10.2 C
Berne
jeudi 28/03/2024

Delegacioni nga Tirana dhe Prishtina ne New York të kërkoj anëtaresimin e Kosovës në OKB!

Gazetari i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ne bisede me Sekretarin e përgjithshem te OKB-së Antonio Gueterres

« Ne kohen e Qeverise se Thacit dhe Isa Mustafes ishte genjyer opinionini te cilet bene fushat gjoja pas marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtines do te pasoje anetaresimi i Kosovës ne OKB. Kete e kishte rikonfrimuar edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, te cilin e kishte demantuar OKB. « Nuk ka anëtarësim të Kosovës në OKB pas marrëveshjes me Serbinë. Per këtë nuk pyetet Vuçiqi e as Thaçi por KS i OKB-së  » u tha ne reagimin e zyrtareve të OKB-së.  Delegacioni nga Prishtina dhe Tirana në New York të kërkojnë anetarësimin e Kosovës në OKB !..Anetaresimi i Kosovës ne OKB, kurre ska qen me afër, meqë Tirana zyrtare mund te kete nje rol te madhe, meqe ajo sivjet eshte edhe anetare e KS te OKB-së!, ka thenë gazetari yne ndërkombëtar ne Gjeneve Nefail Maliqi për gazeten zvicerane në shqip Le Canton27.ch 

Gjykata OKB-së ne Hagë: Pavarësia e Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare

Kosova ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008. Kosova sot njihet nga pjesa dermuese e vendeve anetare te OKB dhe Bashkimit Evropian. Pamvaresine e Kosoves e ka konfirmuar si ligjetime nderkombetarisht edhe Gjykata Nderkombetare Hagës më 22 korrik 2010. Që nga krijimi i tij në 1946, GJND ka lëshuar 24 vendime, perfshire këtu edhe për Kosovën, me kërkesë të Kombeve të Bashkuara.

Sipas GJMD-së vendimi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, e shpallur me 17 gusht të vitit 2008, nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, është marrë me një shumicë të bindshme të votave të gjykatësve, ku 10 gjykatës ishin pro deh vetem katër ishin kundër.

U bene nje vit e me shume që kur Kosova nuk ka aplikuar për anëtarësim në organizata ndërkombëtar. Kjo ndodhi pasi në shtatorin e vitit te kaluar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (nen patronazhin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump) Kosova u pajtua që të respektojë një moratorium njëvjeçar, përmes së cilit, nuk do të aplikonte për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Moratoriumi njëvjeçar, ka skaduar në fillim të ketij muaji.

Pas ketij bllokimi një delegacion nga Kosova i perbere nga presidnetja Vjosa Osmani dhe shefja e diplomacise kosovare Donik Gerballa poqndrojne ne SHBA, rrespektivisht ne sleiune e OKB-së ku po zhvillohen punimet e Sesionit te 76 -të të Asamblese së Përgjithshme.

Përkunder pengesave të shkaktuara nga fushata e regjmit te Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës, Kosova megjthate ka avancuar mire ne integrime nderkombëtare edhe ate brenda pesë vitesh (derisa Serbia keto i kishte arritur brenda 50 vitesh) duke u bërë anëtare e disa organizatave evrpoiane, boterore, përfshirë edhe organizatat më të rëndësishme financiare e sportive. Disa nga ato janë: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, FIFA, UEFA, Komiteti Olimpik, Organizata Botërore e Doganave. Marrëveshja për Tregti të Lirë e Evropës Qendrore (CEFTA)…

Cfare i tha shefi i OKB-së Gouterres gazetarit shqiptar në Kombet e Bashkuara për dalgun dhe anetaresimine  Kosovës ne OKB

Gjate vizitës se fundit te shefit te OKB-së ne Bernë, krahas krizave botëror eGuterres dhe kryediplomati zviceran kanë folur edhe për Kosovën. I pyetur nga gazetarit shqiptar ne OKB Nefail Maliqi (Le Canton27.ch) lidhur me dialogun i cili edhe pas sa vitesh marrëveshje ai po çalon, shefi i Antonio Guterres është përgjigjur duke shprehur keqardhje për stagnimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë tha: “Nëse ju më pyesni nëse unë jam i kënaqur, është e qartë se unë nuk jam i kënaqur. Unë do të doja të shoh një progres shumë më të madhe në këtë raport, i cili do të lehtësojë zgjidhje pyetjet e shumta, jo vetëm bilaterale, por në kontekstin e Ballkanit. Nuk ka alternativë tjetër pos vazhdimit të këtij procesi mes palëve në favor të normalizimit të marrëdhënieve si dhe paqes dhe stabilitetit në rajon..”

Pyetjes në vazhdim se Kosova tashmë është njohur nga pjesa dërrmuese e vendeve të BE-së, pastaj është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar, FIFA, UEFA e shumë organizata tjera evropiane dhe ndërkombëtare se a është koha dhe a e meriton te jetë anëtare e re e OKB-së, njeriu numër një i kësaj organizate botërore Gueterres është përgjigjur se “Sa i përket pranimit të Kosovës si anëtare e OKB-së, siç e dini kjo organizate ndërkombëtare ka mekanizma rigorozë për pranimin e shteteve të Kombeve të Bashkuara. Ky nuk është një vendim i Sekretarit të Përgjithshëm; është një vendim me formulat e sakta të veprimit dhe konsulitmeve te anetareve te KS te Kombeve te Bashkuara.. »

« Ne kohen e Qeverise se Thacit dhe Isa Mustafes ishte genjyer opinionini te cilet bene fushat gjoja pas marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtines do te pasoje anetaresimi i Kosovës ne OKB. Kete e kishte rikonfrimuar edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, te cilin e kishte demantuar OKB. « Nuk ka anëtarësim të Kosovës në OKB pas marrëveshjes me Serbinë. Per këtë nuk pyetet Vuçiqi e as Thaçi por KS i OKB-së  » u tha ne reagimin e zyrtareve të OKB-së.

