekësore. Me anë  të federatës së mjekëve ne kemi bërë lobim të vazhdueshëm në Bashkimin Europian për të lartësuar emrin e shqiptarit në nivel akademike, në nivele shkencore edhe në anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe në realizimin e projekteve ne nivel europian sa i përket përmirësimit të shëndetësisë në Shqipëri dhe në trevat shqiptare. Roli i Federatës është shumë vendimtar kur bëhet fjalë për një të ardhme sa më europiane në Shqipëri dhe në mbarë trevat.

Çfarë e shtyu doktoreshë Aurorën të braktisë atdheun? Mendonit se Shqipëria nuk të ofronte dot kushtet për të ushtruar profesionin siç dëshiroje apo ambicia për më shumë dije dhe  karrierë ndërkombëtare?

Unë jam larguar para 10 vitesh nga Shqipëria sepse nuk gjeta qoftë edhe një vend të thjeshtë punë me një rrogë minimale. Sa i përket karrierës profesionale ishte  atë kohë më konkurim dhe marrja e një specializimi ishte një llotari amerikane kështu që nuk doja që të luaja me fatin dhe vendosa për një të ardhme më të qetë dhe më të sigurt në Gjermani. Karriera ndërkombëtare doli në fakt më e lehtë se në Shqipëri sepse kudo që kam aplikuar nëpër universitete gjermane dhe në ato europiane kam pasur mundësi të marr trajnime dhë të bëj doktoraturën për fushën e psikoterapisë dhe psikiatrisë ,po ashtu të hap edhe dy klinikat e mia private . Unë kam kryer disa specializime gjë që më vërteton që Shqipëria ka një rrugë shumë të gjatë përpara në heqjen dorë të monopolizimit të dijes dhe të specializimit në fushat mjekësore.

Ju keni kryer tri specializime në Gjermani si Specialiste e Mjekësisë së Familjes, e Mjekësisë së Urgjencës dhe Psikoterapisë. Pse kjo zgjedhje ?

Synova të mbuloj të gjitha skajet e mjekësisë, qoftë ato të mjekësisë së përditshmë që bën një mjek i besuar i familjes, qoftë urgjencat të cilat ne si mjek duhet të jemi gjithmonë të përgatitur t’i përballojmë me sukses që të shpëtojmë jetën e pacientit dhe për të kaluar tek pjesa e psiqikës e cila më lejon që edhe për ato pacientë të cilët kanë çrregullime të ankthit dhe depresionit i trajtojmë më vëmendje sic bëjmë trajtimin e një urgjence kardiake, të diabetit apo sëmundje të tjera të trupit.

Sa i vështirë ka qenë për ju integrimi në mjekësinë gjermane?

Integrimi në Gjermani ka qenë shumë i vështirë pasi asnjëherë mjekët shqiptarë nuk konsiderohen njësoj si mjekët gjermanë. Duhet të kalojnë shumë vite, të vërtetojmë me një punë të palodhur dhe një korrektësi profesionale që edhe ne kemi atë standard gjerman që të pranohemi prej tyre dhe të respektohemi prej tyre. Është një mision i mundshëm për sa kohë marrim dije dhe specializohemi.

Mes gjuhës gjermane, anës profesionale dhe largimit nga atdheu. Kë veçoni si pjesën më të vështirë gjatë viteve të para të qëndrimit në Gjermani.  

Gjuha gjermane ka qenë shumë e vështirë dhe pas nje dekade që jetoj këtu, ka gabime gramatikore dhe te theksit, dihet si gjuha e nënës nuk bëhet asnjëherë. Në kaq vite këtu kam filluar të mendoj në gjermanisht dhe faktikisht shumë vende europiane sic është Gjermania kanë shumë favore kur bëhet fjalë për kulturën, për stilin e të jetuarit që është shumë i shëndetshëm dhe të lejon që të jesh një individ i cili çdo ditë rritet dhe është i kënaqur me veten.

Në cilin moment një mjek i thotë vetes , po tani e bëra punën siç duhet ?

Në momentin kur kam përballuar urgjencat e para dhe kam shpëtuar jetët e para jamë ndjerë një mjeke e suksesshme e cila tejkalonte edhe streset më të larta. Kjo më ka lejuar që jo vetëm të ndihem shume kompetente, por njëkohësisht të kuptoj që ëndrrën që kisha kur isha studente për të shpëtuar jetë e bëra realitet. Ndaj kam një falenderim për familjen , bashkëshortin të cilët më kanë mbështetur në këtë ëndërr dhe mos të dorëzohesha asnjëherë .

Pandemia ndryshoi botën në shumë aspekte. A konstatuat ju anë positive të periudhës së coronavirusit në ndikimin në popullatë, se negativet dihen tashmë?

