21.3 C
Berne
samedi 30/09/2023

Deputeti shqiptar nga Bujanoca si «Valter brani Sarajevo» n’midis Beogradit mbron Luginën, duke dridh parlamentin serb!

« Shaip Kamberi brani Presevsku Dolinu!.. » do te ishte ky titulli i ndonje skenari per ndonje film te ardhshëm nese realizohet ne Beograd, për shqiptaret e Luginës së Presheves rajoni me i diskriminuar dhe i varfur ne Evropë ne shtetin e pasardhesve te Miloshevicit, Aleksander Vucicit dhe Ivica Dacicit, shkruan gazeta zvicerane ne gjuhen shqipe « Le Canton27.ch »

Shaip Kamberi mbron Luginën e Preshevës si Vallteri dje me pushke Sarajevën, deputeti shqiptar sot Preshven me fakte ne parlamentin e Serbise ne sy te Dacicit dhe 5 milionë serbëve në Serbi! Thame vetem pesë milionë meqë aq jane edhe pse Serbia zyrtarisht ka mbi 6 milionë banore, hiq shqiptaret e Lugines se Presheves dhe ata në Sanxhak dhe Beograd, aty jetojnë edhe 17 minoritete tjera, ka raportuar gazeta zvicerane ne gjuhen shqipe « Le Canton27.ch »

Kamberi: Demokracia në Serbi është me keq sesa në kohën e diktatorit dhe kriminelit Slobodan Miloseviq dhe fytyra e vërtetë e Serbisë është kjo

Deputeti Shaip Kamberi, ka “dridhur” themelet e Kuvendit të Serbisë. Fjalimi i tij ka bërë bujë të madhe në mediat shqiptare, por edhe ato serbe. Ai në fjalimin e mbajtur sot në Beograd, ku po votohet për Qeverinë e re, ka akuzuar pushtetin në krye me Aleksandar Vuçiqin se nuk dallon me atë të Slobodan Milosheviqit, pastaj ka kujtuar krimet serbe në Kosovë e shumë padrejtësi tjera ndaj shqiptarëve ne Medvegje, Bujanoc dhe Presheve! Deputeti shqiptar n’midis Beogradit e dridh Serbine ne Kuvend: Parlament të tillë s’e prodhoi as Millosheviqi. Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka deklaruar se as presidenti serb Aleksandar Vuçiq e as kryetari i Kuvendit, Ivica Daçiq nuk mund t’ia ndalin fjalën atij në Parlamentin e Serbisë. Kamberi ka pasur sot një fjalim të ashpër në legjislativin serb dhe reagimet e menjëhershme i ka marrë nga Vuçiq e Daçiq. Ai në fjalën e tij para deputetëve ka thënë se demokracia në Serbi është me keq sesa në kohën e diktatorit dhe kriminelit Slobodan Miloseviq dhe fytyra e vërtetë e Serbisë është kjo.

« Demokracia në Serbi është me keq sesa në kohën e diktatorit dhe kriminelit Slobodan Miloseviq dhe fytyra e vërtetë e Serbisë është kjo… » ka then z.Kamberi para depueteteve serbe duke shtuar se nuj del bir nane, e as Daçiqi e as Vuçiqi mund të ma ndalin fjalën në parlamentin e Serbisë! “Me një fjalim timin u tregua e vërteta e demokracisë në Serbisë dhe krimet që ata i kanë bërë në ish Jugosllavi, respektivisht në Kosovë. Dhe sot u tregua fytyra e vërtetë e Serbisë dhe brishtësia e demokracisë”, ka thënë Kamberi. Sipas tij, edhe në parlamentin e Serbisë ekziston fryma imponuese dhe totalitare, sipas tij edhe kjo qeveri e tanishme nuk do të përmbush vendimet për Luginën e Preshevës.

Kete deputeti shqiptar nga Bujanoca e deshmoi ne paralmentin serbe duke thënë se « janë tri marrëveshje që shqiptarët i kanë nënshkruar me qeveritë serbe që nga viti 2001, por asnjë nuk është zbatuar. »

Politika diskriminuese serbe, si dikur (para vitit 1999) në Kosovë,  ka bërë qe nga Lugina e Presheves viteve te fundit te largohen mbi 20 mije shqiptare disa në Kosovë e pjesa dërmuese ne Zvicër, Gjermani, Belgjike e vende tjera të BE-së deri në Amerikë.

Fjalimi i djeshëm i deputetit Kamberi që kaherë nuk ishte dëgjuar në ballkan nga goja e liderëve shqiptare, për Qeverinë e re/vjetër serbe dhe për qasjen e tyre diskriminuese ndaj shqiptareve ne Luginen e Presheves ka zgjuar nga gjumi mbi 200.000 shqiptare ne Serbi, jo vetem ata, por edhe Prishtinen dhe Tiranen zyrtare qe deri tani ishin lojale ndaj Beogradit ne raport me diskriminimin dhe problemet e shqiptareve në këtë vend diktatorial te vetëm në Evropë!

Derniers articles

Ne diten e stome 30 shtator 1912 nisi mobilizimi për luftën e parë ballkanike. Serbia kishte okupuar tokat shqiptare, Kosoven dhe Maqedonine

Luftërat Ballkanike janë emri i dy luftërave ndërmjet shteteve ballkanike në vitet 1912 dhe 1913. Luftërat u motivuan nga dëshira e shteteve ballkanike për...

Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit: Largo trupat nga brezi kufitar me Kosoven!

Shkruan Edit HARXHI, diplomate Shumë shqetësusese sonte situata në Kosovë. Shtëpia e Bardhë i jep ultimatum Vuçiçit të largojë trupat dhe armatimet e rënda nga...

Europol mbeshtet BE per nje hetim mbi sulmin e terroristeve serbe ne Kosove

Berne, 29 shtator -Deshtimi i invasioni te Serbise ne Kosove permes nje grupi terroristesh te dielen e kaluar ka shqetesuar mbare komunitetin nderkombetar, perfshire...

Zyrtare nga Haga: Kontribuesi me i madh i gjykates speciales SHBA-te dhe Zvicra. Rusia dhe Serbia nuk japin asnje cent. Kosova ja cfare po...

Per te funksionuar normal Gjykata soeciale per krime ne Kosove padyshim nevoitet nhe buxhet te majme, kuptohet nga komuniteti nderkombetar. Po cilat vende jane...

Berne, Mbrojtja ajrore e blinduar me nje kupolë hekuri mbi Zvicer

Berne, 28 shtator -Raporti ushtarak zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast sulmi. Një dokument i ushtrisë zbulon strategjinë e ushtrisë zvicerane në rast të...