15.3 C
Berne
jeudi 23/03/2023

Dhjetë vite nga marrëveshja mes Bernës dhe Prishtinës, deri tash vetëm një i burgosur është transferuar në Kosovë

Bernë, 21 dhjetor –Pas Danimarkës, marrëveshje te tilla Kosova me te burgosurit Prishtina ka pasur edhe me heret, me Zvicrën, por duket se nuk ak funskionuar siq ishet paraparë. Shefja per komunikim në Minsitrine e Drejtesise dhe Policise zvicerane znj. Ingrid Ryser sot ka deklaruar per gazeten zvicerane Le Canton27.ch ne shqip, se « nga marrvshja mes Bernss dhe Prishtines, drejt Kosoves eshte transeferuar vetem nje i burgosur.. » (« Bis anhin wurde eine Person in den Kosovo überstellt.)

Duke ju referuar burimeve nga qeveria daneze Gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ishte mediumi i pare albnanofon qe dha lajmin per degimin e te burgosurve te huaj ne Kosovë te titulluar “Kopenhaga do të dërgojë mbi 300 të burgosur të huaj në Kosovë”. Lajmi ne fjale bëri jehone ne Kosovë, cka ka pasuar edhe reragime te shumta ne media ku disa e mirëpriten e disa e kritikuan.

Ne fill te kesaj jave në Prishtinë eshte nenshkruar nje marrëveshje nga ministri i Drejtësisë i Danimarkës Nick Hakkerup dhe ministres së Drejtësisë  së Kosovës Albulena Haxhiu. Marrëveshja bën fjalë për 300 qeli burgu të Kosovës i jepen në shfrytëzim shtetit të Danimarkës, ku të burgosurit në këtë shtet do të vuajnë dënimin në Kosovë.

Cfare i thanë nga Berna gazetes Le Canton27.ch per marrëveshjen mes Zvicres dhe Kosoves. Sa te brugosur jane trasneferuar ne rajon?

Keshtu me 14 maj te vitit 2012 në Prishtinë ishte nënshkruar marrëveshja mes Kosovës dhe Zvicres per transmefrimin e të burgosurve kosovarë nga Zvicra për ta vuajtur denimin në Kosovë. Kjo marreveshje ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës është miratuar më 10 shtator 2013, nga  Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës.

Sipas marrëveshjes ne fjalë, shtetasit e Kosovës, të dënuar në Zvicër duhet të vuajnë dënimin e tyre në Kosovë. E njëjta gjë duhet të vlejë edhe për shtetasit zviceranë që kanë kryer vepra penale në Kosovë, pra, këta duhet të kthehen në Zvicër për të mbajtur burgun. Marrëveshja ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës që rregullon këtë çështje është miratuar (10 shtator 2013) nga Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës. Kjo marrëveshje është miratuar pa debat, me 141 vota pro, asnjë kundër dhe 40 vota të përmbajtura.

Se cfare ka ndodhur me kete marrëveshje de sa eshte zbatuar nga aplet dhe si po funksionon redaksia e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka kontaktuar Ministrine e Drejtesise dhe Policisë. Nga kjo ministri thone shkurt se « Marrëveshja e transferimit ndërmjet Zvicrës dhe Republikës së Kosovës e datës 14 maj 2012 ka hyrë në fuqi më 11 maj 2014 (SR 0.344.475). Qëllimi kryesor i kësaj konvente është rehabilitimi në vendin e origjinës së personit të dënuar. Prandaj, transferimi bëhet kryesisht nëse personi i dënuar shprehimisht e kërkon atë. Megjithatë, nuk ka asnjë të drejtë të zbatueshme ligjërisht për transferim. Konventa parashikon gjithashtu mundësinë e transferimit të të dënuarit jashtë vendit kundër vullnetit të tyre. Megjithatë, transferimet e dhunshme janë shumë të rralla. »

« Që nga hyrja në fuqi, ka pasur gjithsej 19 raste të aplikimit që kanë të bëjnë me transferimin në Republikën e Kosovës. (« Seit dem Inkrafttreten gab es insgesamt 19 Anwendungsfälle im Hinblick auf eine Überstellung an die Republik Kosovo »)

Shefja per komunikim në Minsitrine e Drejtesise dhe Policise zvicerane znj. Ingrid Ryser sot per gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka deklaruar se « konfrom marrëveshjes mes Bernës dhe Prishtines për te burgosurit kosovra ne Zvicer, deri tash eshte transeferuar vetem nje perosn » (« Bis anhin wurde eine Person in den Kosovo überstellt.)

Megjithatë, në shumicën e rasteve, ende nuk ka pasur një transferim aktual (në 1 rast, 3 raste janë ende në pritje). Arsyet për këtë ndryshojnë shumë (pa lidhje (5), heqja dorë nga procedura për shkak të mundësive të pamjaftueshme të suksesit (3), tërheqja e kërkesës nga personi i dënuar (3), refuzimi nga autoriteti kantonal përmbarimor (3) ose nga Republika të Kosovës (1)).. » ka deklaruar sot për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch znj. Ingrid Ryser shef pe rkomunikim pranë Minsitrise e Drejtesise dhe Policise ne Bernë

Ndryshe, ish-Ministrja e Drejtësisë dhe Policise (DFJP) Simonetta Sommaruga atëbote si mintsre i kishte siguruar skeptikët se nuk duhet të frikësohen se në Kosovë mund të ekstradohen të dënuarit në rastet kur atyre atje u kanoset shkelja e të drejtave të njeriut.

Derniers articles

Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli: Kenia ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës!

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Republika e Kenias ka marrë vendim për njohjen e pasaportës së Kosovës Pacolli ka shtuar se Kenia...

Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë

Kirv, 23 mars -Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, me mesazhin që Ukraina “të pastrohet nga e...

Edhe kjo ndodhe: OKB përshëndet një marrëveshje te paarritur?! Në vend qi t’i bëj presion Vucicit qe refuzoi te nënshkruajë marreveshjen mes Kosoves dhe...

Stop the caressing of the UN and the EU towards Serbia and Vucic!.This also happened: The UN welcomes an unreached agreement?! Instead of putting...

EULEX demanton disa media se Sylejman Selimi qenka marrur ne pyetje

Prishtine, 22 mars -Sot ne disa media është raportuar se Sylejman Selimi, ish-komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qenka intervistuar sot nga...

Pasi, Vucic tha se do ta pengoj Kosoven në OKB, zyrtaret e kësaj organizate nderkombëtare tregojnë se kush vendos për antetarësimin e Kosovës ne...

New York -Çështja e perspektivës së Kosovës për anëtarësi në BE dhe OKB është ringjallur me nisjen e dialogut politik në vitin 2012. Në...