4.5 C
Berne
mardi 28/11/2023

Diaspora shqiptare, pas Kosovës, kërkon ndryshim edhe në Lugine / E duan Ardita Sinanin per kryetare të Preshevës

Bernë, 21 shkurt -Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Preshevës, që pritet të mbahen në fund të marsit, kanë aktivizuar një grup mërgimtarësh që të mbështesin për kryetare të kësaj komune kandidaten Ardita Sinani, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ky Grup i Mërgimtarëve nga Zvicra, Gjermania dhe Austria vlerëson se Sinani është personi i duhur për të menaxhuar me Preshevën dhe ofruar banorëve të saj stabilitet ekonomik e social.

“Ndaj ne si Grup i Mërgimtarëve në Zvicër, Gjermani, Austri i bëjmë thirrje vetëdijes së të gjithë votuesve të Komunës së Preshevës që më datën 28 mars 2021 për të mirën e gjithë neve, për ruajtjen e substancës sonë kombëtare, si dhe zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies sociale, duhet votuar Ardita Sinani”, thuhet mes të tjerash në komunikatë.. » transmeton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Komunikata e plotë:

Pas një konsultimi dymujor me aktivistë që kanë kontribuar për vendlindjen në 30 vjetët e fundit në çdo aspekt politik, social, humanitar dhe komunikimit me bashkatdhetarë të Komunës Preshevës, që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, Gjermani, Austri dhe bisedimeve të ndryshme është vendosur të formohet:

Grupi i Mërgimtarëve në përkrahje të zonjës Ardita Sinani për kryetare të Komunës së Preshevës.

Zonja Ardita Sinani, sipas vlerësimeve reale dhe tejet konstruktive të këtij grupi ku bëjnë pjesë mërgimtarë të profileve të ndryshme të jetës, jemi të mendimit që është personi më i duhur dhe më i nevojshëm për kryetare të Preshevës.

Ajo posedon kualifikim superior dhe është ekonomiste e diplomuar, me sukses shembullor.

E pajisur me edukatë e kulturë familjare e profesionale, dinjitet familjar e kombëtar.

Ka përvojë të gjatë në profesion. Është kryetare e PVD-së – Dega në Preshevë, ndërsa ka qenë një kohë edhe kryetare e suksesshme e Komunës së Preshevës.

Të gjitha këto veti të saj tregojnë që zonja Ardita Sinani është e brumosur në tërë këtë përvojë të saj jetësore dhe posedon bagazh të madh politik dhe plotëson të gjitha parakushtet që ajo do të jetë një kryetare e mirë e Komunës së Preshevës.

Ndaj, ne si Grup i Mërgimtarëve në Zvicër, Gjermani, Austri i bëjmë thirrje vetëdijes së të gjithë votuesve të Komunës së Preshevës që më datën 28 mars 2021 për të mirën e gjithë neve, për ruajtjen e substancës sonë kombëtare, si dhe zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies sociale duhet votuar zonjën Ardita Sinani për kryetare të Komunës së Preshevës.

Këshillat e Grupit:

Zvicër: Burhan Jahiu, Skender Ismaili, Shaip Bajrami, Menderez Zeneli, Arben Murati, Qani Haziri, Bujar Sylejmani, Sylejman Rexhepi dhe Imer Ferati

Gjermani – Austri: Fidan Ibrahimi, Qani Rexhepi, Shenasi Mustafa-Rusi, Imran Rrustemaj dhe Valdrin Hasani

Kosovë: Rexhep Aliu-Depca, Qenan Jashari dhe Vllaznim Shabani.Bildergebnis für diaspora zvicer

 

 

 

Derniers articles

Në Vienë po mbahen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit – Feston edhe 100-vjetorin e themelimit të saj

Gazetari Nefail Maliqi nga Austria / Nga i derguari yne special ne Asamblene gjenerale te Iterpolit ne Viene Vienē, 27 nentor (Nefail Maliqi) -Organizata më e...

Në Kosovë është hapur Zyra e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane. Ne kete evenment, filantropi Lazim Destani bashkon krerët e shtetit e Kosovës me liderët...

Prishtinë, 25 nëntor -Pas aktiviteteve dyditëshe në Samitin e III-të të Diasporës në Tiranë, ne Kosovë eshte hapur Zyra e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane...

Cila është historia e vërtetë e BLACK FRIDEY? E premte e zezë”?

Berne, 24 nentor - Black Fridey ka rrënjë më të errëta nga sa mund të imagjinoni. BLACK FRIDEY (E premtja e zezë) jo vetem...

Zvicra dhe Kosova në të njejtin vit (2030) mbajne Lojerat Olimpike

Brrne, 24 nentor -Një “po” e qartë nga Parlamenti Sportin ju dha për Lojërat Olimpike Dimërore 2030 në Zvicër. Ndryshe edhe Kosova pi at...

Tri poezi per Nanën nga poetja e re Ferdane F.Sahiti

Ferdane F. Sahiti A ma ban Hallall oj Nanë Nanë u nisa sot edhe unë nanë u nisa nanë drejt ksaj rruge që kurrë se kam dashtë. Nanë, u nisa...