1 C
Berne
mercredi 24/04/2024

Baki Rexhepi, gazetari qe reflekton energjine pozitive edhe permes postimeve ne fb

Shkruan: Prof. Baki REXHEPI (gazetar RTK)

Një ditë isha në makinën time kur erdhi një djalë dhe më tha:

– Ta pastroj xhamin e përparmë xhaxhi?
• Po, po i thashë!
Ai e pastroi shkëlqyeshëm, unë i dhashë 20$, ai u habit dhe më pyeti:
– A po kthehesh nga Amerika?
• Po, i thash !
– A mund t’ju pyes për universitetet e tyre në vend që të lani borgjin për pastrimin e xhamave?
Aucune description disponible.Ai ishte aq i sjellshëm sa që më shtyri ta ftoja në anën time për të folur. E pyeta:
• Sa vjeç je?
– gjashtëmbëdhjetë vjeç, më tha!
– jam në vitin e fundit në fakultet.
• Dhe si kështu kaq i ri, u befasoha unë!
– Sepse më ngritën disa vite për superioritetin tim dhe notat e shkëlqyera në të gjitha lëndët, ma ktheu djaloshi.
• Po pse punon këtu?
– Babai im ka vdekur kur unë isha një vjeç, nëna ime është kuzhiniere në një nga shtëpitë, unë dhe motra ime punojmë për ti mbuluar studimet,… kam dëgjuar se universitetet amerikane kanë bursa për nxënësit me nevoja.
• A mund të më ndihmoni? më tha!
– Unë kam përgjegjësi të interesohem si për veten dhe familjen time, i thashë.
• Shkojmë të hamë bashkë drek? E pyeta!
– Me kusht që të pastroj xhamin e pasme të makinës,më tha djaloshi.
U pajtova, dhe në restorant ai kërkoi t’i sillte ushqimin nënës dhe motrës në vend që të hante. Vura re se aftësia e tij në gjuhën angleze ishte e shkëlqyer, dhe ai ishte i aftë për shumicën e temave.
U kënaqëm që ai do tm’i sillte dokumentet nga shtëpia dhe do të përpiqem për të sa më shumë që mundem. Gjashtë muaj më vonë e mora pranimin dhe bursën për te. Gruaja ime e kishte informuar dhe gjysëm ore më vonë më telefonoi dhe më tha:
“Jemi në shtëpi duke qarë nga gëzimi për Zotin“.
Dy vite më vonë e publikuan emrin e tij në revistën New York Times si eksperti më i ri i teknologjisë moderne. Unë dhe familja ime u kënaqëm shumë për të.
Dhe gruaja ime e mori lejën e vizës për nënën dhe motrëne tij pa e kuptuar ai, dhe pasi ky i riu pa nënën dhe motrën para tij në Amerikë as nuk mund të fliste nga gëzimi.
Dhe një ditë unë dhe prindërit e mi ishim brenda kur e pamë jashtë duke larë makinën time! Kështu që e përqafova për habinë e papritur dhe i thashë:
• Çfarë po bën? i thashë
– Mos ta harroj veten se çfarë isha më parë, dhe çfarë më bëre ti!
Ky palestinez i ri i quajtur Farid, tani është një nga profesorët më të mirë dhe më të famshëm në Universitetin Amerikan të Harvardit!
Rrëfen Dr: Muhamed Khani

* mësimi; mos u dorezoni dhe mos thoni se unë nuk mundem, skam shpresë … asnjëher nuk i dihet, ka njerëz të mirë në botë! 😊

E huazuar

Derniers articles

FEDPOL: Në Zvicër janë aktive rrjete të ndryshme kriminale, veçanërisht ato me origjinë sllave. Shqiptaret janë problematik, por jo edhe mafioz

Bernë, 23 prill -Me rritjen e krimit te organizuar dhe kërcnimet e brendshme dhe jashtme (vendet limitrofe) te grupeve terroriste edhe Nicoletta della Valle,...

Lajmi i fundit nga Berna: Italishtja, nuk është më gjuhë e tretë në Zvicër. E « rrëzoi » sot anglishtja. Anglishtja, nesër në « rrezik » nga shqipja

Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqi ne Davos (WEF) duke folur per migracionin ju flet kolegëve për integrimin dhe sukseset...

Oskar Freysinger, në gërsherë, ju ehste nënshtruar një operacioni të madh për ish të zgjedhurin e UDC-së (SVP)

Bernë, 23 prill -Ish foshnja Valais e tmerrshme e UDC iu nënshtrua një operacioni të madh në zemër më 17 prill, në spitalin e...

Migracioni dhe krimi i organizuar, tema kyqe e takimit te djeshëm në Bazel të pesë ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve gjermanofone

Bazel, 23 prill -Me ftesë të këshilltarit federal Beat Jans, ministrat e brendshëm e pesë të vendeve me gjermanpfone si gjuhë zyrtare u takuan...

Mira Murati bëhet zyrtarisht pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati dhe poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa, janë pranuar sot si anëtarë të jashtëm të...