Përveq nje delegacioni nga Tirana i prire nga kryemInistri Edi Rama, gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch nga burimet diplomatike ka mësuar se edhe një delegacion nga Kosova gjatë kesaj java gjendet në selinë e Kombeve të Bashkuara në Në York, ku po mbahen punimet vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Prandaj, kekrsa dhe anetaresimi i Kosovës ne OKB, kurre ska qen me afër, meqë Tirana zyrtare mund te kete nje rol te madhe, meqe ajo sivjet eshte edhe anetare e KS te OKB-së!

Mesohet se ne selin e OKB delegacioni kosovar po zhvillon një aktivitet të dendur politik dhe diplomatik nga takime të shumta me përfaqësues, vendeve anëtare të kesdja organizAte nderkombëtare, duke filluar me delegacionin slloven, amerikanë, gjermanë, britanike, Turqisë… etj.

Njohja ndërkombëtare e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës do të mbetet prioritet për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporën. Procesi i njohjes së Kosovës ka treguar se Kosova është një realitet i pakthyeshëm dhe një faktor thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon. Kjo demonstrohet edhe më lehtë me njohjen zyrtare të Kosovës nga të gjitha vendet fqinje (përveç Serbisë) dhe nga shumica dërrmuese e vendeve në rajon dhe bashkësia euroatlantike.

Vetëm pesë shtete të BE -së (Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qipro) nuk e kanë njohur Kosovën, vende keto qwe kane prblmete t ytre me minoritet ose ato vende qe gjate luftes ne Kosovë nuk u distancuan nga krimet dhe gjeonocidi serbe ndaj civileve shqiptare ne Kosovë.

Globalisht, pjesa dermuese e benve anetare të OKB -së e njohin Kosovën, perveq Rusisë dhe Kinës te cilat njihen si aleatet e Serbisë përhska « vellazerise sllave » dhe ordoksizmit dhe komunizmit te lidhura me Kine dhe Rusinë qe ne kohen e Miloshevicit.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diaspora do të vazhdojnë t’i kushtohen plotësisht promovimit të njohjes ndërkombëtare të Kosovës nga vendet anëtare të OKB -së

Republika e Kosovës njihet nga 117 vende, dhe si rezultat, objektivi fillestar i më shumë se 100 njohjeve është arritur gjate kohes se presidentit historik Ibrahim Rugova i cili atbote gëzonte rrespekt dhe atutoritet si burreshtetas i shteti me te ri në Evropë nga vendet aleate dhe mike si nga SHBA-te dhe vendet tjera evropine.

Kosova kërkon të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare dhe të njihet nga shtetet që ende nuk e njohin atë.

Kosova gjithashtu mban marrëdhënie partneriteti me NATO -n dhe misionet e disa organizatave të tjera ndërkombëtare janë të pranishme në Kosovë: OKB, OSBE, BE me zyrën e BE, një EUSR dhe EULEX.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por as Kosova nuk e njeh paamvresisne e Serbis, për shkak shqiptareve entik (dy fishe me shume se sa serbe ne Veri te Kosovës) ne Luginen e Preshevës. Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës, i zhvilluar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian që nga viti 24 prill 2011, është ndërprerë që nga Nëntori 2018. Përpjekjet janë duke u zhvilluar, me pjesëmarrjen e BE-së dhe SHBA-ve, për të rifilluar dialogun.

Derniers articles

Zvicër, një kosovar arratiset nga burgu i Lucernit

Bernë, 28 mars -Një i burgosur u arratis nga burgu Wauwilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar më parë për kundërvajtje dhe nuk...

Në Zvicër, policia zbulon shtypshkronjën e paligjshme në Urdorf (ZH) Kështu falsifikatorët prodhuan miliona dollarë 

Falsifikuesit nga Urdorfi (ZH) ndoshta i trajtonin fletët e printimit të faturave të dollarit në të njëjtën mënyrë si në këtë shtypshkronjë zyrtare amerikane  Katër...

At the beginning of April, Reporters Without Borders will hold a conference in Tirana on the challenges and future of the Albanian media

Geneva, March 28 - On the eve of European integration and after the recent incident of Edi Rames with an Albanian journalist, international associations...

Reporters sans Frontieres në fillim të prillit në Tiranë do mbaj konfrence mbi sfidat dhe pamvarësin e mediave shqiptare

Berne, 28 mars -Në prag të integrimeve evropiane dhe pas incidentit të fundit të Edi Rames me një gazetare shqiptare, asociacionet nderkombetare janë mobilizuar...

Liberalizimi i vizave / Shkuan tre muaj, mijëra kosovarë nga Zvicra dhe vendet e BE-së po kthehen në vendlindje. Falemnderit mërgimtarë për mikëpritje!

Bernë, 28 mars - Liberalizimi i vizave për Kosovën nga janari i ketij viti kishte gëzuar shumë qytetarët kosovarë, te cilët patën rastin të...