Preshevë, 3 prill -Serbia mban sot zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare. Rreth gjashtë milionë gjysmë e serbëve sot kanë të drejtë votë në Serbi, pasi do të mbahen zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në Beograd. Në këto zgjedhje marrin pjesë edhe partitë shqiptare të Luginës së Preshevës të cilat garojnë me dy lista, pertiete te fitojne se paku tre depèutete ne Paralmetnine Sebrisë. Ndryshe analistet nga Lugna flasin për spastrim etnik te regjimit te Beogradit ndaj shqiptareve, njofton nga Presheva korrespondenti i gazetes zvicerane Le Canton27.ch
Serbia mban sot zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare. Paralelisht po mbahen edhe zgjedhje lokale për disa komuna, përfshirë edhe për kryeqytetin serb, Beogradin. Pesë vjet pasi fitoi mandatin e parë si President, Vuçiç vazhdon të jetë faktori dominuese në Serbi dhe favoriti kryesor për të fituar edhe zgjedhjet për presidentin e ri. Sfiduesi kryesor i Vuçiçit në këto zgjedhje është ish-shefi i ushtrisë Zdravko Ponosh, një gjeneral në pension, pro Bashkimit Evropian dhe që përfaqëson kampin opozitar.
30% e shqiptarëve te Lugines së preshevës ju eshte mohua e drejta e votës
Në këto zgjedhje marrin pjesë edhe partitë shqiptare të Luginës së Preshevës të cilat garojnë me dy lista: Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar dhe Alternativa Demokratike Shqiptare. Serbët në Kosovë do të votojnë në komunat brenda Serbisë, pasi Qeveria e Kosovës nuk lejoi që ata të votojnë në territorin kosovar. Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë duke garuar me dy lista, duke pas si pretendim që të fitojnë katër ulëse në Kuvendin e Serbisë. Për herë të parë, zgjedhjet serbe nuk do të mbahen edhe në territorin e Kosovës, kjo pasi serbët me dy shtetësi do të votojnë në Rashkë dhe në Bujanoc.
Në anën tjetër, bashkësia ndërkombëtare po hesht, të njëjtën gjë po e bëjnë edhe dy shtetet shqiptare, Kosova dhe Shqipëria.
Profesori nga Bujanoca, Refik Hasani, analist, per gazeten zvicerane Le Canton27.ch ka dekjalruar se « spasttri etik nk ka brira. Serbia është duke ushtruar një spastrim shtetëror sistematik etnik përmes pasivizimit të adresave.. Jemi deshmitar se 30% e shqiptarëve te Lugines së Preshevës ju eshte mohua e drejta e votës »
Ndryshe regjimi serb mijëra shqiptarëve që jetojnë në Kosovën Lindore nuk ju ka mundësuar që të votojnë në zgjedhjet e 3 prillit në Serbi. “Ndërkombëtarët ta kthejnë vëmendjen në Luginë, para se të dëbohemi e t’ju pasivizohet shtetësia shumicës së shqiptarëve”, thotë analsiti Refik Hasani.
Kjo për arsye se Serbia ua ka humbur të drejtën e shtetësisë mijëra shqiptarëve, me këtë edhe të drejtat e tyre të pronësisë, në shtëpi, toka etj.
Në këtë mënyrë Serbia po i vazhdon politikat diskriminuese, dhe vazhdon të jap shembuj, të qëllimeve të saja për zhdukjen e shqiptarëve, në çdo pjesë të Ballkanit, ku mund t’ia arrijë. Kjo që po e bën Serbia quhet spastrim etnik sistematik shtetëror.


Shqiptarët e Kosovës Lindore në vazhdimësi kanë kërkuar reciprocitet gjatë bisedimeve të Kosovës me Serbinë në Bruksel, mbrojtje dhe të drejta si për serbët në Kosovë. Politikat e deritashme qeveritare kanë dështuar plotësisht ta bëjnë këtë, dhe as nuk iu është mundësuar ndonjë lloj përfaqësimi, dhe as Kosova se ka marrë përsipër mbrojtjen e tyre.
Qytetaret e Lugines se Presheves që jetojnë perkohesisht në Kosovë, në mënyrë te organizuar me autobusë janë nisur për në vendlindjen e tyre që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e sotme në Serbi. Bëhet fjalë për dhjetra autobus me shqiptare nga nga Lugina në Kosova, njofotn nga Presheva korrespendenti i gazetes zvicerane Le Canton27.ch
Mesohet se organizimi i tyre është bërë nga qytetet kosovare nga klubi “Trojet” ndërsa është mbëstetur nga Komuna e Fushë Kosovës. Turp për mediat kosovare te cilat po japin lajme per serbet qe po shkojne me votu ne Serbi, kurse asnje lajm per dhjetra autobusë me shqiptare te Lugines ne Kosove, qe po shkojne me votu ne Serbi (Luginen e Presheves) per deputetet shqiptare?!