7.1 C
Berne
mardi 28/03/2023

Nis « lufta » Trump-Biden për president. Debat i nxehtë televiziv para zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Debati i parë televiziv mes presidentit Trump dhe rivalit të tij Joe Biden u vlerësua si kaotik nga analistët.

Me përplasje të mëdha gjatë debatit të parë televiziv midis kandidatëve për president,  Donald Trump dhe Joe Biden, fushata për zgjedhjet presidenciale në SHBA, që mbahen më 3 nëntor hyri në fazën vendimtare. Debati që zgjati 90 minuta, u përqëndrua në çështjet kryesore të politikës së brendshme amerikane si sigurimi shëndetësor, Covid 19, ekonomia, taksat, racizmi, protestat dhe dhuna, klima.  Pavarësisht nga tema për të cilën folën, në debatin e organizuar me gjashtë segmente prej 15 minutash, si Trump ashtu edhe Biden akuzuan njëri tjetrin për mungesë njohurish dhe për gënjeshtra. Kaotik e quajtën analistët debatin menjëherë sapo përfundoi, një debat, ku nuk u pa ndonjë risi për nga përmbajtja, por vetëm qëndrim këmbëngulës në pozicionet e deritanishme.

Obamacare, tatimet, ekonomia

Debati, u mbajt në Cleveland, Ohio, para një audience prej 100 vetësh dhe u moderua nga gazetari veteran Chris Wallace. Ai filloi me çështjen e emërimit nga presidenti Trump të një anëtareje të Gjykatës së Lartë, që sipas kandidatit të Partisë Demokrate, Joe Biden shton peshën e konservatorëve në Gjykatë dhe synon përdorimin e saj për të kthyer mbrapsht ligjin për sigurimin shëndetësor, të quajtur Obamacare. Obamacare « kushton shumë” për Presidentin Trump, dhe ndryshimi i tij ka qenë një nga synimet e para me marrjen e postit.

USA Präsidentschaftswahlen TV Debatte Trump Biden (Morry Gash/Reuters)

Një ditë para zhvillimit të debatit New York Times botoi një artikull që thotë se presidenti Trump ka paguar vetëm 750 dollarë taksa federale në vitet 2016 dhe 2017. Prandaj nuk është çudi që kjo çështje ishte pjesë e debatit. I pyetur për këtë çështje Presidenti Trump tha se paguan miliona dollarë taksa të tjera, dhe se shifra e ulët e taksave federale vjen sepse ai përfiton nga një ligj për taksat, të nxjerrë në kohën e ish-presidentit Obama. Ekonomia ishte një nga temat e tjera të debatit, dhe është një nga pikat kyçe të politikës së Presidentit Trump, i cili thotë se ka nxitur konjukturën dhe ka hapur shumë vende pune. Ish zëvendëspresidenti Biden mendon se gjatë presidencës Trump ekonomia ka rënë më shumë. Joe Biden akuzoi Presidentin Trump për keqmenaxhim të krizës së Coronës, duke « rënë në panik”.

Vetëlëvdata

Presidenti Trump mendon se ai ka bërë shumë për Amerikën në 3,5 vjet qëndrimi në post dhe se ai është presidenti më i mirë që Amerika ka pasur ndonjëherë. Joe Biden mendon se Trump është presidenti më i keq që ka pasur ndonjëherë SHBA, dhe se qëndrimi i tij në këtë post e ka dëmtuar shumë vendin, duke e dobësuar dhe ndarë. Racizmi është një nga pikat për të cilat dy kandidatët këmbyen akuza se nuk kanë bërë sa duhet për njerëzit me ngjyrë në SHBA. Presidenti Trump e dominoi shumë herë bisedën duke ngritur zërin dhe ndërprerë kundërshtarin, shkak që e bëri moderatorin të ndërhynte për të vendosur rregullat e debatit. Gjatë debatit u dëgjua edhe që kundërsharët t’i thonin njëri tjetrit « mbylle gojën”. Ky debat, do të pasohet nga një debat midis kandidatëve për zëvendëspresident, dhe nga dy debate të tjera midis kandidatëve për president.

Debatet televizive i japin mundësinë kandidatëve që me ato që thonë t’u japin zemër mbështetësve të vet dhe t’u mbushin mendjen votuesve të pavendosur. Nuk ka të dhëna që të tregojnë se debati ndikon vërtet në rezultatet e zgjedhjeve, megjithatë ato transmetohen nga të gjitha mediat e mëdha të vendit dhe ndiqen nga 80 deri 100 milionë shikues.

Derniers articles

Zgjedhjet parlamentare ne Zvicër. Me 2 prill ne Kantonin e Gjenevës garojne për deputetë edhe 13 kandidatë shqiptarë

Gjenvë, 28 mars (ATV: Nefail Mlaliqi ) -Ne muajin prill te ketij viti ne disa kantone te Zvicrës do mbahen zgjdhjet parlamentet. Sikur ne...

Policia-drejtesia, Poggia dhe Bonfanti: Zero tolerance perballe krimeve në kantonin e Gjenevës!

Këshilltari Shtetëror Mauro Poggia dhe Komandantja e Policisë së Gjenevës Monica Bonfant Gjenevë, 27 mars  (Nefail Maliqi) -Statistikat e policisë tregojnë një rritje prej 15%...

Gjykata federale i merr pasaporten zvicerane nje kosovari, me ket arësye..

Nerne 27 mars -Gjykata Administrative Federale konsideron se një kosovar ka fshehur fakte gjatë natyralizimit të tij të zakonshëm. Mesohet de kosovari u fut në...

Presheva i ankohet ambasadorit amerikan Hill, për politikat antishiptare te Beogradit ne Luginë, si dikur Kosova ne kohen e Miloshevicit!

Preshevë, 27 mars -Deputeti i vetem shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar sot në Bujanoc me ambasadorin e SBA-ve në Serbi, Christopher...

Në st. Gallen të Zvicrrës u promovua libri që i kushtohet 1432 fëmijëve shqiptarë – viktima të gjenocidit serbe

Për ta nderuar gjakun e derdhur lum të bijëve dhe bijave tona më të mira që derdhën lumenj gjaku për çlirimin e Kosovës dhe...