20.4 C
Berne
jeudi 13/06/2024

Bernë, Telekom Serbia humbi një mosmarrëveshje shumëmilionëshe në Zvicër kundër United Media

Bernë, 18 maj -Gjykata Ekonomike në Cyrih javen qe lam pas ka hodhur poshtë padinë e Telekom Srbija kundër kompanive të grupit United Media si të pabazuar dhe urdhëroi operatorin e telekomunikacionit në pronësi të Republikës së Serbisë të paguajë shpenzimet e procedurës. Gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch ka mesuar se Gjykata në Zvicër vendosi se mosmarrëveshja e tyre me Telekomin ishte çështje e konkurrencës së pandershme, jo e lirisë së mediave.

Beogradi deshton përballe Zvicrës: Telekom Srbija ka ngritur padi në vlerë prej rreth 2.7 milionë euro në Zvicër dhe 80 milionë euro në Serbi

Më konretisht ne viti 2020, Telekom Srbija kihstge ngtirut nje padi në lidhje me negociatat për shpërndarjen e Sport Klub, N1 dhe kanaleve të tjera televizive brenda grupit United Media, si dhe në lidhje me gjoja « fushatën negative » të mediave të pavarura që raportuan në mënyrë kritike për të, shkruan ne vazhdim Le Canton27.ch.

Ndërkaq, në procedurat para gjykatave të Republikës së Serbisë, Telekom Srbija vazhdimisht tenton ta shtyjë vendimin, duke insistuar në dëshminë e menaxherit të vet të përgjithshëm, z. Vladimir Lucić si provë kyçe, i cili më pas nuk u paraqit në seancën e caktuar tre herë për shkak të detyrimeve urgjente afariste, dhe në fillim të prillit 2024, pas katër vitesh mosmarrëveshje, ai ndryshoi të gjithë ekipin e tij ligjor dhe kërkoi një shtyrje shtesë për njohjen e avokatëve të rinj me rastin, thonë nga UM.

Sipas tyre, Telekom Srbija dhe z.Luçiq kanë qenë shumë aktivë në daljet publike në vitin 2020 dhe kanë insistuar që pretendimet e tyre t’i vërtetojnë para institucioneve të pavarura. Pas katër vitesh, kjo nuk ka ndodhur. Telekom Srbija zhvilloi në mënyrë të pabazë (dhe humbi) mosmarrëveshje në kundërshtim me parimet themelore të ligjit serb, në një përpjekje për të mbytur kritikat legjitime të mediave të pavarura.

Derniers articles