Pandemia është një situatë e cila vërtetoi se sistemet shëndetësore kanë defektet e tyre. Edhe sistemi shëndetësor shqiptar pati shumë sfida, por krijoi edhe shanse që të identifikohen mangësitë dhe të përmirëoshen vitet në vazhdim. Patjetër që kjo sëmundje nuk mbeti pa gjurmë në shëndetin e popullatës . Më shumë se sa 30 përqind të sëmundjeve psiqike që po përjetojmë tani kanë ardhur vetëm nga pandemia për të mos neglizhuar edhe sëmundjet e ndryshme, qoftë ato neurologjike, qoftë kardiovaskularre të cilat kanë lidhje të drejtëprëdrejtë më kalimin e covid 19 ose  mund të kenë lindur si efekt anësor pas vaksinimit me vaksinat anti covid. Kështu që bota përjetoi një tramë të madhe duke u konfrontuar më pandeminë, por kjo lejoi që të rritemi më shumë të mësojmë më shumë mbi shëndetin tonë . Mund të themi së shumë pacientë kanë arritur të heqin dorë nga duhanpirja, nga alkooli dhe nga veset e tjera të jetës së përditshme duke jetuar në mënyrë më të shëndetshme dhe duke levizur më shumë.

Pikërisht kjo periudhe solli virtualisht në Shqiperi shumë mjekë të cilët me eksperiencën dhe dijet e tyre ndihmuan shqiptarët për tu përballur me armikun e padukshëm, covid 19.  Kjo mendoni se erdhi nga nevoja që ka Shqipëria për bluzat e bardha apo ishin vetë mjekët që u investuan për vendin e tyre duke treguar se edhe pse janë larg fizikisht nuk janë larguar asnjëherë nga Shqipeëria?  

Largimi i mjekëve nga Shqipëria është një plagë e shoqërisë shqiptare pasi janë investime shumë të mëdhaja të cilat taksapaguesi shqiptar i bën për të nxjerrë një mjek dhe në atë moment ajo diplomë shqiptare emigron qoftë në Gjermani qoftë në vënde të tjera europiane dukë përbërë një humbje shumë të madhe për popullatën shqiptare e cila ka nevojë për mjekë të kualifikuar . Pandemia vuri në dukje se mjeku ka një rol qëndror në shëndetësi. Prandaj është e rëndësishme që qeveria shqiptare po merr masa për të rritur rrogat , mundësitë për karriere . Këto masa po zbatohen, por ka nevoë për përmirësim të vazhdueshem për t’ju afruar standarteve europiane dhe në këtë mënyrë Shqipëria mund të bëhet një konkurente edhe ndaj Gjermanisë për të ndalur në të ardhmen hemoragjinë e mjekëve. Une si mjeke e jap kontributin me anë të telemidicinës, konferencave . Dëshroj të jem e pranishme çdo ditë në mjekësinë shqiptare, madje shpenzoi nga të ardhurat e mia personale që të arrijë një standart ne të ardhmen . Mendoj se secili prej nesh e ka një detyrim moral që të kontribuojë për vendin e vet .

Cili është projekti i ardhshëm i doktoreshë Aurorës të cilin mund të na e zbuloni ekskluzivisht për Probizz.al?

Pojekti i ardhshëm është të zbatojme disa projekte të sponsorizuara nga BE-ja të cilat synojnë përmirësimin e standardeve shëndëtësore në mjekësi , pikërisht atyre kritereve të cilat edhe BE-ja i kërkon për anëtarësimin . Për ta arritur duhet patjetër që ekspertët shqiptarë që janë të shpërndarë në Europë ti rrjetëzojmë .Misioni jonë i pandalur do jetë të shkojmë ne vendet europiane dhe ti gjejmë këto akademikë dhe profesionistë dhe ti motivojmë që të kontribuojnnë për atdheun e tyre. / Probizz.al

Derniers articles

Reporters sans Frontieres në fillim të prillit në Tiranë do mbaj konfrence mbi sfidaz dhe neutralitetin e mediave shqiptare

Berne, 29 -Ne prag te integrimeve evropiane dhe pas incidentit te fundit te Edi Rames me nje gazetare shqiptare, adociacionet nderkombetare ja e mobilizuar...

Liberalizimi i vizave / Shkuan tre muaj, mijëra kosovarë po kthehen në vendlindje. Falemnderit mirgimtarë për mikëpritje!

Bernë, 28 mars - Liberalizimi i vizave për Kosoven nga janari i ketij viti kishte gezuar shume qytetarët kosvarë, te cilet patën rastin te...

Ekspertja e OKB-së: Izraeli kreu gjenocid në Gaza dhe jam kërcënuar për raportin!

Gjenevë/UN, 27 mars -Një eksperte e Kombeve të Bashkuara e cila publikoi një raport që thoshte se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza gjatë...

Kosova Kalon / Një lajm i mire nga Strasbourgu rreth Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës

Strasbourg, 27 mars -Sapo është miratuar opinioni i raportueses Bakoyannis në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës. Ky opinion rekomandon anëtarësimin...

Serbët 27 marsin e bëjnë 1 prill: “Vuçiç ka vdekur”, policia në Beograd nis hetimet pas njoftimit

Bernë, 27 mars -Presidneti serb Aleksander Vucic ështe kercnuar sot me "Njoftimin" për vdekjes e tij, që ehste postuar në rr ejte sociale. Duket...